Nxënësit e shkollës fillore periferike “Bedri Tahiri”, do të ngrinin së ftohti nëse nuk do të ishin mësuesit e tyre që do të siguronin dru për ngrohjen e klasave, të cilat për t’i sjellë në shkollë i kanë mbajtur vet nxënësit. Sipas njërit prej mësuesve në këtë shkollë, Murat Ametit, shkolla nuk ka pasur dru për nxjemje, sepse reshjet e borës kanë vonuar porosinë. “Për arsye që mos të humbim orët edhe ditët e mësimit kemi vepruar në këtë mënyrë. Para disa ditëve janë fotografuar një grup nxënësish me karroca me dru. Është e vërtetë që ata kanë sjellë dru…
Author: Semi
Deputeti Kahremani nuk heq dorë nga drejtësia për rastin “Alfa”. Ai sot përsëri e pyeti ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministrin e Drejtësisë se pse nuk merren në konsideratë faktet dhe provat, por Rexhail Qerimi mbahet në burg padrejtësisht. Ministri Spasovksi u përgjigj se akoma nuk i kanë verifikuar ato fakte. Megjithatë deputeti Kahremani përsëriti se ai nuk do të jeqë dorë nga kjo pyetje deri në zbardhjen e rastit. Ndryshe e lëmë të përsëriten raste si ai i Sopotit, kur konstatimi i pafajësisë mund të vijë aq vonë.
Doganat e Maqedonisë njoftojnë se në vendkalmin kufitar në Deve Bait është penguat kontrabandimi i 10 kilogramëve marihuanë. Gjatë tentimit të daljes nga Maqednia, më 27 mars është raportuar se një veturë me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, po transportonte marihuanë. Gjatë kontrollit janë gjetur 16 pako. Ndaj drejtuesit të automjetit është ngritur kallëzim penal dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë./Telegrafi/
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik kanë prezantuar sot para bizneseve masat e planit për rritje ekonomike nga shtylla e tretë, të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. Masat u prezantuan nga drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Desportovski, dhe më pas kishte hapësirë për diskutim nga ana e kompanive. Shtylla e tretë përfshin në vete përkrahjen për kompanitë e vogla dhe të mesme që kanë tendencë të rritjes. Këtu është paraparë përkrahje financiare për zhvillim teknologjik të kompanive duke…
Deputeti Amdi Bajram nga Lidhja e Romëve ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev që të angazhoj një pjesëtar të komuniteti rom në kabinetin e tij. Përgjigja e kryeministrit ishte se tani ka të hapur konkurs dhe se muajin e ardhshëm do të angazhoj këshilltar të posaçëm për çështjet rome. Kryeministri Zaev dëshiroi të përgjigjet edhe për pyetjen e Amdi Bajramit lidhur me ilaçet por në ato momente, fjalimin e kryeministri Zaev e ndërpreu nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, duke thënë se për këtë çështje deputeti ka marrë përgjigje nga ministri i shëndetësisë dhe ka ka thënë se ka mbetur i…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se partia e tij në maj do të fillojë me protesta për rrëzimin nga pushteti të Zoran Zaevit. Nga Sopishtja, Mickoski porositi se sërish do të jetë me popullin dhe në maj do të nisen që ta rrëzojnë për t’ia treguar vendin e duhur, siç thotë, në anën e errët të historisë. Paraprakisht, Mickoski pranoi se më 27 prill ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë, duke u shprehur se edhe atëherë ka qenë me popullin.
Një person i maskuar rreth orës 1:20, nën kërcënimin me pistoletë, bëri një grabitje në një kazino në Shkup. Incidenti ndodhi në një kazino në rrugën “Vasil Chakalarov”, kur sulmuesi ka kryer grabitje mbi dy punonjës dhe ka marrë 200,000 denarë, përcjell TetovaSot. Policia ka kryer inspektim në vendngjarje, dhe janë duke u ndërmarrë masa për të gjetur kryerësin.
Partia Liberale e Maqedonisë (PLM) konsideron se rritja e tatimit personal në 18%, për ata që kanë të ardhura mbi 1000 euro, do të ishte një hap i gabuar. Sipas tyre, me këtë veprim dënohen të gjithë ata që kanë rroga për një jetë të mirë në Maqedoni, pra ata që fillojnë të krijojnë klasën e mesme. Kjo parti konsideron se me këtë hap rëndohen të rinjtë që i takojnë pjesës më kreative të shoqërisë, duke shtuar se taksa e sheshtë ishte propozim i Bankës Botërore, dhe jo vepër e Nikolla Gruevskit.
Sot në orët e mëngjesit janë arrestuar 5 persona të nacionalitetit turk, punëtorë të kolegjit “Mehmet Akif”. Sipas informacioneve, 3 persona janë arrestuar në Gjakovë dhe dy të tjerë në Prizren. Kolegji “Mehmet Akif” konfirmoi se të arrestuar janë: Drejtori i përgjithshëm i Kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden; zëvendës drejtori i përgjithshëm, Yusuf Karabina; drejtori i shkollës në Gjakovë, Karaman Demirez; Cihan Oskan dhe Hasan H. Gunakan. Kolegji tha se “ende nuk dihet vendndodhja e tyre”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani nuk dha detaje për arrestimet por konfirmoi se “Policia është duke e realizuar një operacion”. “Për detaje…
Me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Minsitrisë për Shëndetësi, qeveria e rishikoi dhe miratoi informacionin për të liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore personat deri 18 vjeç, familjet e të cilëve janë shfrytëtues të ndihmës sociale. Në seancën e djeshme të qeverisë, është shqyrtuar dhe miratua mbi fillimin e projektit për ndërtimin e Kompleksit Qendrës Klinke Univerzitare në Komunën e Karposhit. Qeveria obligoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes dhe institucionet përkatëse në Komunën e Karposhit, të bëjnë ndryshime në dokumentet urbanistike dhe kadastrale dhe dokumentet tjera të planifikuara urbanistike për vitin 2018. Me këtë…
Pas ndodhive të djeshme, pa pardon mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë është shtet i robëruar nga ana e LSDM-së, thotë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev. Ai dhe partia e tij konsiderojnë se ligjet nuk zbatohen, institucionet po keqpërdoren dhe përdoren vetëm për të treguar forcë politike, duke frikësuar dhe duke luajtur me fatin e njerëzve. Reagimi i tyre ka të bëjë me personat e akuzuar për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, të cilët u lëshuan nga paraburgimi, por prapë u kthyen në burgun e Shutkës. “Organet gjyqësore, nën trysni të pushtetit, janë duke luajtur me…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe delegacioni i OSBE-së në Shkup, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në kuadër të cilit është parashikuar të organizohen trajnime dhe ngjarje, të cilët kanë për qëllim të përmirësojnë sigurinë e gazetarëve dhe të përmirësohet cilësia e raportimit të gazetarëve. Memorandumi parasheh organizimin e gjashtë trajnimeve për gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, të cilët do të përqendrohen në mbulimin e ngjarjeve me rrezik të lartë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të publikohet edhe doracak për sigurinë e gazetarëve, ndërsa me ngjarje të përbashkët do të shënohet edhe 2 nëntori, Dita ndërkombëtare për luftë…