Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti në takim kryeministrin e Sllovenisë Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve për aktualitetet politike, ndërsa kanë shkëmbyer mendime për sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit. “Presidenti Ivanov dhe kryeministri Cerar i kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë të cilat i karakterizojnë miqësinë e qëndrueshme, besimin dhe partneritetin e fuqishëm. Konstatimi i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve ka qenë se në të ardhmen…
Author: Semi
100 ditë para zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme VMRO-DPMNE do të jetë pjesë e Qeverisë që do ti zbatojë ato dhe do të jetë pjesë e kushteve që do ti përmbajë kodi i ri zgjedhor. Këtë e ka paralajmëruar lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski gjatë një daljeje televizive. “Siç ishte kusht më herët në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2016, kjo do të ndodhë tani. Ne thamë se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, e kam përsëritur atë në të paktën dy intervista dhe këtu po flas tani qartë dhe me zë të lartë. Si një opozitë duhet të…
Persona të dënuar për vepra të lehta penale, të cilët me hyrjen në fuqi të Ligjit për amnisti u liruan nga burgu, për kohë të shkurtë duket të i jenë kthyer ‘’zanatit të vjetër’’. Burime jozyrtare nga Ministria për Punë të Brendshme për Almakos kanë informuar se nga momenti që kanë dalur në liri këta persona për çdo natë po kryejnë vepra të reja penale, kryesisht vjedhje. Ministria e Punëve të Brendshme as nuk e konfirmon, e as e mohon këtë informacion. Përgjigjen na drejtuan ta kërkojmë nga Prokuroria Publike, e cila duhet të dijë nëse personat e amnistuar janë…
Ministri për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në emër të shtetit të Maqedonisë ka kërkuar falje për arrestimin e shtetasit gjerman me prejardhje libaneze Khalid El-Masrit, i cili u arrestua në mënyrë të paligjshme në Maqedoni në vitin 2004 dhe u pyet në mënyrë të padrejtë. Letra zyrtare e Dimitrovit vjen gjashtë vite pasi aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se Maqedonia ka shkelur disa rregula nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, njofton Telegrafi Maqedoni. Në një letër dërguar El Masrit, Dimitrov shprehu “falje të thellë dhe keqardhje të sinqertë” për sjelljen e papërshtatshme të…
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, ka ftuar Gjykatën e lartë administrative të vendos për procedurën e dhënies me koncesion të deponisë Drislla. Gjykata themelore administrative paraprakisht ka konstatuar shkelje ligjore në procedurën e dhënies me koncesion të deponisë kompanisë italiane “Ambiente” dhe ia ka kaluar kompanisë gjermane “Sholls”. Shilegov thotë se zhagitja e këtij vendimi ndikon negativisht në zhvillimin e deponisë dhe pamundëson qytetin të zhvillojë politika adekuate për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve, jo vetëm në qytetin e Shkupit, por edhe në komunat fqinje me kryeqytetin. Ai sqaron se kompania italiane “Ambiente”, koncesioner i cili në tetë vitet e…
Burgu i Idrizovës i ndarë në seksionin e femrave ka afërsisht 70 tituj librash prej të cilëve vetëm 20 prej tyre janë në gjuhën shqipe. Biblioteka në burgun e femrave në Idrizovë gjendet në korridorin hyrës në anën e djathtë të tij, ka një pamje të rregulluar dhe me dyer xhami që i mbrojnë librat nga pluhuri i vazhdueshëm. Gazeta Lajm Me të hapur ato dyer lexon vetëm tituj në gjuhën maqedonase, tek skajet e bibliotekës gjen literaturë të vjetër e cila është në gjuhën shqipe, disa libra komunistë, të tjerët libra juridik botimet e viteve ’81, ’84, libra të…
Policia maqedonase ka realizuar një aksion në Shkup, me çrast ka arrestuar 11 persona. Pas informacioneve të siguruara paraprake, SPB Shkup më datë 31.03.2018 dhe 01.04.2018 te vendi i quajtur “Markova Kulla” (Vodno) ka marrë masa për zbulim dhe pengim të veprës penale “tregti me drogë dhe lëndë narkotike”, shkruan Gazeta Lajm. “Me këtë rast janë arrestuar 11 persona në moshë nga 21 deri në 37 vjeç, të gjithë nga Shkupi. Te ata janë gjetur lloje të ndryshme të tabletave, shumë paketime të marihuanës, heroinës dhe llojeve tjera të drogës. Personat janë arrestuar dhe me ta është zhvilluar bisedë në…
Qeveria në mbledhjen e djeshme të 62-të solli vendim që raporti i revizionit për MEPSO-n për vitin 2016 t’i dërgohet Prokurorisë themelorere publike me qëllim të kontrollit plotësues të dy rezultateve indikative dhe fillim të procedurave të mundshme, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski. “I pari ka të bëjë me blerjen e pronës. Në vitin 2011 MEPSO mori ofertë për të blerë pronë prej 2.178 metrave katrorë me çmim prej 3,7 milionë euro, që e refizoi. Dy vite më vonë, pronën e njejtë, personi tjetër juridik ia shet MEPSO-s me çmime prej 4,8 milionë…
Niveli i ujit i Liqenit të Ohrit është 26 cm mbi maksimalen e lejuar, shkruan Telegrafi Maqedoni. Rritje të nivelit të ujit ka edhe në lumenjtë shtetëror, posaçërisht Kriva në Kriva Pallankë dhe Lumi i Zi në Novac. Niveli i ujit të liqenit të Dojranit është tre centimetra mbi niveli maksimal.
Më 20 prill në Shkup, Hotel Bushi, do të mbahet Konferencë për punësime në Gjermani. Hyrja është falas. Lajmin e bën të ditur “Opportunity Macedonia”, shkruan gazeta Lajm.
VMRO-DPMNE-ja do të kthehet në Kuvendin e Maqedonisë, pas një periudhe tre mujore të bojkotit aktiv, për të kundërshtuar secilin propozim-ligj që është antishtetëror dhe në dëm të qytetarëve të Maqedonisë. Njoftoi kështu ditë më parë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Sipas analistit Qashif Bakiu, VMRO-DPMNE në veprimet e saj është mjaftë konfuze, në faktin se proklamohet si parti e cila tenton të ndërtojë një profil të ri i cili do të ishte pro integrimit të vendit në BE dhe NATO, nga ana tjetër tenton të pengojë elementet të cilat ndërlidhen për këto çështje. ‘Lideri i saj vazhdon të mos…
Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit “Saraj”, në bazë të Konkursit të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për vitin e ardhshëm shkollor 2018-2019, do të hapë gjashtë paralele me mësim në gjuhën shqipe ku do të pranohen 204 nxënës, njofton KOHA. Në bazë të Konkursit, 4 paralele do të jenë në drejtimin gjimnaz ku pranohen 136 nxënës, ndërsa kandidatët duhet të kenë së paku 60 pikë nga suksesi i shkollimit fillor, si dhe dy paralele në drejtimin ekonomik-juridik dhe tregti ku pranohen 68 nxënës të shpërndarë në dy paralele.