Krye-parlamentarit, Talat Xhaferi nuk i intereson për Nikolla Gruevskin dhe deklaratat e tij, në lidhje me incidentin që ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë, në momentin kur shumica parlamentare tentoi ta votoi ligjin e gjuhëve dhe kur ish-kryeministri, Nikolla Grueski, tentoi pengimin e të njëjtit, raporton Almakos. Në një deklaratë gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Gruevski tha se nuk ka dashur incident, ndërsa kërkoi që krye-parlamentari Xhaferi të kërkojë falje ndaj opinionit publik. “Nuk merrem me të”, ishte kjo përgjigjja e shkurtë e krye-parlamentarit, Xhaferi për Almakos, lidhur me prononcimin e Gruevskit./ Mevludin Imeri – Almakos.com https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2084417668265741/
Author: Semi
Vitin e kaluar në vend numri i personave të papunë ka qenë 213.564 që paraqet 22,4 për qind nga popullata aktive në Republikën e Maqedonisë, njoftoi Enti Shtetëror Statistikor. Sipas të dhënave të publikuara në krahasim me vitin e kaluar shkalla e papunësisë shënon rënie për 1,3 për qind. Në vitin 2016 shkalla e papunësisë ka qenë 23,7 për qind. Numri i personave të papunë ka qenë 225.049. Në vitin 2017, sipas Entit Shtetëror Statistikor, popullata aktive ka numëruar 954.212 persona, nga të cilët 740.648 apo shkalla e punësimit ka qenë 56,8 për qind.
Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së Ejup Alimi, sot nuk u paraqit në seancën e parë në rastin “Titanik 3” për parregullsi zgjedhore. Ai ndodhet në udhëtim zyrtar në Shqipëri. Ftesën për këtë vizitë e ka marrë dy ditë më parë, ndërsa ftesën gjyqësore më 1 mars. Prokuroria Speciale pyeti se çfarë ka qenë aq e rëndësishme për Alimin që të shkojë në këtë udhëtim? Mbrojtja theksoi se udhëtimi është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, por mbrojtja nuk dha përgjigje të saktë, nëse ftesa për Ejup Alimin i është drejtuar personalisht atij. Në sallën e gjyqit…
Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari A. E nga fshati Tenovë i Tetovës, dje (12 mars), rreth orës 13, ka denoncuar rastin e vjedhjes së makinës së tij. Ai njoftoi policinë se dy orë para denoncimit të këtij rasti, ka ndaluar me makinën e tij “Golf 2” para një dyqani për tregtimin e mishit në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë për të bërë pazar. Ai nuk e ka mbyllur derën e makinës dhe çelësat i ka lënë në bravën e saj, transmeton Tetova News. Në ndërkohë, një person i panjohur ka përfituar nga pakujdesia e tij, e merr makinën dhe niset për…
Arianit Xhaferi, kryetar i shoqatës Eco-Guerila, ka atakuar deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi i cili sipas Xhaferit ka arritur orgazmë në momentin kur Jovevski u zgjodh kry-prokuror. Ai në një status në rrjetin social facebook thotë se Grubi po derdh lot krokodili për rastin e “Almirit”, rast të cilin prokuroria e rikualifikoi. Statusi i plotë i Xhaferit:
Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se Qeveria ka vullnet për t’u pëballur me korrupsionin, por një përqindje e madhe kanë mendim të kundërt. Kështu thonë rezultatet e anketës telefonike të realizuar nga agjencia “M-Prospekt”, me kërkesë të Institutit për demokraci “Societas Civilis”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga 1000 të anketuar, 22% thonë se Qeveria ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, ndërsa 33% thonë se vullneti qeveritar është i shprehur deri diku. 35% thonë se Qeveria nuk ka vullnet për ta luftuar korrupsionin. Nga të pyeturit, ata që kanë më pat të ardhura reshtohen te qytetarët që mendojnë…
Në një kumunikatë për media, nga komuna e Tetovës njoftojnë për çlirimin e hapsirave publike. Komunikata e plotë: Fushata për lirimin e hapësirave të publike po vazhdon të zbatohet me sukses dhe ka regjistruar tashmë efektet e para pozitive, për të kthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarit. Në periudhën që vjen Inspektorati komunal, Inspektorati Shtetëror i Tregut në bashkëpunim me SPB Tetovë me intensitet edhe më dinamike do të vazhdojnë punën dhe do të monitorojnë në kontinuitet situatën mbi lirimin trotuareve, shtigjeve dhe hapësirave të gjelbra. Prandaj apelojmë deri te të gjithë ata, që ende nuk kanë filluar me…
Organizata jo qeveritare CIVIL ka reaguar kundër vendimit të gjykatës dhe prokurorisë për lirimin e të akuzuarit kryesor, në rastin “Almiri”, Boban Iliç. Ata nëpërmes një kumtese dërguar portalit Almakos thonë se janë të tmerruar nga vendimi skandaloz i prokurorisë dhe gjykatës së Kumanovës për rikualifikimin e lëndës nga “vrasje” në “ vepër penale serioze kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”. “Ky është nivel absurd i rezonimit dhe i veprimit të një sistemi juridik i cili duket qartë se është thelluar në praktika krejtësisht të papranueshme. Gjykata e Kumanovës dje edhe një herë vërtetoi se drejtësia në Maqedoni…
Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, deklaroi se nuk ka nga se të frikësohet dhe se nuk ka kërkuar mbrojtje policore, që kur në Kuvendin e Maqedonisë, në mënyrë të tensionuar, u votua ligji i gjuhëve, shkruan Telegafi Maqedoni. “Nuk ka nga se të frikësohem dhe se nuk kam kërkuar mbrojtje policore. Ne besojmë në një të ardhme të përbashkët për të gjithë. Nuk kam ndonjë rekomandim që të qëndroj në shtëpi dhe se nuk kam nga se të frikësohem. Dy ditë qëndrova në Shkup, ndërsa mbrëmë isha në kafe me kolegët” tha Shahpaska, pas informatave se ndonjë nga deputetët ka…
Katër prokurorë publik, Ferat Elezi, Bashkim Besimi, Xhelal Bajrami dhe Ismail Dardhishta, kanë reaguar në lidhje me rastin e Almir Aliut, lënda e të cilit nga Prokuroria u rikualifikua nga vrasje në vepra të rënda ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Sipas katër prokurorëve shqiptarë, me këtë rast janë shkelur dispozitat themelore të Ligjit për Prokurori Publike, siç janë ato të ligjshmërisë, paanësisë, objektivitetit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, që njëherit janë vlera themelore të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Prokurorët e nënshkruar në dokument qëndrojnë në mendimin se në rastin e…
Borxhi i komunës së Kërçovës në sferën e arsimit është duke u ulur, nga viti në vit. Kështu u konstatua në mbledhjen e gjashtë me radhë të seancës së Këshillit komunal, ku u miratua llogaria përmbyllëse për vitin e kaluar. Burim Kadriu, udhëheqës i sektorit financiar tha se borxhi në disa shkolla është zero, kurse në disa të tjera është ulur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duke e krahasuar me vitin 2013, kur komuna trashëgoi 1.550.00 euro borxh, borxhi i tanishëm është 850.000 euro. Llogaria përmbyllëse u miratua pa ndonjë vërejtje nga ana e Këshillit, që do të thotë se gjithsej 18…
Një automjet transportues me regjistrim të Radovishit, pronë e një firme private nga ky qytet, ka goditur në konstruktin e kabinës së kontrollës së pasaportave në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, kures automjeti është drejtuar nga 55 vjeçari K.G nga Radovishi. Në këtë aksident është lënduar një polic që në atë moment ka qenë brenda në kabinë, ku e ka kryer detyrën e tij zyrtare. Ai është dërguar në spitalin e Kumanovës për t’iu dhënë ndihma mjekësore./