Author: Semi

“Ligji për gjuhët paraqet rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike”. Kështu deklaron kryeministri Zoran Zaev derisa iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Aspekti i fundit i relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, duke i vendosur ato në kuadër të konceptit të ofruar nga ideja e një shoqërie për të gjithë, është plotësimi i detyrimeve legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Këtë rrumbullakim e bën pikërisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve si një e drejtë kushtetuese e paplotësuar…

Lexo më Shumë

Drejtimi i makinës pa leje qarkullimi është bërë traditë në rrugët e Gostivarit.Statistikat e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë tregojnë se nga fillimi i vitit në Gostivar janë kapur rreth 300 vozitës pa leje për të drejtuar makinën, ndërsa 70 kanë qenë shoferë fillestar, të cilët akoma nuk kanë mbushur vitet për t’u pajisur me leje për vozitje. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, policia në rajonin e Gostivarit ka kontroluar gjithsej 6.127 makina dhe shoferë, ku 2.430 kanë shkelur Ligjin për siguri në komunikacion dhe Ligjin për vozitje. “Këto dhe shkeljet tjera janë ndëshkuar me 878 padi për…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur një padi penale kundër M.C.(39) nga Shkupi për shkak të vjedhjes së 25.000 denarëve në një barnatore në Shkup, transmeton Almakos. Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur me 26 mars rreth orës 18.55, në barnatoren që gjendet në bulevardin “Koco Racin”. Hajni është futur në objekt dhe duke u kërcënuar me thikë ndaj të punësuarës ia ka kërkuar paratë. Ajo e ka kundërshtuar, megjithatë M.C. e ka rrëzuar, e ka hapur vendin ku gjenden paratë nga prometi ditor dhe i ka marr paratë. Pastaj duke vrapuar ka…

Lexo më Shumë

Një i mitur është therur me thikë mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Policia njofton se gajtë orës 01:00 në stacionin policor në Gjorçe Petrov E.S (51) ka denoncuar se më 7 prill rreth orës 22:30 përderisa djali i tij E.S (17) ka lëvizur në rrugën “Angel Viniçki” është ndalura nga dy persona të panjohur, të cilët e kanë sulmuar me thikë, përcjell Telegrafi Maqedoni. I mituri është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime trupore. Nga policia njoftojnë se ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme në kontrollet që kanë kryer në rrugën magjistrale Gostivar-Mavrovë, kanë sekuestruar rreth 80 kilogram duhan, të paketuar në sasi më të vogla. “Dje rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Gostivar-Mavrovë, është ndaluar makina ngarkuese “Ford” me targa të Tetovës e drejtuar nga Z.S (68) nga Gostivari. Dhe nga kontrollet është gjatur duhan i paprerë (rreth 80 kilogram)”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga MPB shtojnë se duhani është sekuestruar dhe i njëjti është dorëzuar për procedurë të mëtejme. Ndërsa për shkak të mosposedimit të dokumentacioneve për duhanin, personat Z.S, N.M,…

Lexo më Shumë

Gjatë natës së Pashkëve në Ndihmën e Shpejtë nuk ka pasur numër të shtuar të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Përfaqësues të Ndihmës së Shpejtë për AIM thonë se gjatë natës së mbrëmshme ka pasur numër të zakonshëm të intervenimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prej orës 19:00 mbrëmë deri sot në 07:00 në Ndihmën e Shpejtë ka pasur vetëm 30 thirrje./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Bisedimet për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës nuk ndikojnë në valën turistike nga Maqedonia drejt Greqisë, thekson Grigoris Tasios, kryetar i Federatës së Hotelierisë në Greqi dhe kryetar i Lidhjes së Hotelierëve nga Halkidiki. “Mendoj se është shumë e qartë pasi politika për vite me radhë nuk ka ndikuar në turizmin, nuk ka ndikuar negativisht në valën turistike nga Greqia drejt Shkupit dhe anasjelltas. Është normale të presim edhe se si do të jetë rezultati i bisedimeve mes dy vendeve”, ka thënë Tasios për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa i pyetur nëse marrëveshja eventuale mes dy vendeve do…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka deklaruar se gjatë ditës partia e tij do të dorëzojë kërkesën për interpelancë të Qeverisë në Kuvend, ndërsa pret që votimi për besimin e qeverisë të ndodhë të mërkurën. “Shpresoj që e mërkura do të jetë dita kur do të kemi mundësi të argumentojmë pozicionet tona. Kështu është sipas Rregullores. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i qeverisë dhe të shohim se si më tej do ta zhillojmë Maqedoninë. Të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka që shkon me to”, tha Mickoski gjatë liturgjisë në kishën “Shën Klimenti i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për MIA flet edhe për rikonstruimin e Qeveris. Ai tha se rikonstruimi do të ndodh së shpejti ndërsa do të pasojën edhe emërimet e personave të shkarkuar. Kjo sipas tij e bën këtë proces të ndërlikuar. “Unë kam ide mjaft të qartë se cilat zgjidhje duhet të merren. Po bëj konsultimet e fundit. Shkarkimeve menjëherë duhet t’i pasojnë emërimet e reja. Prandaj ky proces nuk është aq i thjeshtë. Pakoja duhet të jetë e paketuar plotësisht. Dua të theksojë se rikonstruimi paraqitet si domosdoshmëri dhe nga synimi për të rritur dhe forcuar shumicën parlamentare. Me…

Lexo më Shumë

Destan JONUZI “Për ta kuptuar tërë tmerrin e familjes së engjëllit të vogël Almir Aliu, duhet ta ndjesh prej së afërmi dhembjen, pra duhet të rrihet fëmija yt…”, më pati thënë një plak në moshë i cili deri sa më thoshte këtë një pas një ndezi dy apo tre cigare, me gjasa ky ishte gjyshi i Almirit i ulur një skaj para Qevrisë së Maqedonisë deri sa po protestohej për drejtësi dhe përgjegjësi. Për një moment mu shemb e gjithë bota deri sa mednoja se edhe unë kam dy Almira në shtëpi. “Të gjithë fëmijët shqiptarë janë tanët,pra edhe dhembja…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, uroi të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve. “Në këto ditë feste është kënaqësi të uroj të gjithë besimtarët ortodoks për festën e madhe, – Pashkët. Ju uroj që të kaloni me shëndet të mirë, mirëqenie dhe lumturi, duke ndarë dashurinë dhe ngrohtësinë me të dashurit tuaj dhe të mbushur me paqe dhe qetësi, tha Dehari./Gazeta Express/

Lexo më Shumë