Author: Semi

Erë e fortë, e cila përkohësisht do të tejkalohet me shpejtësi rreth 80 kilometra në orë dhe do të ketë kushte  për përhapjen e rërës dhe të pluhurit nga pjesët veriore të Afrikës, paralajmërojnë meteorologët për nesër. Temperaturat ditore do të jenë në mënyrë të konsiderueshme më të larta, në disa vende do të arrijnë mbi 20 gradë celsius. Nga fundi i ditës edhe të dielën do të ketë paraqitje lokale të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe me bubullima. Më pas në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të shkurtra me…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Linda Morina me të cilën tallen shumë komentues në rrjetet sociale, deri më tani ju ka kushtuar shumë këngë personaliteteve të ndryshme kësaj radhe vjen me një hit tjeter. Ajo i ka kushtuar këngë Talat Xhaferi, kryeparlamantarit të Kuvendit të Maqedonisë, shkruan TetovaSot. Linda i ka kushtuar këngë pasi ai arriti që të kalojë ligjin e gjuhëve ku merr pjesë edhe gjuha shqipe që nga dje është bërë zyrtare në Maqedoni./ Gazeta Lajm/ Dëgjoni me vëmendje këngën kushtuar Talat Xhaferit:

Lexo më Shumë

Analisti dhe publiçisti Emad Mehmeti ka komentuar vendimin e prokurorisë për të rikualifikuar lëndën “Almiri” nga “vrasje” në “aksident”. “Shkon Zvërlevski vjen Jovevski, gjykatat dhe prokuroritë ngelën “vrasës” të drejtësisë për shqiptarët e Maqedonisë!”, ka shkruar Mehmeti, transmeton Gazeta Lajm. Në këtë mënyrë ai i është bashkangjitur revoltës që ka kapluar shqiptarët e Maqedonisë pas vendimit skandaloz të prokurorisë./ Marrë nga: https://lajmpress.com/mehmeti-shkon-zverlevski-vjen-jovevski-gjykatat-dhe-prokurorite-vazhdojne-ti-vrasin-shqiptaret/

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e solli vendimin e komisionit të shkallës së dytë me të cilën janë ndërprerë emërimet e drejtorëve në disa shkolla komunale në Gostivar të cilat i bëri kryetari i komunës Arben Taravari. Ky reagim i MASH-it vjen pasi para një muaji kryetari i komunës i kishte ingerencat për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme komunale. Nga MASH-i sqarojnë se së shpejti drejtorët e ndërruar duhet të kthehen në vendet e mëparshme të punës. “Me implementimin e vendimit të fundit punët rikthehen në gjendjen e mëparshme. Aty ku do të vërtetohet…

Lexo më Shumë

Mjetet teknike në sallën e Gjykatës Penale në Shkup, ishin përgatitur, por bombat për rrënimin e kompleksit-Kosmos, të Fiat Canoski, nuk u dëgjuan. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe avokatët e tyre pothuajse një orë u munduan ta bindin gjykatësin, Ognen Stavrev, se nuk janë të gatshëm t‘i dëgjojnë 26 skedarët apo fajllat, të cilët janë propozuar nga PSP-ja. Pas kësaj gjykatësi u tha se gjykata vendos se kur dëshmitë do të prezantohen, por megjithatë caktoi termin në muajin e ardhshëm për t‘i dëgjuar. Gruevski më parë, para gjykatës tha se qëllimi i kësaj akuze por edhe të…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, paralajmëron se djegia e kontenjerëve nëpër Tetovë është duke u shndërruar në dukuri në rritje. Prandaj, kjo ndërmarrje kërkon nga qytetarët që të mos hedhin mjete shpërthyese, prush zjarri, apo cigare, nëpër kontenjerë, pasi që dëmtohet ndërmarrja, shkaktohen dëme materiale, por edhe qytetarët vihen në rrezik. “NPK ”TETOVA” Tetovë ju bën thirrje qytetarëve që të mos hudhin mjete shpërthyse, prush nga koftorët dhe cigare në kontenjerë sepse përveç se i shkaktojnë dëme ndërmarjes, i rezikojnë kalimtarët e rastit dhe shkaktojnë dëme tjera materiale”, thonë nga kjo ndërmarrje publike./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Është shpallur konkurs për bursa për studentë të regjistruar në universitetet që janë të përfshirë në listën e rangimit të Shangait, për vitin akademik 2018/2019. Konkursi vlen për ciklin e parë, të dytë e të dretë të studimeve, në njërin nga dhjetë universitetet e para të rangaura në të gjitha sferat. Gjithashtu, konkursi vlen për studentë të regjistruar në njërin nga 100 universitetet më të mira në sferën e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi e gjenetikë. Kandidatët duhet të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër, të kenë dëshmi për njohje të…

Lexo më Shumë

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim po mban mbledhjen e radhës më 16 mars në  selinë e partisë në Tetovë. Në fillim të mbledhjes, Kryetari Ali Ahmeti ftoi anëtarët e kryesisë për një minutë heshtje në nderim të Sekretarit të Përgjithshëm Abdilaqim Ademi pasi që kjo ishte mbledhja e parë e këtij organi në mungesë të tij. Më pas, Kryesia Qendrore e BDIsë njëzëri përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ditë më parë në Kuvend, që simbolizon përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, por njëkohësisht përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisë tonë si kolektiv.…

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së në zgjedhjet e fundit në komunën e Likovës, Hadi Osmani, ka sulmuar rëndë BDI-në, parti e cila po mundohet ta shpallë të mbyllur Marrëveshjen e Ohrit. Përmes një statusi në facebook, Osmani shkruan se BDI nuk ka të drejtë të flasë për Marrëveshjen e Ohrit, sepse nuk përfaqëson as 30 për qind të votuesve shqiptar, transmeton Gazeta Lajm. “Për ne shqiptaret e LSDM-se Marrëveshja e Ohrit nuk është e mbyllur. BDI ka te drejte ta mbylle vetëm selinë partisë se vet, por nuk ka te drejte ta shpalle te mbyllur Marrëveshjen e Ohrit, sepse nuk përfaqëson as…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka hapur hetime kundër tre shtetasve të Shqipërisë, të dyshuar për kontrabandimin e 38 kilogramëve mariuhanë, ndërsa të tre personave i’u caktua 30 ditë paraburgim, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Prokuroria Themelore Publike në Manastir mori urdhër për hapjen e hetimeve kundër tre shtetasve nga Shqipëria, për dyshimin si bashkëautorë për kryerjen e një vepre penale të prodhimit të paautorizuar dhe lëshimit në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ata dyshohen se kontrabandonin ilegalisht marihuanën nga Shqipëria me një peshë të përgjithshme prej rreth 38 kilogramësh, duke e futur në Maqedoni. Pastaj kanë bërë paketimin në 36…

Lexo më Shumë

Gjyla Çeliku Unë sot heshta, prita t’ju dëgjoj juve, juve që dje uronit ate që n’realitet s’ndodhi, juve që manipuloni popullin me gënjeshtra për t’ruajtur pozitat ose për t’marrë pozita, juve që keni harruar profesionin tuaj të shenjtë, juve që keni harruar hallet dhe dënimet e popullit duke u marrë vetëm me hallet e juaja dhe t’partisë, juve që një ditë shpirti do ju vijë në fyt kur t’kuptoni se sa dëm i ka shkaktuar veprimi juaj fëmijës tuaj. Ju ku jeni sot? Dje uronit për ligjin e t’gjitha gjuhëve që llogariten 20% me “zyrtarizim”, sot kur Alimiri i vogël…

Lexo më Shumë

Ambasada Amerikane në Shkup kërkon nga Kuvendi i Maqedonisë që të vazhdojë me punë dhe të përqëndrohet në reformat e nevojshme të cilat mbështeten nga të gjithë partitë politike, e që janë të rëndësishme për Maqedoninë. Ambasada rikonfirmon qëndrimin e ndimës-sekretarit shtetërorë, ëess Mitchell, i cili tha se Maqedonia ka bërë hapa të mëdhenjë në procesin e ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme, dhe se duhet të përqëndrohet në reforma. Sipas tyre, reformat duhet të ndodhin pasi që vendi mund të përparoj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, diçka që qytetarët e vendit e dëshirojnë. Kjo deklaratë vjen pas miratimit…

Lexo më Shumë