Sot bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, është djegur vetura “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, pronë e O.P.(44) nga Shkupi. /Gazeta Lajm/ Në datën e njejtë, është pranuar paraqitje për djegie të veturës “Nissan Navara” me targa të Shkupit në bulevardin “Jane Sandanski”, saktësisht në vend parkimin e QT “Tri Perla”, që sipas regjistrit të MPB-së, vetura është e blerë nga Lj.T.(59) nga Shkupi. Policia po ndërmerr masat e duhura për zbardhjen e plotë të rasteve. Sipas informacioneve të para jozyrtare, bëhet fjalë për veturën e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Lupço Todorovski – Radnik, i cili…
Author: Semi
Çdo fëmijë i lindur në Shkup nga tani do të mundet të mbjell nga një dru në parqet e qytetit, sheshe apo ndonjë vend tjetër. Por, druri do ketë pllakë me emrin e fëmijës dhe datën e lindjes. Me këtë aksion do të rritet edhe gjelbërimi i Bashkisë së Shkupit. Kjo është paraparë nga kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe përfaqësuesit nga klinikat gjinekologjike, ku nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Një dru për çdo fëmijë”. “Ashtu si pata premtuar gjatë fushatës, e filluam realizimin e këtij projekti së bashku me JP “Parqet dhe gjelbërimet”…
Leontina Ahmetaj Viktima më të shpeshta të krimit nga urrejtja janë të miturit. Incidentet ndodhin në lagje etnikisht të përziera dhe shkolla, në linjat e autobusëve të përdorura nga pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme etnike, si dhe në vende ku vepra si pasojë e urrejtjes ka ndodhur edhe në të kaluarën, transmeton gazeta Lajm. Në shumicën e rasteve është një grup i madh i të miturve që sulmojnë një ose më shumë viktima pa provokim, rrahje në grupe, sulme apo rrahje në një stacion autobusi ose autobus, gjatë ditëve të zakonta ose pas një ngjarje sportive. Analizat e bëra nga…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është shprehur se, partia të cilës i takon ai ka kontribuar në rrëzimin e regjimit të kaluar, por se njërëzim që kanë kryer kime akoma nuk kanë përfunduar në burg, njofton agjencia e lajmeve INA. “Sedi a mund të besoj dikush në shtetin e së drejtës, kur Boban Ilici është i lirë, njeriu i cili para kamerave e shkeli një fëmijë dhe prindërit e tij. Nuk e di a mund të quhet shtet i së drejtës kur një ish-kryeministër, të cilin të gjithë e kemi dëgjuar se cfarë keqpërdorime ka bërë sot është…
Pellgjet e lumenjve dhe liqeneve natyrore në vend janë mbi mesataren e muajit prill dhe niveli i liqenit të Ohrit për ditën e dytë është një centimetër mbi pikën kritike prej 694 metra mbi nivelin e detit, sipas matjeve më të fundit nga Shërbimi Hidrometeorologjik (DPH), shkruan Telegrafi Maqedoni. Megjithatë, nivelet e lumenjve tregojnë një rritje të lehtë krahasuar me dje me përjashtim të Kriva Reka në pikën matëse në Kriva Pallankë, Crna Reka pranë Novacit, Crn Drim afër Lozanit, Sateska pranë Botunit dhe Radika pranë Boshkov Mostit ku ka një rënie të lehtë të niveleve të ujit në lidhje…
Në Ohër, hotelierët kanë nisur t’i riparojnë objektet që pësuan objektet e tyre nga moti i keq që goditi qytetin dhjetë ditë më parë. Nga valët e mëdha dhe era e fortë jugore më të prekura ishin platformat, tarracat e ndërtuara, si dhe një pjesë e inventarit, pasi që uji nga liqeni hyri në objekte. Ata thonë se duhet të përgatiten për periudhën e ardhshme, kur pritet një numër në rritje i turistëve. Ne e riparuam dëmin në llogarinë tonë. Ne duam të përgatitemi për festat e Pashkëve, dhe tani vjen vera, prandaj duhet të jemi gati. Dëmet janë mjaft…
Partia PDSH është krijuar për ti përçarë shqiptarët që ishin të bashkuar vetëm në një parti, në PPD-në, pas pavarësimit të Maqedonisë e vetmja kohë kur ka pasur vetëm një parti shqiptare. Një nga “përçarësit” e asaj kohe, ish lideri i RDK-së, profesori universitar Rufi Osmani në emisionin “Në mbrëmje me Agim Poshkën” ka pranuar se ka qenë i manipuluar ta bëjë këtë gjest “në emër të çështjes shqiptare”. Ai thotë që PDSH ishte produkt i një pazari politik në mes ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe ish presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov për të mbuluar aferën e armëve,…
Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup njoftojnë se borxhi mbetur i ujit në bazë të faturave të paditura dhe të rregullta do të mund të paguhet në periudhën nga 2 prilli deri më 15 maj në këste dhe pa interes të përllogaritur për pagesë të vonuar. Nga kjo ndërmarrje informojnë se personat fizik dhe juridik, gjegjësisht qytetarët dhe ndërmarrjet do të mund ta paguajnë borxhin nëpërmjet të marrëveshjeve deri në 24 këste mujore në varësi të lartësisë së borxhit. “Udhëheqësia e re e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup edhe në të ardhmen do të kujdeset për shfrytëzuesit e…
Ai shpreson se opozita do të mbështet ligjin e ri për gjykatë dhe këshillin gjyqësor të cilat tashmë janë në procedur parlamentare e që nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve për të kaluar në lexim të parë. “Aq sa jam informuar unë opozita do të paraqitet në Kuvend me 3 prill pikërisht për ligjet e propozuara për të cilat janë të nevojshme dy të tretat e votave. Shpresoj se ato do të jenë aty pasi që këto ligje janë paraprakisht të harmonizuara edhe me opozitën”, shprehet zv/ministri i drejtësisë Oliver Ristovski. Ristevski bën me dije se javën e ardhshme…
Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski ka marrë pjesë në tribunën me bujqit që u mbajt në Shtip. Ai ka prezantuar politikat e uljes së shpenzimeve për produktet bujqësore, rritjen e të ardhurave për bujqit, masa për shfrytëzim efikas të parave nga programit IPARD, paga më të larta të punonjësve në sektorin bujqësor dhe tjera, njofton Medial.mk. https://youtu.be/7aYr3eSvLe0
Në përfundimin e muajit të nëntë, Qeveria i rrumullakëson reformat nga Plani 3-6-9. Pjesa më e madhe e aktiviteteve për të cilat është kompetente Qeveria, janë kryer. Mbetet vetëm përfundimi i procedurës në Kuvend për propozimet e fundit pvr ndryshime dhe plotësim të disa zgjidhjeve ligjore, gjë që mbetet të përmbyllet deri në mesin e muajit të ardhshëm, informojnë nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë së Maqedonisë. Nga Qeveria theksojnë se reformat në kuadër të Planit 3-6-9 janë përmbyllur në afatin e paraparë dhe i kanë përshpejtuar proceset e integrimit të Republikës së Maqedonsië drejt BE-së dhe NATO-s. “Në ditën…
Nëse ka përparim në negociatat për çështjen e emrit, nuk përjashtohet mundësia për takim të ri mes kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, shkruajnë mediat greke. Në bisedimet e zhvilluara në Vjenë, është arritur përparim dhe sipas burimeve të njejta, menjëherë pas Pashkëve do v vazhdojnë negociatat me takim të ri mes minstrave për punë të jashtme, Dimitrov dhe Kotzias. “Ky përparim do të shfaqet nga përgatitjet gjatë ditëve në vijim, ndërsa dy ministrat do të jenv në kontakt të vazhdueshëm menjëherë pas PAshkëve, ndoshta me ndonjë udhëtim tjetë në Ballkan për të shprehur qëndrimet zyrtare…