Author: Semi

Nga Aleanca për Shqiptarët u janë përgjigjur pyetjeve të OBRM-PDUKM-së në lidhje me vendimin e mundshëm të ASH-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Nga ASh thonë se partnerët strategjik të RMV-së, ata që kanë përkrahur në vazhdimësi rrugëtimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së presin nga faktori politik realizimin e ndryshimeve kushtetuese. “Neve na vjen keq që OBRM-PDUKM ka harruar historinë e saj të afërt dhe nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e veta. Kalkulimet elektorale në çështje strategjike janë papjekuri politike për një parti që pretendon se është shtetndërtuese. Pyesim VMRO-DPMNE, cilat janë ato forca ose shtete që…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe tani anëtarë i “Grupit të Zjarrit”, Nevzat Bejta ka hedhur kritika të ashpëra për bashkëpartiakët e tij që nga Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Artan Grubi dhe Valdet Xhaferi. Bejta sonte në Alsat-M u shpreh se në terren askush nuk e pret Ali Ahmetin dhe se humbjen nga Taravari  e ka nga Talat Xhaferi dhe Artan Grubi.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, porositi “Grupin e Zjarrit” se e kanë të gabuar qasjen kur mundohen atë ta paraqesin si diktator, duke përmendur me këtë rast edhe Kim Jong-un, diktatorin e Koresë së Veriut. Megjithatë, Ahmeti tha se nuk do ta përjashtojë askënd nga partia, pavarësisht përplasjeve të ashpra që po ndodhin. “Jo, nga BDI-ja kërkush nuk është përjashtuar deri më tani. Këta janë shokë të mi, bashkëpunëtorë të mi, e kanë shumë gabim qasjen, analizat që i bëjnë, do të thotë unë jam Kim Jong-un si e ka emrin ky i Koresë së Veriut. BDI është, unë mendoj…

Lexo më Shumë

Nevzat Bejta ka lëshuar akuza të rënda ndaj subjektit të cilit I takon, si dhe ndaj bashkëpartiakëve të tij, kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi. Ai ka akuzuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se nga viti 2017 e këndej është në koalicion me Arben Taravarin, ndërsa për zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë – Artan Grubi ka thënë se nuk matet me karat, pasi që siç ka thënë ai, me karat maten veç metalet. “Sa i takon bashkëpunimit me Arben Taravarin, bashkëpunimi ka qenë që në vitin 2017 ka qenë bashkëpunim i fshehtë dhe koordinator ka qenë Talat…

Lexo më Shumë

Naser PAJAZITI ASH pak muaj më parë akuzohej Levicë, VMRO-iste, Grueviste, e sot nga BDI po lëmohet si kameleon!!! Partia e Ali Ahmetit sigurisht se për 20 vjet ka krijuar fuqi pushteti, para dhe një PR sistematik që ndezë e fikë tema e opinione, hedh spine, kur i duhen asaj! Edhe tani po luhet loja e hedhjes së kockës së pushtetit për ASH, duke u imponuar si temë e ditës, për të defokusuar zjarrin brenda BDI, që herë fiket e herë ndizet. Është e cuditshme se si altoparlantët e pushtetit me lajme e spine senzacionale e pompozitet ia thurrin lakun…

Lexo më Shumë

Ndjehemi të zhgënjyer nga Lëvizja Besa, pasi nuk na është kthyer ajo çfarë ata kanë marrë nga ne në Tetovë, kështu u shpreh lideri i ASh-së, Arben Taravari në ClickPlus në TV21. “Opozitarizmin te shqiptarët e bën përfundimisht Aleanca për Shqiptarët. Këtu është edhe shtrirja e partive, jo vetëm numri i deputetëve. Çdo respekt edhe për Lëvizjen Besa. Ne kemi raporte korrekte edhe me Lëvizjen Besa edhe pse s’kemi ndonjë bashkëpunim. Ndjehemi pak të zhgënjyer nga udhëheqja në Tetovë, sepse realisht Aleanca për Shqiptarët ka ndihmuar edhe atje, dhe fatkeqësisht feedback-u që e kemi marrë nga njerëzit e Lëvizjes Besa,…

Lexo më Shumë

Nën parullën “Për njerëzit bëhet fjalë”, Maqedonia nga sot filloi të kryesojë me OSBE-në. Ministria e Jashtme njoftoi se fokusi i presidencës do të jetë siguria humane, në kohë të pasigurisë rajonale dhe globale. “Fokusi ynë, si vend kryesues, do të jenë misionet në terren. Do të ndërmarrim dhe mbështesim aktivitete specifike që synojnë lehtësimin e jetës së njerëzve, promovimin e të drejtave dhe lirive të tyre”, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme. Përveç fokusit në rajonet e krizës dhe mbi të gjitha agresionit ushtarak kundër Ukrainës, prioritetet e vendit si kryesuese do të jenë ri-afirmimi i përfitimeve…

Lexo më Shumë

Sot në një takim koordinues së bashku me ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri dhe kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tejkaluam problemin me transportin e nxënësve në Komunën e Butelit në Vizbeg. Komuna e Butelit tashmë ka dy javë që financon transportin e nxënësve nga Vizbegu për në shkollën fillore “Rajko Jinzifov”, ndërsa nga nesër Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë transportin e nxënësve nga Vizbegu në shkollën fillore “7 Marsi”. Transporti falas do t’ju ofrohet fëmijëve deri në fund të vitit shkollor. Nga viti i ardhshëm shkollor,  Komuna e Butelit në Vizbeg do të marrë një…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ka ndarë solemnisht grantet për financimin e studentëve inovatorë. Qëllimi i këtij projekti është stimulimi i studentëve të mendojnë lirshëm dhe të gjejnë zgjidhje kreative për problemet dhe çështjet me të cilat përballen. “Synimi themelor i këtij projekti është motivimi i studentëve të mendojnë në mënyrë inovative, kurse atë që ata do ta konceptojnë komuna do të jetë partner në realizim. Njerëzit e mençur kanë shkruar se për kreativitet nevojitet guxim. Si kryetar i komunës së Gazi Babës inkuroajoj dhe stimuloj studentët që të jenë inovativë dhe kreativë, kurse përkrahjen time dhe…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE përmes një statusi në Facebook sonte njoftoi se duke filluar nga nesër do të nisi publikimin e tenderëve kriminalë të kryetarëve të mëparshëm nga LSDM dhe BDI, shkruan InfoShqip.com “Po fillojmë me shpalljen e tenderëve kriminalë të kryetarëve të mëparshëm nga LSDM/BDI. Nesër në ora 11:00 në një konferencë për media do të zbulojmë se si një kryetar i Shkupit përmes tenderit skandaloz për ndriçimin e rrugëve ka kryer një krim prej mijëra eurosh. Na ndiqni”, thuhet në postimin e tyre në Facebook. /InfoShqip.com

Lexo më Shumë

Cikli investues i „Makpetrol“ ShA vazhdon. Pikë karburanti tërësisht e renovuar dhe e modernizuar Vizbeg në Shkup “Makpetrol” ShA për gati 75 vjet përpiqet për progres të vazhdueshëm dhe futjen e risive në veprimtarinë e saj, duke e ditur se suksesi i saj është falë besimit dhe lojalitetit të klientëve dhe komunitetit më të gjerë. Gjatë gjithë këtyre viteve, kompania i ka kushtuar vëmendje të veçantë plotësimit të nevojave të klientëve të saj dhe ofrimit të tyre me furnizim cilësor, të sigurt dhe ekonomik me derivatet e naftës, gazit dhe biokarburanteve. Mu për shkak të kësaj, në periudhën e kaluar,…

Lexo më Shumë

Para se ndokush të merr meritat, së pari duhet të jep sqarim dhe da tregoj kontributin e vet në vepër, porositi Atina Murgashanska, nga LSDM në konferencën e sotme për gazetarë. “Objekti Palestra e sporteve, njëri nga sinonimet e qytetit, shumë mirë e dini se i është kthyer në ekonomizim Komunës së Kumanovës nga ana e Qeverisë e kryesuar nga LSDM. Objekti i njejt filloi me rikonstruim. Ditëve të kaluara ka filluar rikonstruimi i çatisë, për të cilën njëpjesë e mjeteve janë siguruar përmes proektit të Rajonit pëanor verilindor , kurse një pjesë  përmes programit të Ministrisë për Pushtet lokal …

Lexo më Shumë