Author: Semi

Në tregun e Maqedonisë nuk është realizuar import i mishit të pasigurt nga kompania belge “Valomel”, e cila sipas shkrimeve të disa mediumeve, gjoja ka eksportuar mish të pasigurt në tregun e Kosovës, informojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Si pikë e kontaktit të sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim të pasigurt dhe ushqim për kafshë të BE-së, AUV-ja deri më tani nuk ka marrë njoftim se kjo industri belge e mishit ka plasuar mish të pasigurt në Maqedoni. Në vend nga Belgjika, nga industri tjera të mishit, në dy muajt e parë të vitit janë importuar…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njofton se ka përfunduar hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, kur deputetët dhe gazetarët u sulmuan fizkisht nga protestuesit e dhunshëm. Siç njoftojnë nga Prokuroria, për momentin në rjedhë janë afatet ligjore ku të dyshuarit dhe mbrojtja mund të rishikojnë shkresat dhe provat dhe eventualisht të kërkojnë nga Prokuroria mbledhjen e dëshmive të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar dhe deri tek të dyshuarit dhe mbrojtja ka dorëzuar njoftime për përfundimin e hetimeve.…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Netpress ka theksuar se kemi një shtet ku rrënimi është aktualiteti kryesor, transmeton Zhurnal. Ai shprehet se Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë të re. “Problemi kryesor është që ata nuk bëjnë asgjë. Nuk punojnë. Fotografia për Maqedoninë nuk është e mirë sikurse shihet nga kolltuqet komode të ndërtesës “Ilindenska”, por fotografia e vërtetë shihet në terren, mes qytetarëve që jetojnë përditshmërinë”, thotë Mickoski. Ai mes tjerash thotë se e vetmja zgjidhje për Maqedoninë që të ketë ndonjë ditë të mirë, është ikja e kësaj Qeverie që përçdo ditë po e rrënon…

Lexo më Shumë

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni (FSSHM) në kohë sa më të shpejtë do të mbajë mbledhje me menaxhmentët e Fondit me përfaqësusit e Shoqatës së gjinokologëve privat të Maqedonisë dhe beson se të gjithë vendimet që do të miratohen së bashku do të shpallen në kohën e duhur. “Gjinekologët amë janë të rëndësishëm në sistemin shëndetësor sepse kujdesen për shëndetin më riprodhues të grave, ndërsa udhëhiqen nga numri më i vogël nga se duhen në Republikën e Maqedonisë. Fondi e njeh këtë fakt dhe raporton se mban vazhdimisht takime të rregullta me Shoqatën e Gjinekologëve Privatë të Republikës së…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar se më datë 18.03.2018 (të dielën) në ora 21 e 20 minuta, në SPB-në e Shkupit është denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 18 e 30 minuta në kazermën “Strasho Pinxhur” në fshatin Petrovec, një ushtar profesional deri sa ka kryer detyra zyrtare te sektori i helikopterëve, ka vërejtur tre persona që kanë arritur aty me veturë. Pasi janë paralajmëruar se duhet të largohen nga gardhi i kazermës sepse bëhet fjalë për objekt ushtarak, personat kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të tij, kurse më pas janë larguar nga vendi…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA dhe kryetari Afrim Gashi e përshëndesin lirimin e vonuar të sopotasve, me shpresë se kjo padrejtësi, që zgjati për 15 vjet, do t’i japë fund edhe qasjes antishqiptare të organeve të gjyqësisë dhe prokurorisë dhe do ta instalojë drejtësinë në këto institucione kaq të rëndësishme. Partia vlerëson se fakti që u desh të themelohet Prokuroria Speciale, që ajo ta marrë këtë vendim, flet shumë për Prokurorinë e Përgjithshme në vend, e cila edhe sot po dëshmon se si e kupton ajo drejtësinë. “Megjithatë, që ky vendim të jetë plotësisht korrekt, do të duhej që tani institucionet përgjegjëse të…

Lexo më Shumë

Vazhdon afrimi i Lëvizjes Besa dhe kryeministrit Zoran Zaev. Burime partiake thonë për Gazetën Lajm se gjatë kësaj jave do të realizohet dhe një takim me kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. / Gazeta Lajm./ Këto burime tregojnë edhe ditët kur përafërsisht do të realizohet takimi. “Takimi do të realizohet të mërkurën ose të enjten. Nëse konstatohet se ekziston hapësirë për kyçjen tonë në qeveri, atëherë do të formohen komisione partiake të cilat do t’i konkretizojnë gjërat”, ka thënë ekskluzivisht për Gazetën Lajm një burim partiak.

Lexo më Shumë

Rreth 100 mijë denarë janë vjedhur sot në mëngjes nga një kazino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup. Nga MPB njoftojnë se vjedhja është kryer nga deri tani person i panjohur, i cili me maskë dhe armë e ka kërcënuar punëtoren, ka marë paratë dhe është larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rasti në polici është paraqitur në orën 04:50 të mëngjesit, ndërsa nga MPB thonë se ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë: UÇK në axhendën diplomatike të Shqipërisë në pranverë-verë 1998. Qëndrimi i Ramiz Alisë dhe mandej i qeverisë së Berishës ndaj luftëtarëve kosovarë dhe roli i Ibrahim Rugovës. Cilët ishin mbështetësit dhe cilët sabotatorët e luftës për çlirimin e Kosovës”>Kosovës. Takimi i fshehtë i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë me përfaqësuesit e UÇK-së në Mynih në shkurt 1998./Gazeta Lajm/ Nga Paskal Milo. Ushtria Çlirimtare e Kosovës”>Kosovës (UÇK) si faktor ushtarak e politik ka historinë e saj për të cilën është folur e shkruar shumë. Ajo ka zhvilluar edhe diplomacinë e saj, në fillim në kushtet…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër Z.A. (16) nga fshati Uzurmisht i Tetovës., i cili akuzohet për katër vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”, kundër 14-vjeçarit nga fshati Radiovcë, i cili akuzohet për tri vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”, kundër B.B. (18) nga fshati Kopanicë, i cili akuzohet për vepër penale “vjedhje e rëndë” dhe kundër A.A. (30), i cili akuzohet për vepër penale “fshehje”. Gjatë periudhës kohore nga 04.12.2017 deri 21.01.2018, i pari, i dyti dhe i akuzuari i tretë kanë kryer dy vjedhje…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot në kabinetin e tij shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit në një konferencë për shtyp të mbajtur në Press- qendrën e komunës thanë se takimi ka kaluar në një atmosferë tejet miqësore dhe se kanë biseduar për projekte të përbashkëta të cilat janë në vijim, ato që së shpejti do të fillojnë të implementohen, si dhe për projekte potenciale të cilat mund t’i fitojë Komuna e Gostivarit e që financohen nga fonde të ndryshme të Bashkimit Evropian. “Ishte nder dhe kënaqësi e…

Lexo më Shumë

Çmimet e shitjes me pakicë të eurodielit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri janë ulur për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzins do të mbeten të njëjta, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i eurodizelit do të jetë 57.5 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 46 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas komisionit, është ulur edhe çmimi i mazutit për 0.473 denarë për kilogram dhe arrinë në 27.636. Këto çmime do të vendosen prej orës 00:00 më 20/03/2018.

Lexo më Shumë