Mbështetja për hyrje në Bashkimin Evropian është në rënie të vazhdueshme për gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, mirëpo përqindja ende është e lartë, duke pasur parasysh që 73 për qind e qytetarëve janë “pro” anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Këto janë rezultatet nga analiza krahasuese të mendimit publik për procesin e Maqedonisë për hyrje në BE (2014-2017), e përpunuar nga Societas Civilis-Shkup dhe “Konrad Andenauer Stifuting”. Autori i analizës, Ivan Damjanovski sot nëpërmjet prezantimit të tij theksoi se mbështetja është në rënie të vazhdueshme, veçanarisht nga 80 për qind në vitin 2014, deri më 73 për qind në fund të vitit…
Author: Semi
5 prilli është afati i fundit kur shitësit ilegal në Bit Pazar duhet të heqin tezgat e improvizuara në rrugë dhe trotuare. Këtë, para pazarxhinjëve e paralajmëroi zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu duke shtuar se kjo nismë bëhet me qëllim që të lirohen trotuaret për këmbësorët dhe çiklistët. Gjithashtu, qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit paralajmëruan rregullimin me sipërfaqe gjelbëruese të sipërfaqeve të uzurpuara dhe shënimin e vendit për taksistët. Prandaj, në bashkëpunim me “Skopski pazar” këtyre njerëzve u kemi siguruar tezga me qira në kuadër të Bit Pazarit, me çmime të volitshme. Për këtë…
Kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dalur me reagim për ngjarjet e fundit në lidhje me dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia. Nga kabineti i tij, thonë se Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në BE, e ndjek me kujdes politikën dhe vendimet e saj, njofton Telegrafi Maqedoni. “Duke pasur parasysh se vendimet për dëbimin e diplomatëve rus nuk paraqesin qëndrim të të gjithë vendeve anëtare të BE-së, por bëhet fjalë për vendime individuale të vendeve anëtare, presidenti Ivanov thekson se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë është i përshpejtuar”, thonë nga kabineti i Ivanovit.…
Lideri i PLD-së, Goran Milevski, thotë se incidenti i mbrëmshëm ndaj tij është akt i turpshëm dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të penguar rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë. /FLAKA/ Në një intervistë për Makfax dhe A1 On, Milevski thotë se kjo rrugë nuk mund të ndërpritet edhe me eliminimin eventual të tij. Ai dyshon se sulmi me shumë gjasë ka lidhje me votën pro ligjit të gjuhëve në kuvend. “Deri te kjo situatë solli klima e përgjithshme e krijuar për ne deputetët. Nëse sulmi vërtet është për shkak të Ligjit të gjuhëve, porosis sulmuesin se as mua e as…
Pas festës së Pashkëve në Maqedoni do të ketë rikonstruim të Qeverisë së Maqedonisë që deri tani ka pasur rezultat jo të mirë në ekzekutiv dhe mbështetje të zbehtë në Kuvend. Sipas TV24, vendi i Lëvizjes Besa e udhëhequr nga Afrim Gashi është i garantuar por pritet që të vlerësohen kërkesat dhe ofertat e dy palëve për të marrë pjesë në ekzekutiv. Zv.kryeministri për reforma është i garantuar për ta, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nuk dihen ndryshime tjera në Qeveri por një gjë është e sigurtë, se bashkëpunëtorët e Zoran Zaev, Oliver Spasovski, Radmilla Sheqerinska dhe Nikolla Dimitrov janë të sigurtë. PDSH-ja…
“Siç afrohen negociatat pranë thelbit të problemit, paraqiten pengesa dhe qorrsokaku”, ka deklaruar përgjegjësi për politikë të Jashtme në partinë opozitare greke “Demokracia e Re”, Jorgos Kumucakos. Ai thotë se ekzistojnë mospajtime dhe dallime të mëdha dhe sipas tij, më e sigurt është të ketë komplikime, sesa zgjidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në këtë moment duket se siç vijnë negociatat deri tek thelbi i çështjeve të vështira, ka pengesa dhe qorrsokak. Në këtë moment, sipas asaj që e dimë, ndërsa nuk jemi të informuar me përgjegjësi dhe në mënyrë serioze prej qeverisë, sipas asaj që mund ta mësojmë, e kam ndjenjën…
Si pjesë e rekonstruimit qeveritar, kryeministri Zoran Zaev ka ndërmend të shkarkojë edhe së paku katër drejtorë të ndërmarrjeve të rëndësishme publike, shkruan A1on. Mes tyre është edhe drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Zran Kitanov. Edhe pse konsiderohet si njeri i afërt i Zaevit, që e gazifikoi Strumicën, megjithatë Kitanov nuk është gjetur në funksionin e ri dhe nuk ka arritur të pastrojë krimet e udhëheqësisë së mëparshme. Mes drejtorëve që pritet të shkarkohen është edhe Dragi Minovski, drejtor në ELEM, transmeton Gazeta Lajm. Edhe pse konsiderohej si profesionit mjaft i shkolluar, sipas burimeve partiake në LSDM, nuk i…
Pjesa e juglinodre e vendit pasdite pritet të përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në pjesë tjera të vendit paralajmërohet mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pjesët malore vijojnë të jenë të mbuluara nga shtresa e dëborës. Pavarësisht reshjeve të fundit të borës, agrometeorologët njoftuan se nuk do të vijë deri tek shkatërrimi i plantacioneve. Përmirësim të kohës paralajmërohet nga mesi i javës së ardhshme. “Deri në fund të ditës do të kemi reshje të kohëpaskohshme në vendet më të ulëta, ndërsa në vendet më të larta do të ketë edhe reshje të borës. Në…
Partia social-demokrate sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë qendrore, ku pritjet e pjesës më të madhe të anëtarësisë janë që kryetari i partisë dhe kryeministër i vendit, Zoran Zaev të informojë në lidhje me rikonstrumin e Qeverisë, negociatat me Lëvizjen Besa, por edhe për kontestin e emrit, gjegjësisht rrjedhën e negociatave me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Por gjasat për detaje në lidhje me këto çështje janë të ulta dhe pritet që temë kryesore e mbledhjes të jetë raporti financiar i partisë për vitin e kaluar, i cili sipas procedurave statutore duhet të miratohet edhe nga Kryesia qendrore e partisë./Telegrafi/
34 përmendoret e projektit “Shkupi 2014” kanë filluar të amortizohen dhe të myken. Mes tyre si më e shtrenjta me 8.28 milion euro përmendorja “Luftëtari në kalë”. Për mirëmbajtjen e tyre Qyteti i Shkupit shpenzon 50 mijë euro në vit. Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se për mirëmbajtjen e përmendoreve është përgjegjëse kompania Beton, e cila në katër vitet e fundit, dy here radhazi ka lidhur kontrate dyvjeçare me Qytetin e Shkupit. Kontrata e fundit me këtë kompani do të mbarojë gjatë këtij viti. “Qytetit të Shkupit i kushton 50 mijë euro në vit. Tenderin deri tani e ka pasur…
Ditë më parë, në prezencë të Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, drejtorit për ndërtime kulturore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Vakfit, z. Suat Faruk Giraj, drejtoreshës së Muzeut në Ohër z. Tanja Paskal Buntasheska, u nënshkrua marrvëshja për rekonstruimin dhe ndërtim të minares së Xhamisë së Ali Pashës në Ohër. Me këtë rast, nikoqiri, Muftiu i Ohrit, Samet ef. Ajdari, pas ceremonisë së nënshkrimit të bashkëpunimit, veç të tjerash do të nënvizojë: “Sot është një ditë historike për besimtarët dhe qytetarët e qytetit të Ohrit, ngase do të realizohet një projekt renovimi dhe rekonstruimi i Xhamisë së Ali Pashës…
Të dhënat zyrtare të publikuara ditëve të fundit tregojnë për shpenzimet marramendëse të ministrave shqiptarë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, shkruan Gazeta Express. I pari në këtë listë është Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili vetëm për ushqim dhe shërbime hotelierike ka shpenzuar 14,079 euro, në periudhë prej 6 muajve. Ajo është bie në sy është se ministrat maqedonas kanë shpenzuar shumëfish më pak, madje duke pasur edhe angazhime më të mëdha. Ja lista e ministrave dhe shpenzimet e tyre: Kreshnik Bekteshi 14,079 Euro, Ekonomi Bujar Osmani 13,240, Çështje Evropiane Bilen Saliji 12,224, Drejtësi Sadula Duraku 8,448, Ambient…