Author: Semi

Në Ohër vazhdon të mbizotërojë mot i keq, me erëra të forta duke bërë që liqeni të dalë përsëri në trotuare ashtu siç ndodhi dy javë më parë. Banorët ndihen të rrezikuar edhe për faktin se gjendja gjatë natës mund të përkeqësohet. Por edhe sinoptikanët nuk presin ndonjë përmirësim të kushteve klimatike. Kjo është gjendje para pak minutash në Ohër.   https://youtu.be/wFy63gKHvWI

Lexo më Shumë

Bukuria e Gjykatës Penale do të vijë nga brenda, porositi kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev, në hapjen e objektit të ri të Gjykatës Penale. Xholev deklaroi se pret që ndryshojë perceptimi i qytetarëve për drejtësinë dhe gjykatat në vend dhe gjykatat të bëhen garantues i drejtësisë. “Gjykata Penale u bë edhe me objekt të ri. Ndërtesa ka 25 salla gjyqësore, përmes 100 zyra, garazhë nëntokësore dhe sistem bashkëkohor për mbikëqyrje dhe teknikë kompjuterësh. Unë do të thoja, bukuria vjen prej brenda, e jo nga jashtë. Gjykata e re bukurinë do ta krijojë nga brenda. Ne të punësuarit…

Lexo më Shumë

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov sot kryen mbikëqyrje të aktiviteteve ndërtimore në pjesën rrugore Negotinë – Demir Kapi, projekt ky me vlerë prej 5 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Siç informoi mbikëqyrja e punimeve, janë në përfundim e sipër punët në korsinë e djathtë. Gjatë periudhës në vijim presim që kompania e ndërtimit të vendosë pajisjet e punës në anën tjetër të rrugës, me qëllim të fillimit të punës në atë anë”, tha ministri Sugareski. Me këtë pjesë Negotinë – Demir Kapi plotësisht do të përfundojë Korridori 10, pasi…

Lexo më Shumë

Radhë të gjata të veturave janë krijuar në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe të Kosovës në Bllacë, ku qytetarët po presin gjatë për kontrollet e dokumentacioneve. E gjitha kjo përshkak të bllokimit të Rrugës së Kombit nga ana e protestuesve dhe djegies së sporteleve për për shkak të vendosjes së pagesës rrugore me një çmim prej 10 eurove.

Lexo më Shumë

Vendimi i presidentit Gjorge Ivanov që të mos e dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, hapë mundësinë që të ngritet interpelancë apo impiçment në Kuvendin e Maqedonisë pasi që ai ka bërë shkelje të nenit 75 të Kushtetutës e cila thotë se presidenti i Republikës e ka për detyrë ta nënshkruajë dekretin nëse për të dytën herë votohet nga Kuvendi. Sipas numrave të shumicës parlamentare, konstatimi i përgjegjësisë, gjegjësisht finalizimi i kësaj procedurës në Kuvend, është e pamundur pa votat e opozitares VMRO-DPMNE, apo pa votat e partisë që vjen edhe vetë presidenti Ivanov. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së,…

Lexo më Shumë

Në fshati Nagoriçan të Ri të Kumanovës është hapur çerdhja për fëmijë dhe ku janë regjistruar vetëm 10 fëmijë. Për këtë projekt janë përkujdesur autoritetet që udhëhiqen nga LSDM, ndërsa në promovim ka marrë pjesë edhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski dhe kryetari i komunës Maksim Dimitrievski. Në fshatrat të banuar shqiptarë si Çerkez, Llopat, Sopot apo lagje periferike shqiptare nuk ka asgjë të tillë, derisa edhe shkollat janë në gjendje të mjerueshme siç është ajo e fshatit Çerkez, informon INA. Edhe pas shumë kërkesave dhe shqetësimeve nuk ka çerdhe për fëmijët shqiptarë dhe ato çerdhe aktuale janë problem për të regjistruar një…

Lexo më Shumë

Fjalia e fundit “Jo me çdo kusht” dje e kryeministrit Zoran Zaev ka shtuar dilemat se ai po mendon që të heq dorë nga zgjerimi i koalicionit qeveritar me partitë e tjera, siç janë krahët e Lëvizjes BESA, sidomos ai i udhëhequr nga Afrim Gashi, që ditëve të fundit është proklamuar se do të jenë pjesë e koalicionit. Siç mëson INA, në BDI ka zëra kundër zgjerimit të koalicionit dhe se këto qëndrime kanë zënë ngushtë edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij që nuk duan që oponenti i tyre më i ashpër politik të bëhet pjesë…

Lexo më Shumë

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka realizuar vazhdimin e tretë të mbledhjes së Kryesisë të filluar më 16 mars, ku ishte biseduar për zbatimin e programit nga ana e pushtetit ekzekutiv qendror si dhe për aktualitetet politike. Në këtë takim, kryetari i Ali Ahmeti ka njoftuar udhëheqësinë e partisë rreth bisedimeve me partnerin e koalicionit në lidhje me zgjerimin e koalicionit parlamentar si dhe në lidhje me negociatat për çështjen e emrit dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Anëtarët e Kryesisë në detaje shqyrtuan rrjedhën e zbatimit të programit dhe e përmbyllën pjesën e informimit nga ana e ministrave,…

Lexo më Shumë

29 vjeçari I.A. nga Shkupi ka humbur jetën në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur dje në rrugën Veles-Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni. Fatkeqësia ka ndodhur në ora 14, në afërsi të fshatit Crnilishtë, ndëmjet autobusit “Temsa Opalin” me targa të Velesit, i drejtuar nga Lj.C.(64( nga Velesi dhe veturës “Skoda Rapid” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.A.(29) nga Shkupi. Sipas informatave të MPB-së, I.A. ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer ekip i Stacionit policor të Sveti Nikollës dhe Prokuror publik.

Lexo më Shumë

Një taksist nga Shkupi ka dashur t’i paguhet 300 denarë më shumë nga një shtetas i huaj. Pasi i huaji ka refuzuar, takstit e ka nisur veturën dhe nuk e ka lejuar të del. Në një moment kur tasksisti ka ngadalësuar lëvizjen, shtetasi i huaj ka kërcyer nga vetura dhe ka ikur. Personi me inicialet R.R nga Karolina e Veriut – SHBA me qëndrim të përkoshëm në Shkup ka paraqitur se rreth orës 16.45 nga sheshi Skënderbeu ka hipur në veturë duke i thënë shoferit që ta dërgojë deri tek një hotel në Shkup. Taksimetri ka treguar shumën prej 110…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme Shkup ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Shkup kundër P.K.(33) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer katër vepra penale “mashtrim”, e dënushme sipas nenit 247 të Kodit Penal të RM-së dhe V.B.(39) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer katër vepra penale “ndihmë në kryerjen e mashtrimit”, sipas nenit 24, pikës 2 të Kodit Penal të RM-së. Me kryerjen e këtyre verprave penale, të dyshuarit kanë arritur përfitime rreth 425.800 denarë. Më 25 të këtij muaji P.K. është burgosur dhe është mbajtur sipas Prokurorisë publike, përderisa ditën e ardhshme,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka uruar besimtarët e konfesionit katolik për festën e Pashkëve. “Festat fetare dhe kremtimi i tyre na rikujtojnë dhe na kthejnë në rrugën kah synimet e vërteta jetësore, dhe ato janë respekti, nderi dhe besimit.Kjo ditë, le të na rikujtojë edhe në qëllimin e përbashkët për jetë më të mirë dhe ardhmëri, si për ne ashtu edhe për gjeneratat që vijnë, pa dallim në përcaktimin etnik apo religjioz”. ​Xhaferi gjithashtu i ka falënderuar për kontributin e Kishës katolike dhe bashkësisë katolike në Republikën e Maqedonisë.

Lexo më Shumë