Komuniteti rom në Shuto Orizare edhe këtë vit ballafaqohet me probleme serioze në qasjen në shërbimet themelore shëndetësore. Hetimet në terren të realizuara në vitin 2017 tregojnë se 20 për qind e grave shtatzëna rome nga Shuto Orizarja – ose çdo e pesta grua rome shtatzënë është minorene, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Shtatzënia e hershme ndikon në konkurrencën në tregun e punës dhe pengojnë në shkollimin e mëtejshëm, me çka krijohet edhe pavarësi ekonomike dhe varfëri”, thuhet në Iniciativën e grave nga Shuto Orizarja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prilli. Analizat e njëjta tregojnë se madje 82…
Author: Semi
Besimtarët Ortodoksë sot festojnë festën më të madhe Pashkët – Ringjallja e Krishtit, dita kur sipas ortodoksëve, Jezu Krishti tregoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ngrit nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit u njoftua në mesnatë në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgji të ringjalljes.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë thotë se procesi i kontrollimit të librave është në rrjedhë dhe se nuk bëhet fjalë për ndryshim të historisë, por mundësi që nxënësit të lësojnë në libra pa gabime. “Në procesin e kontrollimit të librave, janë përfshirë edhe ekspertë dhe bëjnë analiza të ndryshme, ku përmirësohen të dhënat e ndryshme, formulimet e gabuara dhe gjëra tjera”, tha Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni. E pyetur se nëse do të rishikohen edhe librat e gjeografisë dhe historisë në kuadër të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Deskoska…
Kryeministri, Zoran Zaev konfirmoi se më 12 prill kryediplomati, Nikolla Dimitrov do ta takojë homologun e tij grek, Nikos Kotzias për emrin. Në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, MIA me optimizëm të plotë Zaev tha se në rast se pas 12 prillit do të ketë takim kryeministrash, kontesti shumëvjeçar do të merr fund. Nuk do të ketë buldozerë diplomatik midis Maqedonisë dhe Greqisë. Për këso vendimesh ia vlen të flijohet edhe karriera politike. Kur të dëgjoni paralajmërimin për takimin Zaev-Cipras ta dini se jemi këtu me zgjidhje të dinjitetshme për shtetin{– tha Zoran Zaev, Kryeministër. Ashtu sikur Zaev, edhe…
Delegacioni i Bashkisë së Shkupit i kryesuar nga kryetari Petre Shilegov e vizitoi qytetin e Sarajevës. Siç njoftuan nga Bashkia, vizita ka qenë me rastin e 6 Prillit – Ditë së qytetit. Kjo datë është një prej më të rëndësishmeve në historinë e Sarajevës, dita kur shënohet përvjetori i rrethimit të Sarajevës në vitin 1992, si dhe të çlirimit në vitin 1945, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në kuadër të vizitës kthyese të Sarajevës në ftesë të kryetarit të këtij qyteti, Abdullah Skaka, Shilegov mori pjesë edhe në inaugurimin e teleferikut të ri në Sarejevë, së bashku me një numër të madh…
Bashkia e Shkupit dhe Komuna Qendër edhe këtë vit do të ndajnë subvencione për blerjen e biçikletave. Qytetarët do të mund të aplikojnë në shpalljet publike të cilat janë në fazën e përgatitjes dhe do të publikohen më vonë. Në buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2018 për këtë qëllim janë paraparë 10 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Qëllimi i kësaj mase është stimulimi i qytetarëve që sa më shumë të shfrytëzojnë biçikletën, si mjet i parë për transport”, njoftuan nga Bashkia e Shkupit. Edhe vitin e kaluar Bashkia e Shkupit ndau subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletës…
Nëse bëhet një krahasim i dy rasteve të ngjashme , rastin e “Almirit” dhe rastin e “therrjes ne Gjorce Petrov”, duke marrë parasyshë edhe shumë gjykime tjera, mund lehtë të konstatojmë se gjykatat në Maqedoni veprojnë në baza etnike. Rasti ” Almirit të vogel ” ku Boban Ilicit sot ju shqiptua dënimi me 6 (gjashtë) vite burg, pasi e keni parë në video sulmit e Boban Ilicit ndaj katërvjecarit Almir Aliu dhe familjes së tij, ku për pasojë Almiri ndërroi jetë, gjithashtu janë publike edhe të gjithë provave tjera të cilat tregonin fajësinë e Ilicit, përsëri gjykata nuk ishte e…
Sot papritur ndërroi jetë veprimtari dhe gazetari i mirënjohur Mehmet Latifi. Ai ishte një nga penat e shquara të gazetarisë, ndërsa që nga themelimi i agjencisë së lajmeve INA ishte një nga gazetarët dhe bashkëpunëtorët e rregullt, me shkrimet e tij të dalluara për realitetin dhe përditshmërinë tonë. Ai deri në momentet e fundit të ushtrimit të profesionit nuk u ndal duke qenë një reporter, analist dhe publicist i dalluar me shkrimet e tij. Përmes këtij shkrimi shprehim edhe telegramin e ngushëllimit: Mehmeti Latifi do të përkujtohet gjithnjë si një profesor frymëzues për breza të tërë të gazetarëve shqiptarë në…
Shtatë ankesa lidhur me masat “paraburgim” ndaj të akuzuarve për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, sot u gjendën para Gjykatës së Apelit. Mes të akuzuarve është edhe një nga organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, regjistori Boris Damovski, i cili është në paraburgim shtëpiak dhe kërkon që kjo masë t’i tërhiqet. Gjykatësit e Apelit do t’i shqyrtojnë edhe ankesat e Gorançe Angelovskit, Abdulfeta Alimit, Dejan Davidovskit dhe Ilija Slavevskit, të cilët janë në paraburgim në burgun e Shutkës. Kryetari i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, Ivan Xholev, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me zëvendësimin e masës…
Zëvendësministri për Arsim, Arbër Ademi, në Komisionin për Çështje Europiane u sqaroi deputetëve propozim ligjin për arsim të lartë, i cili kaloi fazën e parë të leximit dhe për të njëjtin nesër diskutohet në debat publik. Sipas Ademit, ky ligj është mëse i domosdoshëm për t’u miratuar në vend, pasi që i njëjti do të përforcojë autonomin e universiteteve, veprimtarisë akademike, pavarësisë kuadrovike, organizmit dhe statusit studentor. Në përpilimin e këtij propozim ligji morën pjesë grupe punuese të fushës akademike, ekspertë dhe studentë. “Trajtohet autonomia e universiteteve dhe institucioneve të tjera për arsim të lartë. Po ashtu trajtohen dhe ofrohen…
Raporti i Progresit që do të publikohet nga Komisioni Evropian më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor do të paraqesë edhe progresin që vendi e ka arritur prej nënshkrimit të Deklaratës për Stabilizim Asociim. Me këtë të fundit Komisioni Evropian do të bëjë krahasimin e progresit të arritur në Maqedoni me progresin e arritur në shtetet tjera të rajonit. Gjithsesi vlerësimi i ashtuquajtur “vjetor” pos që do të përfshijë periudhën pas formimit të Qeverisë aktuale, do të përfshijë edhe periudhën që i parapriu zgjedhjes së qeverisë, përfshi edhe incidentet e 27 prillit. “Sigurisht 27 prilli do…
Reformat në gjyqësor duhet të vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar, thonë nga Shoqata e gjykatësve. Por, gjykatësi suprem, Xhemali Saiti, pranon se procesi i reformave nuk do të mund të zhvillohet me dinamikën që e presin qytetarët. Për të kthyer besimin e qytetarëve tek gjyqësori, Saiti pranon se duhet shumë punë. “Reformat duhet të zhvillohen në dy kahje, kahja normative dhe tjetra është veprimi i gjykatësve dhe analiza se a kemi avancim për sa i përket vendimeve të gjykatave ndaj qytetarëve. Shpresoj se me këto masa reformuese do të arrijmë të promovojmë këtë koncept, por ende nuk e dimë se…