Dy pacientë kanë vdekur në Klinikën për Neurologji në Shkup në vitin 2016. Rasti është zbuluar gjatë revizionit, ku thuhet se pacientët kanë vdekur gjatë testimit të një ilaçi. Mjeku përgjegjës me vonesë ka raportuar për vdekjen e pacientëve, prandaj edhe nuk ka qenë e mundur që të bëhet obduksion dhe të vërtetohet vdekja e tyre, për shkak të ilaçit. Pas rastit, Komisioni për Etikë dhe MALMED e kanë njoftuar kompanitë farmaceutike se nuk do të testojnë ilaçin më tepër, për shkak të vdekjes së pacientëve. Sipas Nova Tv, Revizori ka konstatuar se në dokumentin e nënshkruar nga pacientët, nuk…
Author: Semi
Mjetet nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural të rriten shumëfish edhe gjatë shpërndarjes së mjeteve që përparësi të kenë komunat me seli në fshat, kërkojnë kryetarët e komunave rurale. Kërkesat e tyre sot para kompetentëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe për Zhvillim Rural i elaboroi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Kjo që dy viteve fundit është vërejtur në portalin e Agjencisë është kjo që nuk ka informacione për udhëzimet për mënyrën e aplikimit të komunave për këtë Program, si…
Tv Telma bën të ditur se Ligji për ilaçe dhe ndihmesa mjekësore do të rishikohet dhe kjo bëhet me qëllim të shtrëngimit të procedurave për siguri dhe cilësi të ilaçeve nga importi paralel. Procedura e deritanishme ka dëshmuar se një sasi e ilaçeve të importuara kanë cilësi të dyshimtë dhe kanë patur efekte të padëshiruara te pacientët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nuk është zbatuar procedurë për regjistrimin, nuk ka vlerësim profesional nga komisioni përgjegjës, e as që ka regjistër të ilaçeve nga importi paralel. Përndryshe, çështja e importit paralel është bërë lëndë hetimore në prokurori, pas kontrollës së realizuar dhe tërheqjes…
Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me skandalin e poezive, e arsyetoi drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, ku edhe pse ai është nënshkruar si redaktor në këtë përmbledhje të poezive, Zaev tha se drejtori i Agjencisë nuk është i obliguar që të lexojë gjithçka që ndodhet në të gjithë materialin. Sipas Zaevit, drejtori i ARS-së, Darko Kaevski, është kuadër i mirë dhe i njëjti ka treguar rezultate të mira. Zaev paralajmëroi se sot do të realizojë takim me Kaevskin duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha detajet dhe do të sjellin vendim…
Për herë të parë në mënyrë të detajizuar hulumtimet e publikuara demografike për vitin 2014/2015, si tendencë vazhdojnë edhe më tej. Maqedonasit zhduken edhe biologjikisht. Të dhënat tre mujore për periudhën e lartpërmendur tregojnë se në Karposh është zvogëluar numri i banorëve për 48%. Komunat tjera të Shkupit shënojnë rritje pozitive, por ka dallime drastike nga komuna në komunë. Çairi dhe Saraji kanë fituar plus 109 banorë të rinj, derisa Kisella Voda vetëm një, ndërsa Gazi Baba katër. Ekspertët e statistikës sqarojnë se Karposhi është komunë me popullatë më të moshuar dhe një situatë e tillë është e pritshme, njofton…
Nga sektori i MPB-së në Shtip, deri te Prokuroria Publike në Shtip, është ngritur padi penale kundër I. Z. (58) dhe I. I. (55), të dy nga Shtipi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave” dhe dy vepra penale “mospërgjegjësi në punën zyrtare”. Z. (58) në detyrën e kryetarit të komunës së Shtipit dhe I.I (55), si udhëheqës dhe përgjegjës drejtor i Ndërrmarjes Publike “Stipion 2011” në Shtip, gjatë periudhës nga 27.10.2015 deri më 12.07.2016, për disa herë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kompetencat. /Gazeta Lajm/ Z. si kryetar komune ka dhënë…
Kryeministri slloven, Miro Cerar do ta realizojë nëj vizitë zyrtare në Maqedoni, në ditën e nesërme. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Cerar do të realizojë një takim tet-a-tet me Kryeministrin Zoran Zaev. Gjithashtu do të ketë takim dypalësh ndërmjet delegacionit të Sllovenisë dhe mikëpritësve të Maqedonisë. Takime do të realizohen edhe me Kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe Kryekuvendarin Talat Xhaferi.
Kritika të reja në adresë të Qeverisë greke, e cila nuk i ka informuar partitë politike për rrjedhën e bisedimeve për emrin, akuzoi sot Jorgos Kumucakos në një intervistë për gazetën greke “Elefteros Tipos”. /Gazeta Lajm/ Ai thotë se në bisedimet vetëm se vërtetohet qorr-sokaku mes dy palëve. “Nga ajo që dimë, shihet se ka komplikime serioze. Në thelb, vizita e Kotsijas në shtetin fqinjë, filloi dhe përfundoi me aterimin e aeroportit në Shkup. Përveç kësaj, deklarata e dobët e kryeministrit në Bruksel për emër konkret, e “konkludoi” qorr-sokakun që u pa gjatë vizitës së Kostijas”, thotë Kumucakos në intervistën…
Sot në ambientet e Qendrës Informative Kulturore (QIK), Komuna e Çairit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Imago Plus” dhe në prezencë të përfaqësuesit të organizatës UNICEF-it, Beniamin Perks, ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, u shënua 2 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Autizmit. Me këtë rast, Komuna e Çairit shprehu përkrahjen e plotë për nismat dhe punën e Shoqatës për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale “IMAGO PLUS”. Këtu u shpreh edhe angazhimi i Komunës së Çairit për ndërtimin e një Qendre Ditore për përkujdesin ndaj këtyre fëmijëve. Njiherit, u apelua që kësaj nisme t’i bashkangjiten edhe institucionet tjera të…
Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka refuzuar të jep një intervistë për kanalin “Euronews” për shkak se dy ditë është përdorur shkurtesa FYROM në njoftimin që sillej në rrjetet sociale. Kabineti i tij dërgoi vërejtje për Euronews që të mos e përdorin shkurtesën në këtë formë, sepse ajo është fyese për Maqedoninë dhe popullit maqedonas dhe presidenti nuk do të jep një intervistë në kushte të tilla, edhe pse ata kishin një marrëveshje, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Ne po ju informojmë se Presidenti Ivanov po anulon intervistën e planifikuar për mediumin tuaj. Krejtësisht e papranueshme është përdorimi nga ana e juaj e…
Persona të panjohur e kanë plaçkitur personin D.K (38), i cili me vete ka patur një shumë të madhe parash, të marra në bankë. Ai e ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se dy persona të panjohur, me motoçikletë, i janë afruar dhe i kanë marrë, 2.4 milionë denarë (39 mijë euro). Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur plaçkitësit.
Partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja konsideron se plani qeveritar 3-6-9, që ka të bëjë me reforma, është i vdekur. Sipas tyre, premtimet për 100 mijë denarë rrogë për mjekët, 30 mijë denarë rrogë mesatare, e as 500 kilometër rrugë. VMRO-DPMNE-ja konsideron se shteti është duke u zhytur, si në sferën ekonomike, ashtu edhe në atë politike.