Author: Semi

Ish-kryetari i PPD-së, Abduladi Vejseli i ka treguar vendin liderit të TMRO, Vanço Shehtanskit lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Ai në debatin ”Vetëm e vërteta” në Kanal5 ka theksuar se shqiptarët si qytetarë të këtij vendi gëzojnë të drejtat e plota në vendin e tyre. “Çka i pengon maqedonasve që shqiptarët të gëzojnë të drejtën e gjuhës së tyre në vendin e tyre. Pse ky kundërshtim. Ashtu sikur ju që gëzoni të drejtën e gjuhës tuaj, edhe ne duam të gëzojmë të drejtën tonë”, theksoi Vejseli. Sipas tij, nëse shqiptarët injorohen dhe tentohet të minimizohen të drejtat e tyre, atëherë vetëvetiu krijohen…

Lexo më Shumë

A po zbehet ngadalë optimizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë mbi çështjen e emrit të Republikës së Maqedonisë. Atë që thotë profesori universitar Toni Deskoski për dinamikën e bisedimeve që janë duke u zhvilluar në mes Maqedonisë dhe Greqisë, besohet se do të jetë e vërtetë. ”Ne ngadalë po fillojmë të përballemi me realitetin, për dallimet e mëdha që ekzistojnë në mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në opinionin tonë u shfaq një optimizëm i pabazuar, që u stimulua nga Athina. Në takimet gjatë dhjetorit vinin informata se është pranuar propozimi i emrit Maqedoni e Re, e cila ishte marrëveshja përfundimtare…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës Çair, Visar Ganiu ditën e djeshme u ka dhënë një lajm të mirë të gjithë banorëve të Çairit, raporton Almakos. Nëpërmes një postimi në rrjetin social facebook, kryetari Ganiu njoftoi qytetarët se Komuna Çair ka fituar një grant prej 820 mijë eurosh nga Banka Botërore për revitalizimit e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. M.I Almakos.com

Lexo më Shumë

Almiri ishte një fëmij i cili u godit për vdekje nga një burrë Boban Iliç i cili zgjodhi që të merrte makinën dhe ta drejtonte drejt Almirit duke ia sjellë vdekjen! Dje gjykata e ka shpallur të pafajshëm Bobanin, vëllai i tij madje ka reaguar triumfalisht duke i treguar gishtin e mesëm (më falni për shprehjen) familjarëve të viktimës. Maqedonia po përpiqet të hyjë në NATO e BE, pardje festuam ligjin e gjuhës, kryeministri thotë se janë afër zgjidhjes së Çështjes së Emrit, kurse unë them: Turp për këtë shtet që masakron dinjitetin e një familje në mënyrë insitucionale! Përpara…

Lexo më Shumë

Një fishek i futur brenda një zarfi është dërguar në adresë të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, bëri të ditur të shtunën e përditshmja greke, Ta Nea. Zarfi ka mbërritur në fillim të kësaj jave në godinën e ministrisë së jashtme dhe veç fishekut, kishte edhe një letër, përmbajtja e së cilës i referohej negociatave që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve midis Greqisë Maqedoninsë. Sipas gazetës greke, bëhet fjalë për një fishek mitralozi kunderajror, që ashtu si dhe letra u është dërguar shërbimeve të sigurisë për hetimet përkatëse. Që nga fillimi i muajit shkurt, është hera e tretë…

Lexo më Shumë

Pas ankesave të përsësrituar gati çdo ditë në bankën e të akuzuarve në Gjkatën Penale, ish-kryeminitri Nikaolla Gruevski më në fund do të jetë në gjendje të ”marrë frymë”, pasi në fund të muajit nuk ka gjykim të planifikuara për rastet kundër tij që i udhëheq Prokuroria Speciale Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni. Megjithatë, Gruevski njëherë në javë duhet të paraqitet në gjykat, sepse ai e ka detyrim të paraqitet. Sipas orarit të PSP-së ditën e hënë do të mbahet seancë pë “Spot”, ditën e martë “Traektorja” dhe “Trista”, të enjten duhet të ketë gjykim për lëndën “Tarifa”, ndërsa të premten për…

Lexo më Shumë

“Anëtarët e partisë dhe të gjitha organet partiake janë të informuar për kondicionin financiar të partisë. Ajo është një çështje brenda-partiake dhe ashtu do të mbetet. Si do që të jetë, VMRO-ja është parti më e madhe në Republikën e Maqedonisë edhe pse momentalisht jemi në opozitë, funksionimi i partisë në asnjë segment nuk është vënë në pikëpyetje”, tha Igor Janushev, sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së. Se do të ketë më shumë para për partitë politike me ligjin e ri e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev. Ai tha se ka thirrur grupin negociues të LSDM-së që të pranoj këtë iniciativë të…

Lexo më Shumë

Vështirë se mund të gjendet ndonjë element i rëndësishëm i funksionimit të shkollave ku gjërat të shkojnë ashtu sikurse duhet. Duke nis me gjendjen fizike të objekteve e pajisjeve për mësim, për të vazhduar pastaj me realizmin e programeve mësimore apo kualifikimin e kuadrit mësimdhënës, e deri te niveli i diturive dhe shkalla e ndërgjegjësimit të nxënësve, si shkollat fillore ashtu edhe shkollat e mesme tregohen të dobëta, shkruan gazeta KOHA. Kështu të paktën ka konstatuar Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Raportin për cilësinë e procesit edukativo-arsimor të 162 shkollave. Këto shkolla, 115 fillore dhe 47 të mesme kishin realizuar…

Lexo më Shumë

Mbeten e paqartë se si do të hyjë në fuqi Ligji për përdorin e gjuhëve në Maqedoni, pavarësisht se Kuvendi e miratoi atë për herë të dytë, ngase presidenti i shtetit, Gorge Ivanov refuzon ta nënshkruajë. Ky ligj, mundëson një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të dyja nivelet e pushtetit në Maqedoni. Por, sipas presidentit Ivanov, ai është antikushtetues. Njohësit e çështjeve juridike thonë se në këtë rast duhet të veproj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në bazë të kompetencave që ka si zëvendës president i shtetit dhe ai ta nënshkruaj atë. Lubomir Frçkoski,…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me mjegulla dhe shi gjatë gjithë ditës. Do të ketë lagështi të madhe të ajrit ndërsa shpejtësia e erës do të jetë 6 km për orë. Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 8 deri në 21 gradë Celsius. Edhe ditët në vijim do të jenë me kushte të njejta atmosferike.

Lexo më Shumë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke shprehur indinjatën e thellë dhe dënon gjuhën e urrejtjes e sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. “Kjo është hera e disatë që institucionet kulturore që ruajnë dhe pasqyrojnë historinë, traditat, gjuhën dhe kulturën shqiptare dhunohen qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte, të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve. Këto akte, pikërisht në momentet kur afrimi dhe kohezioni ndëretnik njeh hapa progresi drejt forcimit të mëtejshëm janë…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë thirrjet për protesta kundër miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Llogari të ndryshme në rrjetet sociale bëjnë thirrje për protesta masive dhe bllokim të rrugëve. E ndërsa mbrëmë qindra qytetarë janë mbledhur në shenjë revolte para shtëpisë së deputetit të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov. Edhe në Prilep u zhvillua protestë me thirrje dhe pankarta kundër ligjit të gjuhëve. Nga Ministria e Brendshme lajmërojnë për 5 raste të incidenteve, duke përfshirë edhe djegien e automjetit të deputetes së LSDM-së nga Vinica Sllavica Shumanska- Miteva dy ditë më parë, shkarravitjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve…

Lexo më Shumë