Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, sot deklaroi se Maqedonia pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duhet të kthehet kah reformat. Sipas tij, derisa ligji është në fazën pran miratimit, duhet respektuar konsensusi, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ky ligj ende nuk është miratuar por para fuqizimit dhe zbatimit tij duhet të respektohet shpirti i konsensusit. Ky ligj është propozuar dhe sjell me qëllim që të përmirësojë marrëdhëniet në Maqedoni dhe mendoj se duhet të shikohen nga ky këndvështrim. Mendoj se pas ligjit vëmendje duhet t’i kushtohet, reformave, reformave dhe vetëm reformave”, tha Thimonier./Telegrafi/
Author: Semi
Komuna e Çairit ka fituar 820 mijë euro grante nga Banka Botërore për restaurimin e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe ndërrimin e kalldërmës. Projekte këto të cilat më herët ishin premtuar dhe nga ish – kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe ish Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri. Zëdhënësi i Komunës Çair, Kushtrim Alla për Almakos sqaron se grantet e fituara së fundmi do të përdoren për restaurimin e Çarshisë dhe heqjen e investimeve jo adekuate. “Do të intervenohet në ato dyqane të cilat kanë bërë ndërhyrje jo adekuate, që do të thotë që kanë elemente…
Prokuroria publike me gjasë nuk do ta rikualifikoj veprën për të cilën në fazën e hetimit të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” ishin pjesëmarrësit në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill. Ky konstatim vjen nga përgjigja në pyetjen e Alsat M drejtuar prokurorisë – vallë pas përfundimit të hetimit, në përputhje me dëshmitë, është e mundur të pritet ndryshim i veprës për të cilën ngarkohen të gjithë, ose disa nga pjesëmarrësit. Megjithatë, aktakuza ende nuk është mbyllur meqë rrjedh afati në të cilin mbrojtja ka të drejtën e shqyrtimit të shënimeve dhe dëshmive, por edhe të drejtën që…
Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me Lilijana Tangi, deputete në Kuvendin e Francës, e cila ishte e shoqëruar nga ambasadori francez në Maqedoni, Christian Thimonier. Tangi ka thënë se janë bërë orvatje të mëdha dhe përparim i Qeverisë në planin e reformave dhe integrimeve evropiane. Ajo në takim ka theksuar se duhet garancë se do të realizohen gjitha reformat, njofton Telegrafi Maqedoni. Ndërkohë, kryeministri Zaev ka thënë se reformat realizohen në koordinim me delegacionin e BE-së dhe të përcaktuar për politikat e mira fqinjësore, konstruktivitet dhe bashkëpunim me gjitha shtetet. Zaev dhe Tangi në takim kanë shprehur qëndrim…
Shkencat natyrore dhe matematika radhiten në listën e lëmive thuajse të padëshiruara për studim. Këtë e konfirmon edhe ministrja e arsimit Renata Deskoska duke shtuar se janë paraparë bursa për studentët e matematikës dhe fizikës me qëllim që studimet të bëhen më tërheqëse. Me këtë rast, Deskoska paralajmëroi edhe themelimin e gjimnazit matematik-informatik që pritet të hapet në vitin shkollor 2019-20. “Gjatë këtij muaji është lëshuar në procedurë parlamentare edhe Ligji për gjimnaz të matematikës dhe informatikës i cili do të jetë gjimnaz i një lloji të veçantë, gjimnaz në të cilin do të mësohen programe përparuese të matematikës, fizikës…
Gjatë kontrollit në dy shtëpi në Demir Kapi është gjetur marihuanë. Nga policia njoftojnë se njëri kontroll është bërë në një shtëpi qytetin e Demir Kapisë, ndërsa tjetri në fshatin Çiflik të këtij qyteti. “Dje në orën 11:00 gjatë kontrollit në shtëpinë e 29-vjeçarit nga Demir Kapia, janë gjetur dhe konfiskuar disa kuti me materie të gjelbër, me siguri marihuanë”, tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski. Një orë më vonë në fshatin Çiflik është kryer kontroll në shtëpinë e 38-vjeçarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa qese me marihuanë dhe heroinë. Ndryshe, Policia e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme…
Paga mesatare neto për të punësuarit në Maqedoni, në muaji janar ka qenë 24.025 denarë dhe është më e madhe për 5.6% se paga neto e muajit janar të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika. Rritja e pagës mesatare vjen si rezultat i rritjes së pagës neto në sektorët: e artit dhe rekreacionit (37.3%), xehtarisë dhe nxjerrjes së gurit (20.3%) dhe bujqësi, pylltari dhe peshkatari (12.5%), përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa rritje e pagës mesatare neto në krahasim me një muaj paraprak (dhjetorin) është shënuar edhe në sektoret: artit dhe rekreacionit, xehtarisë dhe nxjerrjes së gurit dhe furnizimit…
Mbërritja në Aeroportin e Shkupit, pas 12 vitesh të një zyrtari grek në Maqedoni, të Ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotcijas, por edhe pozicionet e kundërta gjatë bisedimeve për emrin, janë pjesë e debatit në mediumet greke, posaçërisht vëmendje tërheqin tekstet e të dyja palëve. Përveç delegacionit grek të MPJ-së me në krye me Kotcijas, në Shkup mbrëmë kishin arritur edhe gazetarët e Greqisë nga mediume të ndryshme. Televizionet greke mbrëmë gjatë transmetimit të lajmeve në mënyrë direkte ishin të kyçura nga Shkupi. ”Klima e zhvillimit të bisedimeve mund të themi se është e çuditshme. Qëndrimi nga ana e Shkupit…
Xhevdet Hajredini, ekspert për financa, analist dhe ministër i mëparshëm për financa, i shpalos observimet e tij për pengesat që i bën Ali Ahmeti në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaevi. Në këtë intervistë, Hajredini e analizon edhe pozitën e Ali Ahmetit në aspektin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe rolin e tij famëkeq që e luan me veprimin e vazhdueshëm kundër reformave të qeverisë, me orvatjet që jurisprudenca të mbetet e robëruar, dhe me këtë edhe Gruevski të mbetet në liri. Hajredini: Ali Ahmeti bën çmos që ta shpëtojë Gruevskin nga burgu! Xhevdet Hajredini, ekspert për financa,…
Profesori universitar Sefer Tahiri për Lajm TV ka komentuar injorimin e presidentit Gjorge Ivanov për ta nënshkruar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligj ky shumë i përfolur në opinion dhe i analizuar nga shumë këndvështrime. Sipas profesorit Tahiri, mosnënshkrimi i ligjit edhe për së dyti nga ana e presidentit është shkelje flagrante e Kushtetutës së Maqedonisë dhe mosrespektim i zërit të qytetarëve. Njohësi i rrethanave politike Sefer Tahiri ka sqaruar se presidenti i Republikës në bazë të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë pas leximit të tretë të një ligji dhe miratimit të tij në kuvendin e Maqedonisë është i detyruar,…
Organizatorët e protestave për Almir Aliun e konsiderojnë të vonuar reagimin e prokurorëve shqiptarë. Visar Vishka, njëri prej organizatorëve në emisionin e fundit të Click Plus (tv21) për rastin në fjalë, ka ngre me të drejtë një çështje që tangon opinion tashmë një kohë të gjatë: Çfarë kanë mundur të bëjnë prokurorët shqiptarë, pse aq shumë kanë pritur që të dalin me reagim? Vishka ka komentuar edhe dorëheqjen e ish ministritë të Drejtësisë Bilen Saliji, shkruan gazeta Lajm. “Është e vonshme dorëheqja e Bilen Salijit, njëjtë si puna e prokurorëve shqiptarë. Ne me muaj flasim se, nëse ne kemi dijeni…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thekson se përmes Ministrisë të Punës dhe Politikës Sociale dhe bashkë me institucionet kompetente, ka filluar sistematikisht me zgjidhjen e problemit të personave që nuk janë të evidentuar në Regjistrin e Amzës të të lindurve dhe nuk posedojnë çertifikatë të lindjes. Nga LSDM thonë se procesi i zgjidhjes së problemit të njerëzve pa dokumente personale do të realizohet në disa faza, ndërsa pas realizimit të tërësishëm përgjithmonë do të zgjidhet problemi me rreth 3.000 persona të cilët nuk janë të evidentuar në Regjistrin e Amzës të të lindurve. “Në këtë drejtim, tashmë po hapet Shpallja…