Author: Semi

Ekipet e zjarrfiksave me tre kamionë cisterne kundër zjarrit dhe disa zjarrfikës po luftojnë edhe në këto çaste me zjarrin pas gati tre orëve betejë për lokalizimin e zjarrit në kaploi ndërtesën përballë shkollës Liria në Tetovë. Zjarri sëpari ka shpërthyer në oxhakun e ndërtesës dhe më pas zjarri ka kapluar edhe çatinë e ndërtesës e cila është nga druri. Siç mëson portali TetovaSot nga NJTZ, të lënduar nuk ka por vetëm dëme materiale

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë, respektivisht, Sektori për Punë të Brendshme në Veles kërkon nga qytetarët e kësaj rrethine që të paraqiten në këtë institucion për të identifikuar kufomën e gjetur rreth autostradës Veles-Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për një kufomë që është gjetur më 13 mars dhe trupi i pajetë është mashkull, i gjatë rreth 170 centimetra. ”Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Velesit dhe rrethinës që të paraqiten tek stacioni i policisë për të identifikuar kufomën. Kjo vlenë për qytetarë që ditëve të fundit kanë paraqitur persona të familjes së tyre si të humbur.”

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Shkupi 1 njofton se ka marrë vendim që të dënojë me 6 muaj burg një inspektor, i cili gjatë hetimeve të kryera në një rast, ka vjedhur ar. Sipas gjykatës, inspektori I.Zh është dënuar me 6 muaj burg, sipas nenin 114 të Kodit Penal dhe është detyruar që të kthejë pasurinë e vjedhur, Vjedhja është kryer më 28 tetor të vitit të kaluar në Shkup, ndërsa rastin e kanë vërejtur 4 policë të cilët kanë ngritur padi ndaj inspektorit. I.Zh është i punësuar si inspektor kryesor në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, ndërsa i njëjti është…

Lexo më Shumë

Sot para objektit të Qeverisë së Maqedonisë u mbajt protestë për drejtësi në rastin ”Almir Aliu”. Në fund të protestës, protestuesit vendosën lodra tek gardhi i Qeverisë. Por ato qëndruan aty vetëm 15 minuta nga shpërndarja e protestuesve pasi shërbimet e Qeverisë i larguan. Në videon e bërë nga TV21, shihet se këto lodra nuk qëndruan as 15 minuta. “Nuk kaluan as 15 minuta pas përfundimit të protestës këtu para qeverisë. Protestuesit vendosën disa pankarta ku kishe disa mesazhe për qeverinë aktuale, por si duket ato mesazhe asnjë ministër nuk do ti sheh pasi që menjëherë pasi përfundoi protesta, shërbimet…

Lexo më Shumë

Bilent Saliji ishte vetëm sa për të mbushur numër në qeveri. Ke apo nuk ke, Bilent Saliji nuk kishte kurrfarë peshe. As hajri shqiptarve, as sherri i maqedonve, do të thoshte populli. Prandaj dorëheqja e tij nuk duhet aspak të na mashtrojë. Dorëheqja e tij vetëm duhet t’i motivojë shqiptarët që me forca më të mëdha të vazhdojnë betejën për mposhtje finale të së keqes së tyre. Bilent Saliji nuk i ka bërë politikat e BDI-së. Politikat e BDI-së i ka bë Ali Ahmeti. Shqiptarët ua kanë pa sherrin këtyre politikave. Nuk është përshtypje dhe vlerësim i thatë. Pyetne Ramadan…

Lexo më Shumë

Mijëra qytetarë sot kanë protestuar në Shkup për të kërkuar drejtësi për rastin tragjik të vrasjes së katërvjeçarit Almir Aliu, të shtypur me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke banale në spitalin e Kumanovës me prindërit e vogëlushit. Qytetarët kundërshtojnë ri-kualifikimin e veprës për të dyshuarin Iliq për vrasjen e Almirit, nga kryeprokurori Ljubmir Jovevski nga vrasje me paramendim në aksident me pasoja të rënda. Ata kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit Jovevski dhe të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve të përfshirë në rastin e Almirit, ndërsa kanë kërkuar përgjegjësi edhe për mjekët që kanë kryer ekspertizën. “Kërkojmë shkarkim urgjent të krye-prokurorit…

Lexo më Shumë

Kanjoni Matka, si qendër turistike në qytetin e Shkupit, falë bukurive natyrore tërheq një numër të madh turistësh. Megjithatë kohëve të fundit kompleksi është lënë pas dore nga institucionet e komunës Saraj. Kanoni është përmbushur në mbeturina, ndërsa kontejnerët e mbeturinave janë të stërmbushur sepse ndërmarrja komunale nuk kujdeset për higjienën e kanjonit. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Saraj” Sabahudin Rrustemi nuk mohon faktin se ka probleme me higjienën në qendrën turistike, por arsyetohet se ndërmarrja rregullisht bënë mbledhjen e mbeturinave. “Në zonën turistike në sezonin veror i shtojmë aksionet për mbledhjen e mbeturinave, do të thotë sipas nevojës merren edhe…

Lexo më Shumë

Telefonat celularë të gazetarëve janë një kërcënim për gjykatësin Suprem, Jovo Vangellovski. Me urdhër të tij, të gjithë ata që raportonin nga seanca publike, ku shqyrtohen ankesat e të burgosurve për 27 – prillin e përgjakshëm, mbetën pa telefona celular. Vangelovski argumentoi se në rastet e mëparshme, gjoja ka pasur abuzime. Ndaj këtij vendimi të shefit të kryetarit të gjykatës më të lartë reaguan gazetarët. Vangellovski theksoi se askush nuk mund të flasë në qoftë se ai nuk jep fjalën dhe u kërcënua, se ai që nuk iu përmbahet rregullave të tij do të largohet nga seanca. Ndryshe, në Gjykatën…

Lexo më Shumë

Sot përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat të cilat do të mbahen për Almirin e vogël nesër para godinës së qeverisë. Kjo përkrahje e Komunës së Zhelinës vjen në vazhdën përkrahjeve të shumta nga parti politike dhe fytyra të shumta publike ku kërkohet drejtësi për rastin e Almirit të vogël.

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Jashtëm rus, Aleksandar Grushko, sot realizoi takim me ambasadorin e Maqedonisë në Rusi, Goce Karajanov. Sipas njoftimit të MPJ-së ruse bëhet e ditur se në takim u bisedua për çështjet bilaterale dhe këmbyen mendime për situatën në Ballkan. Grushko theksoi se planet e Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE mundet të kenë pasoja negative në sigurinë rajonale por edhe në çështjet bilaterale./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Xhenis Sulimani/Gazeta Lajm Burim Rrustemi nga Kumanova, është prokurori special i ekipit të Katica Janevës që për 4 seanca zgjidhi çështjen që dikush nuk e kishte zgjidhur 15 vjet, shkruan gazeta Lajm. Prokurori Rrustemi nuk është i njohur publikisht, për faktin se si profesionist i ka dhënë zë veprës së tij dhe jo tonit të zërit. Rrustemi dje vërtetoi para gjykatës se aktakuza mbi sopotasit nuk është e argumentuar dhe se bazohet vetëm në një deklaratë të dëshmitarit Ramadan Bajrami, i cili ka kohë që ka vërtetuar se dëshminë e ka dhënë nën presion dhe torturë nga ana e agjentëve…

Lexo më Shumë

Personi me inicialet B.M (53) nga Bogorodica është gjetur i vdekur mbrëmë në kabinën e rezervuarit “Voplo” në rrugën magjistrale Delçevo-Kalimi, kufitar Delçevë. Ashtu siç deklaroi MPB, sipas inpektimit është konstatuar se B.M. ka pasur infarkt, me çka, me mjetin e tijë që udhëtonte, kishte filluar të kthehet mbrapsht. Me çka pjesa e prapme e kamionit kishte kaluar në anën tjetër të rrugës, duke e kthyer në drejtim të kundër automjetit. Në rrugë dhe në shenjat e komunikacionit nuk kanë dëmtime. Trupi i të vdekurit i’u është dorëzuar familjarëve.

Lexo më Shumë