Kryetari i Forumit Rinor Shqiptar (FRSH), Ariton Rama ka ftuar të gjithë anëtarët e FRSH-së dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi që të marrin pjesë në protestën e cila do të mbahet më 21.03.2018 para Qeverisë së Maqedonisë. Qëllimi i protestës është kthimi i drejtësisë në rastin “Almiri”, raporton Almakos Rama këtë ftesë e ka bërë nga rrjeti social facebook në faqen zyrtare të FRSH-së dhe në profilin e tij. Ja ftesa e plotë e Ramës: “Si kryetar i Forumit Rinor Shqiptar , duke shfrytëzuar predispozitat që m’i mundëson statuti i FRSH-së ,ftoj të gjithë anëtarët e FRSH-së dhe gjithë shqiptarët…
Author: Semi
Këshilli i qytetit të Shkupit në seancën e saj të fundit ka miratuar programin për punësime në vitin 2018-2019 i cili parashikon 133 punësime tw reja. 8 punësime do të jenë në kabinetin e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, njofton Aktuale.mk Sipas vendimit të miratuar në seancën e qytetit të Shkupit janë parashikuar këto punësime 75 punësime në Qytetin e Shkupit për vitin 2018 ku prej tyre 50 zjarrfikës dhe 25 në administratën e qytetit, 41 prej të cilave duhet të jenë shqiptarë . 58 punësime në Qytetin e Shkupit për vitin 2019, 32 duhet të jenë shqiptarë. Institucioni publik…
Në shoqeritë e zhvilluara investimi në arsim konsoderohet si mjeti më dobiprurës për rritjen ekonomike dhe sociale të tyre. Ndërsa për qeverinë tonë investimi në arsim është ceshtje llogarie,sepse pushteti është konsideruar si sektori që sjell përfitime më të shpejta se cdo sektor tjetër por vetem për pushtaret dhe sejmenet e tyre. Partit politike në çdo fushatë elektorale e vendosin arsimin si prioritet dhe më tej, sapo ajo merr pushtetin, e lë sërish në vendin që e kanë lënë paraardhësit. Ndaj arsimi mbeti gjithnjë një ngrehinë, duke mos u bërë kurrë një ndërtesë. Arben Taravari në një shkrim për gazetën…
Katër banja në Maqedoni “Banjat e Dibrës – Capa”, “Banja Banko”, “Banja e Katllanovës” dhe “Negorci” tërësisht janë të gatshme për qëndrim dhe shërbime cilësore për pensionistët e Maqedonisë, të cilët e kanë realizuar të drejtën e rekreimit klimatik në banjë. “Grupi i parë prej mbi 800 pensionistë në banjat do të arrijë më 23 mars. Shpresojmë, si dhe në vitet në vijim se pensionistët të jenë të kënaqur nga qëndrimi dhe shërbimet. Të gjitha lokalitetet janë të rrethuara me bukuri të shkëlqyer natyrore, që gjithsesi kontribuon të kalohen ditë të bukura, për personat e moshës së tretë”, thotë Trim…
LSDM përmes një kumtesë me shkrim theksoi se VMRO-DPMNE partia që i ka keqpërdorur institucionet, nuk mund të kuptojë çka do të thotë sundimi joselektiv i drejtësisë. “VMRO-DPMNE, e cila me vite i partizonte dhe keqpërdorte institucionet nuk ka kapacitet të kuptojë se çka do të thotë zero tolerancë për korrupsionin dhe krim dhe çka do të thotë sundim joselektiv i drejtësisë”, qëndron në kumtesë. Sipas LSDM-së, institucionet sot punojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të konform kompetencave të tyre, të liruar nga presionet partiake dhe në interes të qytetarëve, ndërsa ligjet vlejnë për të gjithë në mënyrë të…
Zhvillimet rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve kanë lënë në hije kontestin kryesor që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit, nga zgjidhja e të cilit varet e ardhmja evropiane e vendit. Megjithatë, debati pritet të rikthehet, pasi në fund të javës në Maqedoni pritet të arrijë në një vizitë shumë të rëndësishme, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, së bashku me propozimin e Qeverisë greke për zgjidhjen e kontestit. Jozyrtarisht bëhet e ditur se Athina si zgjidhje të mundshme do të propozojë emrin Maqedonia e Epërme apo Maqedonia e Re, për përdorim të përgjithshëm dhe në gjuhën maqedonase,…
Katër agjentë maqedonas të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK) në mënyrë mizore e kanë rrahur Ramadan Bajramin nga Sopoti me qëllim që ta detyrojnë të nënshkruajë dokumentin se gjoja bashkëfshatarët e tij e kanë vendosur minën nga e cila eksplodoi vetura e ushtarëve polakë të NATO-s, transmeton Gazeta Lajm. Ky krim i agjentëve maqedonas është kryer në një bazë sekrete të policisë maqedonase në Bansko afër Strumicës. Përveç që e kanë rrahur në mënyrë mizore, agjentët maqedonas e kanë djegur në trup Ramadan bajramin, me qëllim që ta detyrojnë të pranojë atë që i është nevojitur policisë. Më pas…
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka propozuar Qeverisë të formojë trup të posaçëm ekzekutiv me të cilin do të përmirësohet siguria në trafik dhe do të ulet numri i fatkeqësive me pasoja fatale. Detyra e trupit do të ishte që t’i detektojë të gjitha pikat kritike nëpër autostradat dhe të propozojë masa. Mesatarisht në vend gjatë vitit jetën e humbin prej 160 deri 200 persona, por se ky numër është më i lartë pasi në buletinet nuk janë përfshirë personat që kanë ndërtuar jetë në spital si pasojë e aksidentit të trafikut. Ne së bashku me të gjitha organet…
Reformat në ligjin për kujdes Shëndetësor shënojnë ngecje, kështu shprehen nga shoqatat e shumta të cilat janë pjesë e grupeve punuese, të cilat përgatisin ndryshimet në Ligjin për kujdes shëndetësorë. Nga shoqata “Enigma” e cila në ministrinë e Shëndetësisë ka dorëzuar 30 kërkesa për ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore, shprehen të revoltuar me këtë gjendje, ngase për katër muaj resht grupet e punës nuk kanë qenë fare aktive. Ata kërkojnë nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe që të intensifikojë punën për sjelljen e këtyre ndryshimeve ligjore me qëllim që pacientëve të ju sigurohen kushte më të mira. “Deri më…
Gjatë kontrollit policor të shtëpisë së një 61 vjeçari në rrugën “Vëllezërit Miladinovci” në Tetovë janë konfiskuar 200 gram marijuanë. Kontrolli nga policia me urdhër të gjykatësështë kryer më 17 mars, prej orës 6:30 deri në 8:30. Tetovari u arrestua dhe vazhdon procedura për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, sot tha se si rezultat i zbatimit të programit ROMACTED “Promovimi i menaxhimit të mirë dhe përforcimit të romëve në nivel lokal” pritet që komunat pjesëmarrëse të mbajnë kapacitete të konsolidimit për të vazhduar t’i përmbushin nevojat e romëve siç janë planet e qëndrueshme lokale të veprimit dhe sistemi me një sportel të cilat e lehtësojnë qasjen e romëve deri te shërbimet publike. “Me këtë japim sinjal si Qeveri se pjesëmarrja e romëve në krijimin e politikave është shumë me rëndësi”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përcjell Telegrafi…
Ligji për dygjuhësi, kështu siç është, nuk guxon të hyjë në fuqi. Përveç asaj që është “jokushtetues dhe i pazbatueshëm”, i njëjti “do të bëjë dëm të madh”. Edhe politik edhe ekonomik. Pasojat do t’i paguajnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja. “Ligji jokushtetues për dygjuhësi, të cilin shumica parlamentare, në kundërshtim me vërejtjet e presidentit të shtetit, ekspertëve dhe qëndrimit të qytetarëve, në fuqi e futi në Kuvend, do të ketë implikime të mëdha financiare ndaj Buxhetit të shtetit tonë”, kumton VMRO-DPMNE-ja. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se “shuma prej 1,7 milionë euro, të cilën pushteti e…