Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka filluar të punojë në lëndën e rastit “Monstra”, kurse këtë lëndë do ta udhëheqë prokurorja Fatime Fetai, thonë ekskluzivisht për Gazetën Lajm burime nga PSP. Sipas tyre, prokurorja Fetai do ta udhëheqë ekipin që do të zhvillojë hetimet në këtë rast, për të ardhur deri te e vërteta e cila me gjasë do ta dridhë Maqedoninë. Ata theksojnë se Fetai do të bëjë çmos që prapavija e rastit Monstra të dalë sa më shpejtë në shesh, me qëllim që të arrihet deri te autorët e vërtetë. Me këtë do të përfundojë golgota edhe e personave…
Author: Semi
Agron Demiri Nuk duhet shumë analizë për të ardhur te konstatimi se fjalën kryesore në Qeverinë VMRO-BDI, gjatë gjithë kohës së ekzistimit të saj, e ka pasur Niklla Gruevski. Nëse dikush thotë se nuk ka qenë ashtu, atëherë automatikisht ia ngarkon në qafë Ali Ahmetit fajin kryesor për projektin Shkupi 2014, Enciklopedinë antishqiptare, rastin Monstra, Gjorçe Petrovin, për vrasjen e Harun Aliut, si dhe për Lagjen e Trimave. Duke u nisur nga konstatimi i lartpërmendur logjik (se fjalën kryesore në atë qeveri e ka pasur Gruevski), atëherë lehtë mund të konstatojmë se Gruevski e ka pasur fjalën kryesore edhe në…
Janë vjedhur pajisje dhe mjete me vlerë prej 300.000 denarëve, në një vjedhje të rëndë në labaratorinë në Fakultetit Farmaceutik në Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Nga fakulteti mbrëm është paraqitur në polici në mes orës 19:00 dhe 20:00, nga njëzet persona të panjohur është kryer vjedhje e rëndë. “Vjedhësit me mjete të forta kanë thyer xhamin, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë dy peshore elektronike të laboratorisë, dy monitor LDC dhe kompjuter, dhe janë arratisur në drejtim të panjohur. Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm me vlerë prej 300.00 denarë”, thonë nga MPB. Ata shtojnë se janë…
Në Klinikën universitare për sëmundje infektive janë regjistruar 11 raste të të infektuarve nga morbili, apo fruthi siç njihet gjerësisht. Sëmundja vjen me temperaturë të lartë trupore, kokëdhembje, kollë e plogështi, prandaj ngatërrohet shpesh me gripin. Infektologu, Fadil Cana, thotë se nëse jeni të sëmurë me morbile, në trup shfaqen shenja të kuqe, prandaj menjëherë duhet të paraqiteni në mjek. “Komplikimet më të shpeshta të kësaj sëmundje janë: pezmatimi i veshit, i rrugëve të frymëmarrjes, shfaqja e inflamacionit të trurit dhe cipave të trurit, por mund të ketë edhe komplikime tjera të rralla. Sëmundja më shpesh është tek grupmoshat e…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, tha se emri “Sllavomakedonija” i ngjitur, është zgjidhje e papranueshme. “Qëndrimet tona janë të qarta, ne nuk pajtohemi që emri Sllavomaqedonia të jetë zgjidhje e bisedimeve me Greqinë. Unë nuk jam pjesë e ekipit negociues, por zgjidhje e pranueshme është ajo që të dy palët do të jenë të kënaqura”, tha Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai theksoi se ka pasur takim produktiv me Kotzias, ku kanë ndarë qëndrime të përbashkëta se Ballkani Perëndimor duhet të jetojë në paqe dhe stabilitet. “Vendi jonë duhet të ketë bashkëpunim…
Një 22 vjeçar nga fshati Nikushtak i Kumanovës me banim në Çair, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak çastesh në qarkoren e Shkupit në dalje të Hasanbegut. Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ku humbi jetën i riu, në ndërkohë që ekipet e specializuara po bëjnë hetim në vendin e ngjarjes. Për më shumë detaje do të ju sjellim në vazhdim për aksidentin në fjalë me pasoja tragjike.
Shoqata Qytetare për Kulturë dhe Edukim Shëndetësor “Pro VITA” me datë 24.03.2017 (E shtunë) prej ora 11:00 – 16:00 në lokalet e Shoqatës Kulturore “Vizioni M” në Shkup (rr. Samoilova nr. 6 në afërsi të kishës Sv. Spas në Çarshi të Shkupit) organizon aksion për dhurim gjaku. “Gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë janë të mirëseardhur në këtë aksion me moto GJAK PËR JETË… Aksioni zhvillohet nën përkujdesin e Kryqit të Kuq të R. së Maqedonisë”, thuhet në njoftim.
Telefona celularë janë gjetur tek të paraburgosurit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, thonë nga Prokuroria për Krim të Organizuar. Gjatë kontrolleve në qelitë e burgut të Shutkës në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, ndërsa nga Prokuroria nuk japin numrin e saktë të telefonave të konfiskuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga ana e personave zyrtare janë gjetur disa telefonë celular dhe të njëjtët janë dorëzuar për hetime”, thonë nga Prokuroria. Deutche Welle bën të ditur se telefona janë gjetur edhe tek deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, të cilët për një kohë më të gjatë janë në Shutkë.…
Iniciativa e BDI-së për formimin e Komisionit Anketues për rastin e vdekjes së katërvjeçarit Almir Aliu, mund të ndihmonte procesin gjyqësor, por nuk mund ta ndryshojë vendimin gjyqësor, vlerëson eksperti juridik, Bekim Kadriu, ndërkaq analisti politik Robert Nesimi vlerëson se kjo iniciativë është “hedhje pluhuri” mbi problemin real – shkarkimin e prokurorëve publik dhe gjykatësve se sa të ketë ndonjë sukses, shkruan Portalb.mk. “Ideja nuk është e keqe, komisionet duke dhënë rekomandime mund ta ndihmojnë procesin, por zgjidhja përfundimtare duhet të kërkohet në institucione gjyqësore, respektivisht në prokurori”, thotë Kadriu. Nga ana tjetër, Nesimi thotë se formimi i Komisionit Anketues…
Lëvizja Besa që udhëhiqet nga Afrim Gashi, ka komentuar për Gazetën Lajm informacionin se kryesia e BDI-së mbrëmë ka marrë qëndrim kundër përfshirjes së tyre në qeveri. Nga Lëvizja Besa thonë se negociatat varen ekskluzivisht prej tyre dhe prej kryeministrit Zoran Zaev, e jo nga subjekte tjera. “Negociatat me kryeministrin Zaev vazhdojnë. Të mërkurën duhej të realizohet takimi i radhës, mirëpo u anulua për shkak të zhvillimeve të shumta politike. Deri në këtë moment ekziston interesim i dyanshëm për përfshirjen tonë në qeveri. Ka ende shumë gjëra për të diskutuar, kurse takimi i ardhshëm do të zhvillohet prej ditës së…
Në Maqedonia dhjetë vitet e fundit në vazhdimësi është shënuar rënie e numrit të të sëmurëve nga tuberkulozi. Gjithashtu rënie ka shënuar edhe numri i vdekshmërisë nga kjo sëmundje. Gjatë vitit 2017 janë regjistruar shtatë raste të reja të vdekjes së pacientëve nga kjo sëmundje, numër ky i cili është dukshëm më i vogël nga viti 2016 gjatë së cilit janë regjistruar gjithsej 21 raste të vdekjes. Nga Shoqata e pneumatologëve të Maqedonisë thonë se mosha më e prekur nga kjo sëmundje janë nga 35-44 vjeç. Për momentin në Klinikën për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit trajtohen 53 pacientë. Më…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vitin e kaluar (2017), thirrjen shkencore doktor shkencash e kanë arritur 209 persona, që paraqet rritje për 6.1% në krahasim me vitin 2016, informon Koha. Numri më i madh i personave kanë doktoruar në shkenca shoqërore, edhe atë 47.8%, vijojnë shkencat mjekësore me pjesëmarrje 22%, ato humane me 11.5%, ndërsa personat tjerë kanë doktoruar në shkencat teknologjik-teknike, matematiko-natyrore dhe bioteknike. Numri i vajzave që kanë doktoruar gjatë vitit të kaluar ka qenë 123, ose 58.9% nga numri i përgjithshëm i doktorantëve të vitit 2017.