Author: Semi

Kryeministri Zoran Zaev beson se deri më 15 prill do të plotësohen të gjitha vendet vakante në ekzekutiv. Gjatë kësaj periudhe do të tentohet të miratohen edhe të gjitha ligjet reformuese. Madje kjo mësohet të kishte qenë një nga pikat kryesore të takimit të djeshëm me partnerin e tij të koalicionit, Ali Ahmetin. Vendimet e mëdha kërkojnë përkrahje me të madhe, tha Zaev duke aluduar në ndryshimin e emrit dhe votimin e ligjeve reformuese, si kusht për përparimin në proceset euro-atlantike, gjë që normalisht kërkon edhe numra në Parlament. Zaev thotë se do të bisedojë me të gjitha partitë politike…

Lexo më Shumë

Policia dy herë ka qenë për kontroll në shtëpinë e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, njëherë në orën 6 pasdite më 27 mars, ndërsa herën e dytë dy orë e gjysmë më vonë. Por të dyja herët askush nuk ua ka hapur derën. Kontrolli është bërë sepse Çavkovit me vendim të Gjykatës Supreme iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Pasi Prokuroria në gjykatë ngriti aktakuzë, u kërkua paraburgim i sërishëm edhe për Çavkovin, ndërsa një nga arsyet kryesore pse ai sërish është kthyer në Shutkë, është se ai në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme, kokë më vete arrestin shtëpiak nuk e ka mbajtur në…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Shtip, deri te Prokuroria Publike në Shtip ka ngritur padi penale kundër L.B. (57) nga Shtipi, i punësuar në MPB, për shkak të dyshimit për “marrje ryshfeti”, ndërsa gjykatësi nga seanca e më hershme i  caktoi paraburgim për 30 ditë. L.B. me 23 mars të këtij viti, nga shtetas të huaj ka kërkuar 300 euro për mosgritje padie për thyerje të ligjit nga ana e të huajve, për të cilën dënimi ishte nga 540 deri 1.600 euro. Polici, më 28 mars, për mosngritje të padisë ka marrë 300 euro.

Lexo më Shumë

Me rastin e 25 vjetorit të operimit të USAID-it në Maqedoni, sot u mbajt konferenca “Rruga e Maqedonisë nga zhvillimi në vetëqëndrueshmëri”. Në konferencë folën liderë nga Maqedonia që janë pjesë e sipërmarrësisë, pastaj nga shoqëria civile, arsimi, sipërmarrësia sociale, etj. Sipas të dhënave të shpalosura në konferencë, USAID në Maqedoni ka mbështetur 157 projekte në sferën e përfshirjes në arsim, demokraci dhe zhvillim ekonomik. Për këto projekte janë dhënë 610 milionë dollarë amerikan.

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka deklaruar se tani për tani Qeveria është duke përpunuar analizat për të kuptuar se cilat janë përfitimet e rritjes së taksës personale për personat që fitojnë më shumë. Sipas tij, shifrat duhet të publikohen me përgjegjësi dhe në bazë të analizave që janë duke u përpunuar. Angjushev konsideron se mediat e kanë raportuar këtë propozim për rritje në mënyrë jokorrekte, duke shtuar se arsyetimi i tij është se rritja duhet të ndodhë për shkak të drejtësisë sociale në Maqedoni. Përndryshe, propozimi për rritjen e taksës personale ka shkaktuar reagime kundër kësaj rritje.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka shpalosur detaje në lidhje me takimin e tij të mbrëmshëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në Kuvendin e Maqedonisë. Sipas tij, në takim është biseduar për çështjen e emrit me Greqinë, pritshmëritë nga takimi i sotëm në Vjenë dhe për zgjerimin e koalicionit qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në konferencën për shty, Zaev ka theksuar se Qeveria ka nevojë për një shumicë parlamentare më stabile, pasi që afrohet një sezonë e vendimeve serioze. Ai bëri të ditur se deri më 10 prill duhet të plotësohen vendet e zv. ministrave që janë të lira, vendet e drejtorive…

Lexo më Shumë

Nexhmedin Marevci dhe bashkëshortja e tij Sabria, në qershor të vitit 2016 e morën vendimin më të vështirë të jetës së tyre: Të arratisen nga Maqedonia për të ardhur në Belgjikë. Arsyeja e tyre është rrëqethëse: Ata duan ta shpëtojnë fëmijën e tyre, viktimë e një sëmundje të rëndë, e cila në Maqedoni nuk mund të trajtohet në mënyrë të duhur. Përderisa fëmija i tyre, Nazifi ende gjendet në spital, në rrezik për jetë, prindërit e tij e kanë pranuar kërcënimin për tu larguar nga territori belg! Asnjëherë në jetë, me përjashtim të para pesë viteve, Sabrie dhe Nexhmedin Marevci…

Lexo më Shumë

Analisti politik amerikan, Daniel Serwer ka deklaruar për agjencinë e lajmeve AIM se është koha që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhet. Sipas tij, kjo d të ishte në të mirë të të dy vendeve, Greqisë dhe Maqedonisë, por edhe për rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Serwer thotë se do të gëzohet nëse do të gjindej zgjidhja, megjithatë mendon se edhe nëse nuk ndodh kjo gjë, Maqedonia duhet të hyjë në NATO me referencën e përkohshme IRJM. Analisti amerikan konsideron se Greqia do të njollosej nëse nuk do të respektohej vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me marrëveshjen…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur u shfaq në Televizionin Sitel rreth orës 21:00 dhe tha se kishte thënë se në studio ka një bombë të vendosur. Menjëherë pas lajmërimit ishte informuar policia, ndërsa ekipet nga MPB, duke përfshirë edhe ekipet antiterroriste kanë dalur në teren. Pas inspektimit është vërtetuar se bëhet fjalë për kërcënim të rrejshëm. ”Më 29 mars 2018 rreth orës 21:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, u raportua se një person i panjohur u shfaq në TV Sitel dhe tha se në studio kishte një pajisje shpërthyese. Në vendngjarje, u drejtuan drejtuesit e policisë dhe njësiti…

Lexo më Shumë

Ndërmarja Publike për Rrugët e Maqedonisë do të angazhojë këshilltar të ri për marrëdhënie me publikun, ku është paraparë që të merr rrogë mbi 500 euro, shkruan Telegrafi Maqedoni. Këshilltari i ri për marrdhënie me publikun do të punësohet prej më 31.12.2018. Kandidatët duhet të kenë përvojë pune prej tre vjetësh, të paktën të ketë 240 kredi të ECTS ose të përfunduar VI / 1 në fushën e drejtësisë, shkenca politike apo literaturë. Po ashtu duhet të dijë një nga tre gjuhët e përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht) dhe të ketë njohuri nga programet kompjuterike dhe punë…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve në Maqedoni, gjë që ka çuar në rritjen e ankesave pranë zyrës së tij. Gjatë vitit 2017 janë paraqitur mbi 4 mijë parashtresa dhe në më shumë se 1100 prej tyre janë konstatuar shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ankesat kryesore sipas avokatit Ixhet Mehmeti kanë të bëjnë me institucionet gjyqësore ku është konstatuar drejtësi selektive, e vonuar dhe joprofesionale. Mirëpi nuk mungojnë as ankesat për partizimin e administratës. “Drejtësia selektive është gjithnjë e më e pranishme, administrata publike e…

Lexo më Shumë

Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Mlladen Dodevski dhe Dejan Davidovski – Desho fshihen në Maqedoni. Alsat M jozyrtarisht mësoi se ndonëse ndaj tyre u lëshua urdhër arrest ndërkombëtar për inkursionin e përgjakshëm në Parlament më 27 prill, ata nuk e kanë kaluar kufirin. Mbrëmë vonë, u paraqit vet në burgun e Shutkës, Nikolla Mitrevski – Koljo, i cili së bashku me tre të tjerët ishin të pakapshëm për policinë. Ndërkohë, nga Ministria e Brendshme thonë se po marrin masa për gjetjen e të tjerëve. Prokuroria ndërpreu procedimet për këta katër persona sepse ata ishin në arrati, por në akuzë është theksuar…

Lexo më Shumë