Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Tito Petkovski theksoi se presidenti Gjorgje Ivanov është i obliguar që të nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa më pas të lë Gjykatën Kushtetuese të vendos për kushtetutshmërinë e këtij ligji. Nëse nuk e nënshkruan, Petkovski thotë se ekzistojnë alternativa të tjera. Petkovski ka qenë kryetar Kiuvendit në vitin 1997 kur ka nënshkruar Ligjin për simbolet e minoriteteve, pasi që presidenti i asaj kohe Kiro Gligorov ka qenë jashtë vendit. Nëshkrimi në vend të Gligorovit, më pas është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, duke e konsideruar si antikushtetuese veprimet që kishte ndërmarrë atëkohë Petkovski.
Author: Semi
VMRO-ja vlerëson se vendimi i presidentit Ivanov për të mos nënshkruar Ligjin për Gjuhëët është “plotësisht i drejtë dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”. “Qytetarët maqedonas nuk votuan për zbatimin e pikave të platformës të nënshkruara në vendet fqinje që do të kontribuonin në ndarje të reja. Qytetarët në një numër të madh janë kundër një zgjidhjeje të tillë ligjore. Ligji shkon përtej kornizës së Kushtetutës. Zaev edhe një herë ka gënjyer qytetarët kur ai nënshkroi një deklaratë, në të cilën presidenti Ivanov ka angazhuar të jetë garantues i rendit kushtetues dhe nuk do të miratojnë ligje…
Destinacione të reja sezonale dhe rritja e numrit të fluturimeve kah destinacionet ekzistuese janë parparë me rendin veror të fluturimeve që hyn në fuqi sot dhe vazhdon deri më 27 tetor. Me rendin e fluturimeve të miratuar nga Agjencia e komunikacionit ajror, siç informojnë nga kjo agjenci, kompanitë për transport ajror shënojnë shtesë prej 32 fluturimeve më tepër drejt destinacioneve të ndryshme. “Për një kohë shumë të shpejtë do të shpallet konkurs publik në të cilin do të mund të aplikojnë të gjitha kompanitë me buxhet të ulët të cilat do të ofrojnë destinacione të reja, për çka do të…
Avokati Naser Raufi parashikon epilog të rastit Monstra sikurse për rastin Sopoti. Pret që në pesë ose gjashtë seancat e para gjyqësore të ketë epilog i cili do të jetë tërheqje e tërësishme e akuzës. Raufi gjatë emisionit VOX në televizionin Shenja tha se Prokuroria Speciale do të nxjerrë edhe autorët e vërtetë të rastit me ndihmën e dëshmitarit të koduar i cili ka folur gjatë procesit fillestar gjyqësor. “Vetë identifikimi i këtij personi do ta zbardh rastin se mendoj që ky person më në fund do të bashkëpunojë me PSP-në dhe do ta tregojë të gjithë montimin…Por mendoj që…
Sot në Parkun e qytetit në Shkup do të organizohet garë humanitare për fëmijët me sindromin Down. Gara organizohet nga klubi i sportit Eskrim me qëllim të ngritjes së vetëdijes për fëmijët me sindromin Down dhe të nxitjes së qendrave sportive dhe klubeve në mundësimin e kyçjes së këtyre fëmijëve në sport dhe të mundësojnë qasje të njejtë edhe për to. Përveç përfitimeve nga sporti dhe jeta e shëndetshme, gara ka për qëllim që fëmijëve me sindromin Down të ju hapen dyert për socializim dhe jetë pa paragjykime.
Ky është obligimi i përditshëm i Ismetit. Çdo ditë duhet ta mbajë në krah djalin e tij tek sa ngjitet dhe zbret shkallët. Enis Ramadani tetë vjeç nga komuna e Sarajit në Maqedoni, vuan nga sëmundja e paralizë cerebrale. Babai i tij thotë se ekziston terapi për përmasimin Enisit, por kushtet e vështira ekonomike, e pamundësojnë trajtimin e tij. https://youtu.be/UGAMbbmOPXk Ismeti për shkak obligimit për kujdesin e Enisit, nuk mund gjen kohë për punë. “Kushtet e mija janë se s’po mundem të punoj për shkak të djalit, sepse duhet të kujdesëm për atë. Se unë dua të punoj edhe mundem,…
Një pjesë e BDI do që në Qeveri të përfshihet edhe krahu i Lëvizjes BESA i udhëhequr nga Bilall Kasami. Siç mëson INA janë disa nga deputetët e BDI-së që po lobojnë tek Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, që edhe Kasami të bëhet pjesë e Qeverisë, duke i ofruar poste zv/ministrash dhe drejtori. “Jemi të interesuar edhe për dy deputetët e krahut të Kasamit të participojnë në Qeveri. Më mirë të jetë një BESË e plotë se sa e përgjysmuar, sepse në këtë rast bëhet fjalë për grupime që plotësojnë interesat e tyre”, thonë burime të afërta me BDI-në. Por…
Historiani Arben Llalla, një njohës i mirë i politikës greke, ka shkruar në fcb e tij rreth dy planeve të Greqisë rreth vetos me Shqipërinë dhe Maqedonin. Plani A dhe plani B i Greqisë për Shqipërinë dhe Maqedonin! Nëse Shqipëria dhe Maqedonia nuk plotësojnë kërkesat ekstremiste të Greqisë, tashmë të njohura botërisht, me kërcënimin e vetos për në BE dhe NATO, atëhere ajo për të dalë e larë përpara BE, NATO-s dhe botës do shpallë zgjedhjet e parakohëshme me qëllim që ti iki përgjegjësisë ndërkombëtare. (Ky është plani B i Greqisë). Kështu, qeveria Tsipras tregohet përpara votuesve grekë patriote dhe…
Partia “Maqedonia e Vetme” akuzoi Prokurorinë Publike Speciale se qëllimisht nuk po merr në shqyrtim lëndën, siç thonë, të falsifikimit gjatë regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vitin 2002. Nënkryetari i partisë, Stefan Vllahov Micov në konferencë për media tha se kryeprokurorja speciale Katica Janeva hapi rastin “ Regjistrimi”, ku hetohen ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, për ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 me çka kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për tre milion euro. /GazetaExpress/ Por, nga partia “Maqedoni e Vetme” thonë se më e rëndësishme është që PPS-ja të hapë hetime,…
E vërteta mbi fajtorët e vërtetë të rastit të Sopotit është fshehur në një raport të Shërbimit sekret të ARM-së. Aty janë përshkruar të gjitha detajet e kësaj ngjarje, mirëpo ka qenë insistimi me çdo kusht i DSK-së që hetimeve t’u jepet drejtim tjetër, ndërsa fajtorët e vërtetë të shpëtojnë duke ikur nga Maqedonia. Një nga organet e sigurisë së Maqedonisë (Shërbimi Sekret i ARM-së, i cili në mënyrë kronologjike ka përshkruar tërë ngjarjen) i ka evidentuar të gjitha rrethanat e shpërthimit të minës në Sopot, më 4 mars të vitit 2003, me ç’rast jetën e humbën dy ushtarë polak…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe në orët e natës me reshje të shiut, në vendet më të larta me reshje të dhiut dhe borës. Reshje më intensive të shiut do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -5 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore nga 0 deri më 10 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot ii ndryshueshëm, me reshje të shiut gjatë orëve të natës. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 0 gradë, ndërsa temperatura maksimale…
“Për Greqinë ka dy kushte kyçr rreth kompromisit për emrin – njëri është pranimi i emrit me përcaktim gjeografik, ndërsa i dyti është që zgjidhja të jetë e qëndrueshme”, ka thënë kryeministri grek Alexis Tsipras, pas mbarimit të Samitit Evropian, njofton AIM. “Nuk duhet të jetë “version i lehtësuar”, por një zgjidhje e pranuar që jep dialog të fuqishëm në mes popujve, emri duhet të jetë me përdorim të përgjithshëm, ndërkombëtar, bilateral por edhe për përdorim të brendshëm. Nuk mundet të ketë emër tjetër në Kombet e Bashkuara, ndërsa të vazhdojë të quhet Maqedoni në Kushtetutë. Zgjidhja nuk është e…