Bashkia e Shkupit këtë pranverë organizon aksionin për pastrimin e qytetit dhe larjen e rrugëve të qytetit që janë në kompetenca tona. Aksioni do të realizohet nga ndërmarrjet publike të Qytetit “Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërime” me tërë potencialin teknik dhe njerëzor që posedojnë. “I ftojmë të gjithë bashkëqytetarët tonë të kontribuojnë në këtë aksion dhe të ndihmojmë t’i lokalizojmë deponitë e egra në qytetin tonë. Prej sot, të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm mund të raportojnë deponi të egra në qytetin e Shkupit duke dërguar fotografi dhe lokacionin përmes viberit në numrin 070 270 557 ose porosi në faqen…
Author: Semi
Një fëmijë 10-vjeçar nga Gostivari, mbrëm nga nëna e tij është denoncuar si i humbur. Siç thonë nga MPB, mbrëmë në ora 21:30 në stacionin policor në Gostivar, me inicialet A.D (36) ka lajmëruar se të njëjtën ditë afër orës 11:00, nga shtëpia e saj në drejtim të panjohur është larguar fëmija i saj. Nga MPB thonë se marrin masa për gjetjen e fëmijës.
Xhevdet Hajredini Ali Ahmeti, jo shumë moti, na e bëri me dije se kur ka qenë i ri, shqiptarët e Maqedonisë nuk i ka paramenduar të bashkuar as me Maqedoninë, as me Kosovën, por vetëm me Shqipërinë. Kështu i ka mashtruar edhe me pesë kumtesat e para të UÇK-së në fillim dhe gjatë luftës së vitit 2001. Më vonë, pasi ranë shumë dëshmorë dhe shumë ushtarë humbën gjymtyrët e tyre, Ali Ahmeti burri i botës e paska kuptuar se kjo qenka e pamundur. Tash na bindë se ideal i luftëtarëve të cilët kanë rënë në luftë, paska qenë zyrtarizimi i…
Një grup qytetarësh nga Prilepi të organizuan nëpërmjet rrjeteve sociale sot kanë bllokuar një pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” duke shprehur revoltën ksenofobe kundër miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ata thonë se mbështesin presidentin Gjorge Ivanov që të mos nënshkruajë dekretin mbi ligjin, sepse ai ishte i dëmshëm për gjuhën maqedonase dhe kanë kërkuar që me regjistrim të popullsisë të përcaktohet edhe përqindjet reale të pakicave që jetojnë në vend.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministrja e vendit, Ekaterina Zaharieva, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, deklaroi se procesin e lidhjes së gjashtë vendeve të rajonit dhe përmirësimin e ekonomisë së tyre duam ta çojnë në një fazë të pandalshme. “Po përgatitemi për samitin në Sofje dhe Londër. U jam mirënjohëse kolegëve të mi për të gjitha idetë e mira në lidhje me përmirësimin e situatës së përgjithshme në rajon. Në fakt, ajo që duam të bëjmë është që të çojmë të gjithë procesin në një fazë ku do të jetë…
Dy qytetarë të Shkupit dje në Stacionin policor Qendër kanë denoncuar sulm nga qentë endacakë. Siç informojnë nga MPB-ja, rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në ora 7:15 në rrugën “Llazar Liçenovski”, kur 59 vjeçari M.S. është sulmuar nga katër qen endacakë dhe është kafshuar në pjesën nën gjurin e këmbës së majtë. M.S. ka pranuar ndihmë mjekësore në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Trifun Haxhi Janev”, ditën e enjte rreth orës 22, ku J.S. (25) ka qenë e sulmuar nga disa qen endacakë dhe është kafshuar në këmbën e djathtë dhe…
VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski të nisin një iniciativë për referendum mbi Ligjin për gjuhët, dhe ta dërgojnë në Kuvendin e Maqedonisë, kërkoi ish-deputeti I VMRO-DPMNE-së Stojançe Angellov në intervistën “ Përmes Prizmës”, njofton Medial.mk. Ai ka deklaruar se, nëse, opozita e bën një gjë të tillë, qytetarët do të kenë mundësi të tregojnë se Ligji për gjuhët është I mirë apo keq. “Në përgjithësi në Maqedoni ka dy pikëpamje për miratimin e Ligjit për gjuhët, e para ka të bëjë me mënyrën se si u miratua ky ligj i cili është jo kushtetues, i paligjshëm dhe shkel Rregulloren e punës…
Qeveria akoma nuk e ka anuluar ndërtimin e hidroelektranave në Parkun Kombëtar Mavrovë, as nuk i ndërprerë kontratat e koncesioneve që janë shkelur edhe pse këtë gjë e ka kërkuar Komiteti i Konventës së Bernit për mbrojtjen e botës së egër bimore dhe shtazore pranë Këshillit të Evropës, njoftuan sot shoqatat Eko-bota dhe Fronti 21/42, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shoqatat përcjellin rezultatet e hulumtimit të fundit të rrjetit Bankwatch që tregon se “lumenjve të Ballkanit iu kanoset shkatërrimi nga projektet hidroenergjetike të financuara nga bankat e mëdha”. “Që nga viti 2015 kërkuam anulim të të gjitha projekteve hidroenergjetike në PK Mavrovë. Në…
Kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut, Arben Taravari, Isen Shabani, Albon Xhemaili dhe Blerim Sejdiu sot vizituan shkollën profesionale BONEVET në Gjakovë, ku u njoftuan me fushat në cilat ata ofrojnë trajnime dhe profesionlizim të fëmijëve nga 8 vjet e më lartë, informon Fol. Të rrinjtë e shkollës në Gjakovë janë edhe ata që e bënë makinën elektrike të parë në Kosovë. Bonevet ka qendër në Prishtinë dhe Gjakovë, qendra e ardhshme hapet në Tiranë, dhe me shpresë se në të ardhmen e afërt do të realizohet edhe projekt për një shkollë në Rajonin e Pollogut./Fol/
Nesër temperatura e mëngjesit do të jetë nga 8 gradë celsius deri në 12 gradë celsius, kurse ajo e ditës nga 12 deri në 18 gradë celsius. Kurse në Shkup në orët e hershme të mëngjesit priten rreshje të shiut, bubullima dhe erë e fuqishme . Edhe gjatë javës së ardhshme, do të ketë reshje të shiut, përveç se të martën. Kurse në vendet malore do të bie bore, kurse të enjten pritet që të bien shumë temperaturat dhe reshje të dëborës do të ketë në të gjithë vendin.
Dje Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë shënoi 73 vjetorin e themelimit dhe 23 vjetorin e anëtarësisë në Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në prag të 17 Marsit – Ditës së dhurimit të gjakut, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti deklaroi se kjo organizatë gëzon reputacion të mirë në rajon dhe bashkëpunim të mirë me institucionet shtetërore. “Dhuruesit e gjakut janë nga njerëzit më human në mesin tonë dhe për nder të tyre dita e themelimit të Kryqit të Kuq është në ditën e dhurimit të gjakut në…
Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburantëve, me çka dizeli e kaloi çmimin mbi 60 denarë për litër dhe dy vendimeve të fundit për uljen e çmimeve, ditën e hënë pritet sjellja e vendimit për çmime të reja të karburantëve në Maqedoni. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE)duhet të bëjë korrigjimin e ri të çmimeve për shitje në pakicë të derivateve të naftës, që do të vlejë nga dita e hënë. Gjatë ndryshimit të fundit të çmimeve, dizeli u shtrenjtua për 1 denar dhe mban çmimin prej 58 denarë për litër. Eurosuper BS-98 pësoi shtrenjtim prej gjysmë denari dhe kushton…