Author: Semi

Pasi qeveria vendosi që të ndërprejë marrëveshjen me koncesionerin për ndërtimin e minierës Kazandoll, zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli ka deklaruar se ky rast nuk dëshiron të politizohet, pasi sipas tij, porositë janë të qarta. “Mosrespektimi i procedurës është i qartë. Në Komisionin për sisteme ekonomike të premten kaloi vendimi për heqjen e koncesionit dhe mbetet Qeveria të marrë vendim. Kuptohet ne vlerësojmë dhe jemi thellë të bindur se procedurat janë respektuar, obligimet në pajtim me ligjin nuk u miratuan. Për këtë arsye edhe sjellim vendim të tillë. Besoj se nuk do të hyjnë në një…

Lexo më Shumë

Pas shtatë javësh, sërish dëgjohet zilja e mësimit në Shkollën Fillore “Kemal Ataturk” të fshatit Vërtekicë të Studeniçanit. https://youtu.be/sJJxVw2Qml8 Pas bojkotit nxënësit janë kthyer në bankat shkollore. Inspektorati i arsimit vendosi që të rikthejë paralelen e pezulluar, duke hedhur poshtë vendimin e Komunës së Studeniçanit që nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën, të mësojnë në një klasë të përbashkët. “Mësimi po zhvillohet normalisht, nxënësit kanë filluar të vijnë dhe të vijojnë mësimin. Nxënësit e klasave të larta kanë filluar para tri javësh, kurse klasat e ulëta nga dita e hënë vijnë me rregull”, tha Gjylser Aliu, arsimtar.…

Lexo më Shumë

Pesimizëm në raport të mundësisë për zgjidhje të kontestit të emrit, ka shprehur ish-shefja e diplomacisë greke, ndërsa tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakoyannis. Në intervistë për radion “Tema” ajo e komenton edhe deklaratën e sotme të liderit të Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos, i cili tha se asnjëherë nuk do të lejojnë përdorimin e termin “Maqedonia”. “Kamenos nuk do të bëjë asgjë. Ai është i ngjitur për kolltukun, as në ëndërr nuk mundej ta shihte se do të vinte dikush ta bëjë ministër të Mbrojtjes. Shumë të rënda më duken punët për zgjidhje, nuk e kam ndjenjën…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, z. Valmir Aziri, sot vizituan Teatrin Shqiptar në Shkup. Zëvendëskryeministri Lika dhe sekretari Aziri realizuan takim me drejtorin e teatrit z. Adem Karaga i cili i njoftoi për rrjedhën e punimeve për rikonstruimin e Teatrit, duke potencuar se projekti i paraparë do të jetë konform standardeve evropiane. Karaga theksoi se gjatë këtij viti do të përfundojnë punimet dhe Teatri do t’i hapë dyert për publikun. Njëherit ai falënderoi z.…

Lexo më Shumë

Për Rikonstrumi i Qeverisë dhe për zgjerimin e mundshëm të shumicës qeverisëse po diskutohet brenda partive që janë pjesë e tanishme e koalicionit qeveritar, por nuk ka vendime konkrete për ndarjen e re të mundshme të resoreve ministrore. Zv. kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika, në një prononcim për Alsat-M, ka deklaruar se akoma nuk është e qartë nëse do të arrihet zgjerimi i shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar. I pyetur nëse partia e tij do të mbështesë përfshirjen e Besës dhe PDSH në ekzekutiv, Lika tha se brenda këtij subjekti ka mendime “për” dhe “kundër” por…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar për pikat të cilat janë diskutuar nga ministrat në seancën e sotme qeveritare. Ai njoftoi se qeveria ka ndërprerë marrëveshjen për ndërtimin e minierës në Kazandol dhe tha se vendimi do të hyjë në fuqi një ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, njofton Telegrafi Maqedoni. Në lidhje me Ligjin e gjuhëve, Zaev tha se janë duke shqyrtuar mundësinë që të dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për veprimet e presidentit Gjorge Ivanov për mos dekretimin e ligjit dhe ftoi presidentin Gjorge Ivanov që ta nënshkruajë të njëjtin, njofton Telegrafi…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e Mitko Çavkovit, Jasminka në FB publikoi dy fotografi me bashkëshortin e saj, i cili u lirua nga burgu në paraburgim shtëpiak. Më fotografi të dy shihen të buzëqeshur dhe të përqafuar, shkruan Ohridskaj. Çavkova ka shkruar shkurt “Домаа…!“. (Në shtëpiiii). Ish ministri Çavkov dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dje u liruan nga burgu, kurse Gjykata Supreme u caktoi paraburgim shtëpiak, transmeton Gazeta Lajm. Çavkov ka disa padi për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Lexo më Shumë

Aleksandër Alekseev, këshilltari i pare për kulturë, arsim, shkencë dhe sport, në Ambasadën ruse në Maqedoni, jo zyrtarisht është diplomati që Maqedonia ka vendosur ta dëbojë për shkak të tentimit për marrjen e informacioneve të klasifikuara dhe të ndjeshme. Burime të TV21 thonë se ai tashmë 10 vite është përfaqësues i Federatës Ruse në Maqedoni dhe është simptomatike ajo që tani shteti vendosi që ta dëbojë për shkak të arsyeve që i theksoi MPJ-ja. TV21 kontaktoi edhe me Ambasadën ruse në Shkup, por prej atje nuk duan që të komentojnë spekulimet, përkatësisht nuk duan që të vërtetojnë se a bëhet…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe njëkohësisht alarmon opinionin publik se qeveria LSDM dhe BDI jo se nuk e ka ndërmend ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, po ky koalicion e trafikon drejtësinë në interes të pazareve politike. Këtë më së miri e dëshmon edhe vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e deputetëve të VMRO-së të cilët janë të dyshuar dhe të akuzuar për ngjarjen e 27 Prillit gjatë sulmit ndaj Kuvendit dhe deputetëve të tij, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ky institucion më i lartë gjyqësor I cili udhëhiqet nga Jovo…

Lexo më Shumë

Shoqata e mjekëve është duke u përgatitur për grevë. Ata mendojnë që një ditë nga java e ardhshme nuk do të japin reçeta për sëmundjet kronike. Mjekja Lilija Çolakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së mjekëve privat në Maqedoni, thotë se kanë pasur takime dhe se shumcia e tyre kanë deklaruar shprehjen e revoltës në këtë mënyrë, me çka askush nuk i zgjidh problemet me të cilat përballen, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ideja është që një ditë mos të pranojmë pacient me sëmundje kronike dhe të mos japim terapi kronike. Çdo gjë shqyrtohet me urgjencë dhe do ta përcjellim ashtu si duhet.…

Lexo më Shumë

“Paga minimale ka dhënë rezultatet e pritura. Kjo përveç që ka barazuar të puësuarit në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpuctarisë me grandet e dhëna, ka sjellur edhe rritjen e rrogës mesatare në këto sektor, por edhe rritjen e rrogës mesatare në Maqedoni për 5.6 për qind”, deklaroi sot Ministrja e për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska. Ajo tha se me këtë është arritur mesatarja e rrogës në prodhimtarinë e veshjeve për 16 për qind, ndërsa në industrin tekstile më shumë se 24 për qind, apo 3.870 denarë rritje. Drejtori i “Okiteks” Mile Milenkovski, i cili së bashku me…

Lexo më Shumë

Ish-gjykatësi kushtetues Igor Spireski, thotë se as presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin e Ligjit për Gjuhët dhe as Kuvendi s’ka të drejtë ta shpall në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e tij. Sipas Siperskit, Kushtetuta parasheh obligimin për presidentin që të nënshkruajë dekretin e ligjit pasi miratohet në Kuvend, por nuk parasheh zgjidhje alternative nëse ai nuk e përmbush këtë obligim kushtetues. “Në Kushtetutë ekziston një dispozitë e pakushtëzueshme që e obligon presidentin e shtetit kur ligji miratohet me shumicë, që ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij. Kjo dispozitë nuk parasheh asnjë bazë, kusht, presidenti për ti vlerësuar. Thjesht presidenti është i obliguar ta bëjë atë”. /albeu.com/

Lexo më Shumë