Pas përgënjeshtrimit të MPJ-së greke se Maqedonia ka pranuar të bëjë ndryshime të Kushtetutës, edhe vetë ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, Nikola Dimirov shkroi në Twitter, duke thënë se negociatat për emrin janë në fazë delikate dhe se spekulimet janë të dëmshme për tërë procesin përcjell Telegrafi Maqedoni. “Procesi i negociatave për çështjen e emrit është në një fazë delikate dhe spekulimet nga media të caktuara janë të dëmshme. Unë qëndroj në deklaratën time publike dhe e informoj publikun se nuk kam dhënë deklarata joformale shtesë”, shkroi Dimitrov. Pas takimit të djeshëm në Vjenë me ndërmjetësin e KB-së, Matthew…
Author: Semi
Stejt Departamenti Amerikan në një deklaratë për AIM sot theksoi se SHBA-të janë krenarë që Maqedonia u bashkangjit në aksionin e përbashkët amerikane-evropiane kundër Rusisë për sjelljen e saj të papërgjegjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Republika e Maqedonisë para dy ditësh bëri dëbimin e një diplomati rus dhe u bë pjesë e akisonit të SHBA-ve, Kanadasë dhe 20 shteteve tjera evropiane në të cilin u dëbuan gjithsej 139 diplomatë dhe agjentë rus nga këto shtete si përgjigje ndaj sulmit me agjens helmues nervor, të kryer në Salisbury të Anglisë. “Treguam qartë se jemi solidarë me Britaninë e Madhe dhe dërguam porosi të…
Siguria dhe shëndeti gjatë punës (SSHP) në Maqedoni ende nuk është në nivel të kënaqshëm, u tha në seminarin dyditor në Pehçevë, të cilin e organizon Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës. Siç theksoi Andrijana Zafirovska nga Shoqata, qëllimi i trajnimit është bartja e diturive dhe aftësive për diseminim, si dhe këmbim i praktikës së mirë mes profesionistëve nga fusha e SSHP-së, punëdhënësit dhe të punësuarit përmes prezantimit të moduleve të përgatitura nga ekspertë eminentë, por edhe të reviduar nga ana e institucioneve të BE-së. “Është fakt se gjendja për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës ende nuk është sjellë…
Sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim ndërtesa e re e Gjykatës Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas paralajmërimeve ceremonia e hapjes do të mbahet në mesditë në sallën e madhe ku do të marrin pjesë përfaqësues të organeve gjyqësore të shtetit dhe dimplomatë vendas dhe të huaj. Në takim me gazetarët, kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev deklaroi se ndërtesa do të fillojë me punë nga dita e hënë, ndësa si lëndë të parë në punën e objektit të ri e paralajmëroi rastin “Titanik”, të Prokurorisë Speaciale të Maqedonisë, ku të akuzuar për parregullsi zgjedhore janë ish kryeministri Nikolla…
Ministria për Mbrojtje e Republikës së Maqedonsië në web-faqen e saj e publikoi konkursin për punësim të 125 ushtarëve profesional në ARM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska kumtoi se janë planifikuar 375 punësime të reja të ushtarëve profesional të cilët duhet ta përforcojnë strukturën e ARM-së. Kandidatët që do të zgjidhen do të nënshkruajnë kontratë pune me afat të caktuar, me kohëzgjatje pre 3 vitesh. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonsië, të jenë të moshës madhore, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike, të kenë të kryer shkollën e mesme, të kenë të…
Në rrugën rajonale Markova Noga – Resnjë, në afërsi të fshatit Makazi, komunikacioni ridrejtohet në rrugë anësore për shkak të rrëshqitjes së dheut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga LAMM informojnë se komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë zhvillohet në korsi kryesisht të thata.
Burhan Saliu, Osman Osmani dhe Rexhep Memishi, janë tre të burgosurit të cilët që dje kanë filluar grevë urie në burgun e Manastirit. Ata ankohen për kushtet e vështira, torturë psikologjike dhe diskriminim në bazë religjioze dhe etnike. TV21 në telefon bisedoi me të burgosurit që po mbajnë grevë. “Dua të ju them se kushtet janë shumë të këqija. Po më mbajnë të izoluar dy vite në dhomë 4 me 4. Kushtet janë shumë të këqija. Gjithashtu familja ime është shumë larg, nga Shkupi udhëtojnë për në Manastir. 400 kilometra me fëmijë të vogël. Djali më nuk më njeh. Edhe kjo gjithashtu ndikon…
Ka përparim në negociatat për emrin, por mbeten çështjet më të rënda. Ata, siç përparojnë negociatat, dalin në sipërfaqe dhe duhet të tejkalohen. Të arriturat japin shpresë për optimizëm për arritjen e marrëveshjes me kompromis. Këto janë pjesë e konstatimeve të ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias si dhe të ndërmjetësit Matthew Nimetz pas bisedimeve të djeshme në Vjenë. “Ka avancim të kushtëzuar në negociata, sepse siç vazhdojmë më tej, arrijmë te çështjet më të rënda. Edhe nga ana jonë edhe nga ana e tyre ka shumë për të menduar, për të…
Dokumentari i parë i Zona Express i është kushtuar rrëzimit të dy aeroplanëve në Maqedoni në vitin 1993″>1993, e ku humbën jetën 200 shqiptarë – pjesa dërrmuese shqiptarë nga Kosova. Pjesa e parë e dokumentarit hedh dritë mbi rrëzimin e aeroplanit të parë, më 5 mars 1993″>1993 në Shkup. Në dokumentar flasin të mbijetuar të aksidentit dhe familjarë të viktimave. A ishte ky një inskenim i Beogradit për të vrarë shqiptarë që në atë kohë po përpiqeshin të shkonin në vendet perëndimore për një jetë më të mirë? Apo, ky ishte një aksident i zakonshëm? Për gjithkënd, ky ishte një inskenim. Shikojeni dokumentarin për të kuptuar më shumë…
Në Maqedoni sot do të mbajë mot i ndryshueshëm. Gjatë ditës do të jetë mot i ngrohtë dhe me diell, me erë të fortë jugore. Gjatë orëve të mbrëmjes do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri më 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri më 24 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes priten reshje lokale të shiut dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 23 gradë…
Objekti i vjetër i Komunës së Sarajit është shndërruar në deponi. Kjo për shkak se Komuna Saraj në mungesë të hapësirave për mbetje publike të njëjtat i ka mbledhur në objektin e vjetër të komunës së Sarajit. Almakos këtë informacion të marrë disa ditë më parë nga burime brenda komunës e vërtetoi pas vizitës së objektit të komunës së vjetër. “Janë hedhur mbi 50 kamion mbeturina, aty është krijuar një deponi ilegale. Objekti i vjetër i komunës është mbuluar me mbeturina, do ishte mirë ta vërtetoni”, sqaruan burimet tona. Përgjigjen e pyetjes se pse mbeturinat janë mbledhur këtu dhe nuk…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër një të mituri 17-vjeçar nga fshati Uzurmisht, për shkak se ekziston dyshimi se ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë”, kundër personit me inicialet A.A., vjeç 20, nga fshati Radiovcë dhe kundër personit me inicialet M.A., vjeç 18, nga fshatiNovosellë, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “ndihmë”, kurse personat O.B. (23) nga Tetova, A.B. (37) nga Tetova dhe I.S. (26) të dyshuar për kryerjen e veprës penale “fshehje”. Gjatë periudhës kohore nga 5 janari-18 shkurt të këtij viti. i akuzuari i parë me ndihmën e A.A dhe M.A, duke përdorur forcën fizike dhe mjete të forta, me dhunë kanë hapur derët kryesore të shtëpive të gjashtë personave,…