Ndalesa për furnizimin e dyqaneve me mallra në zonën qendrore të Shkupit mbetet të vlejë dhe ajo do të jetë e përhershme. Masa ishte miratuar në dhjetor vitin e kaluar dhe duhej të vlente deri më 31 mars. Shillegovi thotë se pavarësisht masës së këtillë, u tregua se subjektet juridike mund të funksionojnë në mënyrë normale. “Në periudhën në të cilën ishte lejuar furnizimi në zonën qendrore të Qytetit është regjistruar frekuentim i ulur i qytetarëve dhe automjeteve. Prandaj, konsiderojmë se në periudhën, që ka kaluar mirë, mund t’i kënaqin nevojat e tyre edhe ata që i dorëzojnë mallrat, por…
Author: Semi
Prindërit i ka kapur frika, që kur u përhapën informacione se në shkollën fillore “Vlado Tasevki” në Kozle ka të sëmurë nga zgjebja, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rrjetet sociale janë “përmbytur” nga komentet për ngjarjet, ndërsa prindërit askush nuk i ka informuar për sëmundjet. Zgjebja në shkollën “Vlado Taseski”. Unë si nënë, e kamë kuptuar nga një nënë tjetër se fëmija im është në rrezik. Së paku ato janë të detyruar të më lajmërojnë. Kurir shkruan se Ministria për Arsim dhe Shkencë e kanë vërtetuar lajmin. Bëhet fjalë për dy fëmijë nga e njëjta familje. Pas raportimit të rastit, menjëher ekipi…
Policia e Maqedonisë është duke përcjellur zhvillimet në Kosovë, thonë për Gazetën Lajm nga ministria e punëve të brendshme. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se edhe pse situata po monitorohet, tani për tani nuk ka ndonjë vendim për rritje të nivelit të gatishmërisë së policisë. “Kuptohet që ne përcjellim të gjitha zhvillimet që ndodhin dhe varësisht prej zhvillimit të situatës edhe sjellim vendime”, tha Angellovski për Lajm. Ndryshe, situata në Kosovë u tensionua pas arrestimit të pardjeshëm të zyrtarit serb Marko Gjuriq nga forcat speciale të policisë së Kosovës, si dhe pas mbledhjes së komunave serbe në Mitrovicë për…
Rreth 800 kilometra do të ndërohten, riparohen dhe janë siguruar rreth 270 milionë euro, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke e prezantuar strategjinë dhe planet të Qeverisë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski njoftoi se do të tejkalohen të gjitha pengesat në autostradën Demi Kapi-Smokvicë dhe pritet që të lëshohet për përodrim në fund të prillit, kurse autostrada Milladinoc- Shtip të kryhet deri në fund të shtatorit. Një pjesë e këtyre mjeteve buxhetore janë siguruar nga buxheti shtetëror, kurse një pjesë nga institucionet ndërkombëtare. Punimet në autostradën Kërçovë-Ohër do të vazhdojnë dhe afati i…
Disa shqiptarë të dënuar me burg, të cilët dënimin e vuajnë në burgun e Manastirit, nga nesër do të hyjnë në grevë urie, shkruan Fakte. Sipas tyre, kushtet aty janë aq të këqija sa që krahasojnë me burgun famëkeq të Guantanamos. Të burgosurit shqiptarë në Manastir ankohen edhe për diskriminim në baza etnike dhe fetare. Njëkohësisht kërkojnë solidarizim me ta nga të gjithë në përmirësimin e gjendjes. Ata kanë shkruar: “Burgu i Manastirit, Guantanamo e Maqedonisë #Grevë_Urie #Shpërndaje Të nderuar, në burgun e Manastirit padrejtësisht mbahen disa shqiptarë, në mesin e tyre edhe hoxha Rexhep Memishi, i cili është i…
Një komision i formuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë është duke hetuar se si u kuruan njëzetë pacientë me tuberkulozë në Institutin për TBC në Shkup. Dosjet mjekësore do të analizohen nga komisioni profesional, pas së cilës do të vërtetohet nëse këta pacientë kanë marrë terapi dhe ilaçe, pa patur nevojë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtori i Institutit për TBC mohon që të jenë kuruar pacientë, pa qenë të diagnostifikuar me tuberkulozë. Në bisedë me 24Vesti, drejtori thotë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti, duke sqaruar se pacientët fillimisht janë kuruar te mjekët amë të cilët nuk kanë…
Universiteti i Tetovës, me një mbledhje komemorative, ka kujtuar punën dhe kontributin e profesoreshës universitare, Flora Sela – Kastrati, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë. Të pranishmit vlerësuan punën dhe kontributin e saj në Fakultetin Filozofik. “Prof. dr. Flora Kastrati, ndër vite ka dhënë kontribut të çmuar për edukimin e gjeneratave të tëra. Sikundër ka zhvilluar aktivitete të shumta si veprimtare e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, vepra e saj do të na udhëheq drejt dijes dhe përparimit”,- theksoi rektori i UT-së, Vullnet Ameti. “Ishte gjithnjë e para që sakrifikoi veten, vetëm e vetëm që ne të realizojmë qëllimet…
Aleksandar Nikollovski, zv.kryetar i OBRM-PDUKM-së e ka përshëndetur vendimin qeveritar për largimin e një diplomati rus nga Maqedonia. Sipas tij, veprimi është në rregull, dhe se Moska nuk është partnere e Maqedonisë, por Brukseli, Londra e ëashingtoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në intervistën e tij për emisionin “200”, në Alsat-M, Nikollovski thotë se nuk është në rregull që të mos ndahen informacione me opozitën, dhe të mos ketë konsultime. Njiherit Nikollovski e ka dënuar rastin e helmimit të një agjenti të dyfishtë në Britani të Madhe, për të cilin rast, faji hidhet te Rusia. Ndërsa Ambasada ruse në Shkup e komenton…
Katër persona janë arrestuar gjatë mesnatës , pas rastit të sulmit fizik ndaj një pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Sipas MPB-së, polici ka dëgjuar trokitje para objektit dhe kur ka dalë jashtë ka hetuar disa persona të panjohur, njëri nga të cilët e ka sulmuar. Për këtë rast, janë arrestuar M.J (30) dhe F.B (30), nga Shkupi, si edhe B.D (29), nga Kumanova dhe V.D (32), nga Tetova. Janë marrë pasat për të ndriçuar rastin.
Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, organizata për çështje ekologjike, “Eco Guerilla”e ka përshëndetur vendimin qeveritar për shkëputjen e marrëveshjes me koncesionerin e minierës Kazandoll, në rrethinë të Vallandovës, Dojranit dhe Bogdancit. Në kumtesë mes tjerash thuhet se “vendimin e fundit të qeverisë për të prishur marrëveshjen me koncesionerin e minierës Kazandoll në rrethin e Valandovës, Dojranit dhe Bogdancit Eco Guerilla e vlerëson si vendim të drejtë, të guximshëm dhe mbi të gjitha të duhur. Ndikimi negativ që minierat kanë në mjedisin jetësor duhet të merret parasysh para çdo aspekti ekonomik. Dëmet që shkaktohen nga minierat janë të pandreqshme dhe…
Dëbimi i diplomatit u bë pas konsultimeve të MPJ-së me aleatët e BE-së dhe të NATO-s dhe në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe për shkak të rastit “Skripal”. Shefi i Diplomacisë maqedonase arsyetoi vendimin me faktin se diplomati i dëbuar “ka dalë nga korniza e mandatit të tij diplomatik”. Presidenti, Gjorge Ivanov, e cilësoi të shpejtuar veprimin e MPJ-së, ndërsa kryeministri Zaev potencoi se dëbimi i diplomatit nuk do të duhej të ndikojë në raportet e Shkupit me Moskën. “Momentalisht nuk ka asgjë të re, vendimin tonë dje e sqaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, dhe kryeministri,…
Shoferë nga Maqedonia po japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës për t’u nisur drejt Maltës, si një destinacion i ri për punësim. Sipas portalit SDK, dhjetë shoferë të NP “Shkupi” tashmë janë tërhequr, kurse dorëheqje kanë paralajmëruar edhe 18 të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Krisitjan Çushkov, drejtor i kësaj ndërmarrje publike transportuese thotë se disa të punësuar kanë dhënë dorëheqje, por kjo nuk shkakton problem për funksionimin e transportit publik. Ai ka konfirmuar se dorëheqjet jepen për shkak të mundesisë së punës në Maltë, në transportin publik të këtij vendi. Për në Maltë pritet të nisen rreth 60…