Jane Çento, një nga të akuzuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, sot është arrestuar në shtëpinë e tij në Prilep, ku kryente masën e paraburgimit shtëpiak dhe është dërguar në Burgun e Shutkës. Nga Gjykata Penale konfirmojnë se Jane Çentos i është ndërruar masa nga “paraburgim shtëpiak” në “paraburgim” në burgun e Shutkës, pas marrjes së njoftimit nga MPB se i dyshuari nuk e respektonte burgun shtëpiak. Çento edhe më herët ka qenë i paraburgosur në Shutkë, por vendimi për paraburgim iu ndërrua me paraburgim shtëpiak nga gjykata e Apelit, e cila si masë mbrojtëse urdhëroi…
Author: Semi
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës gjithnjë e më tepër po shënojnë suksese të jashtëzakonshme në garat në nivel rajonal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Sivjet nxënësit e shkollave të Tetovës janë duke shijuar emocionin e çmimeve të para dhe çmimeve tjera nga lëndët mësimore, të matematikës, kimisë, fizikës, biologjisë dhe gjuhëve të huaja jo vetëm në vend por edhe në suaza ndërkombëtare. Ky sukses mbi të gjitha i dedikohet punës dhe përkushtimit të nxënësve dhe arsimtarëve të tyre, por edhe krijimit të një atmosferë garimi që tashmë po mbizotëron nëpër shkolla. Ristartimi i garave shkollore nga ana e…
Jane Çento, njëri nga të dyshuarit për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, nga masa e burgut shtëpiak përsëri është kthyer në paraburgim, pohojnë nga AIM nga Gjykata Penale, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Këhilli i Penales nga Gjykata e Lartë-Shkup 1, nga MPB informohet se personi me vendimin e Këshillit, pasi që nuk e ka respektuar vendimin e burgut shtëpiak, është kthyer në paraburgim”, theksojnë nga Gjykata. Mbrëmë rreth orës 08:00 policia në Prilep ka ndaluar Jane Çento, njëri nga të dyshuarit për ngjarjet e Kuvendit, i cili ishte në burg shtëpiak, në rrugën “Cane Konjarec”.
Një grua tridhjetëvjeçare me iniciale L.A. nga fshati Jazhincë i Tetovës dje ka denoncuar dhunë familjare nga bashkëshorti i saj tridhjeteshtatëvjeçar me iniciale J.A. i cili rreth orës 7 e 30 ka hyrë në dhomë dhe e ka rrahur para dy fëmijëve të vegjël duke e goditur me grushte dhe i ka thënë që menjëherë të largohet nga shtëpia. Më pas J.A. e ka vendosur në veturën e tij dhe e ka dërguar te familja e tij në Nerasht, transmeton Portalb.mk. Sipas L.A. bashkëshorti i saj, i cili në ndërkohë ka qenë i privuar nga liria, edhe më parë e…
Me dhënien në koncesione të hapësirave dhe shfrytëzimin e mineraleve me të cilat disponon Dibra, gjatë vitit të kaluar buxheti komunal është rritur me 3.303.000 denarë ose mbi 53 mijë euro. Krahasuar me vitin paraprak, më 2017 përfitimi nga koncesionet është rritur për mbi 900 mijë denarë ose mbi 14 mijë euro. Qazim Qormemeti thotë për agjencinë AIM se mjetet e fituara janë të mirëseardhura, pasi që të njëjtat drejtohen në projekte për përmirësimin e jetës së njerëzve në këtë komunë.
Ndonese ndryshimi i kufijve në Europë, sidomos në Gadishullin Ilirik, paraqitet si dicka e palejuar dhe e papranueshme, ndryshime të kufijve në këtë kontinent kanë ndodhur në të kaluarën dhe po ndodhin edhe sot. Mjafton të përmendim ribashkimin e dy ish shteteve Gjermane në një shtet (atë Federale dhe Demokratike) më 1990; shpërbërjen e Çekosllovakisë dhe krijimin e dy shteteve të reja, atë të Çekisë dhe Sllovakisë më 1992; shpërbërjen e Jugosllavisë dhe krijimin e gjtithë atyre shteteve të reja që filloi më 1992 me njohjen e Sllovenise, Kroacise dhe Bosnjes, vazhdoi me njohjen e IRJM me 1993, Malit të…
Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, në një intervistë për Almakos ka folur për strategjinë e tij lidhur me urbanizimin e lagjeve sub-urbane shqiptare në pjesën veriore të qytetit. Shilegov zbulon projektet që planifikon t’i realizojë në pjesën shqiptare të Shkupit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do ta përmirësojnë jetën urbane të banorëve të atjeshëm. Ai ka prezantuar edhe planin për lidhjen e ngrohtores Shkup Veri me rrjetin e përbashkët të qytetit, i cili vitin e ardhshëm konsumatorit do t’i ofrojnë çmime më të lira për ngrohjen e objekteve të banimit. Sa për qind e rrjetit të furnizimit me…
Kryetari i komunës Butel të Shkupit, Velimir Smilevski akuzon paraardhësin e tij se nuk ka qenë i interesuar të punojë që qytetarëve të komunës t’u ofrojnë shërbime më të lira për ngrohje. Smilevski premton zgjidhjen e shpejtë të problemit me ngrohjen qendrore të objekteve të banimit për të gjitha lagjet e komunës, siç janë Butel 2, Shkup Veri dhe një pjesë të lagjes Zhivko Brajkovski. Sipas tij, këto lagje sezonin e ri do t’i shfrytëzojnë shërbimet e ngrohtores “Elem Energetika” e cila për dallim nga ngrohtorja “Shkup Veri”, ka çmime për 20 për qind më të lira. “Shpresoj që me…
Në polici është denoncuar vjedhje e 15.000 eurove nga një banesë në rr. “Hristo Tatarçev” në Shkup, e cila ka ndodhur fundjavën e kaluar. I.I. (37) dje në mëngjes ka denoncuar se është kryer vjedhje e madhe në shtëpinë e tij. Vjedhësi duke shfrytëzuar çelës – kallauz të bravës dhe e ka hapur pas çka ka hyrë në banesë dhe ka marrë rreth 15.000 euro, pas çka e ka braktisur vendin e ngjarjes, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. 2 Prilli, është caktuar nga OKB-ja si Ditë Botërore e Autizmit për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje. Mjeksia ende nuk ka mundur të qartësojë shkaqet e autizmit, ndërsa përpjekjet e shkencëtarëve vazhdojnë të jenë të mëdha. Edhe pse rrallë observohet më shumë se…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka identifikuar personin i cili e sulmoi fizikisht deputetin e Partisë Liberal Demokratike (PLD), Goran Milevski. Në konsultim me një prokurorë dhe në bazë të ligjeve të vendit, policia ka publikuar fotografinë e sulmuesit dhe kërkon nga qytetarët ndihmë për ta kapur. Rastin në polici e ka raportuar vetë Milevski, i cili është sulmuar në rrugë, teksa lëvizte në sheshin “Maqedonia”.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me Autizëm, studentët e logopedisë organizuan një fushatë sensibiulizuese nëpërmjet të cilës njoftuan qytetarët me simptomat e kësaj sëmundje dhe diagnostifikimin me kohë. Shumica e qytetarëve nuk ishin në dijeni për autizmin si sëmundje. Nëpërmjet broshurave informuese logopedët e ardhshëm tregua se di duhet të trajtohet kjo kategori e ndjeshme e cila është e varur nga kujdesi i të tjerëve. “Ne si logopedë kemi vendosur të bëjmë një organizim të këtillë duke shpërndarë dhurata për fëmijët dhe duke i pyetur njerëzit se çfarë dinë ata rreth autizmit, a kanë njohuri, i kemi pyetur…