Përmes profilit të tij në Facebook, eurodeputeti bullgar, Andrey Kovachev ka reaguar në lidhje me librat e historisë, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari. Duke shpërndarë një lajm të ministres së Arsimit të Maqedonisë, Renata Deskoska, ku ajo thotë se nuk do të ndryshohen librat e historisë, Kovachev shprehet se tekstet shkollore për historinë duhet që të rishikohen. “Kështu nuk do të kuptohemi me ish-komunistët e Titos. Me gënjeshtra në libra, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari nuk mund që të vazhdohet”, ka shkruar eurodeputeti bullgar, Andrey Kovachev.
Author: Semi
Inspektoriati shtetëror sanitar shëndetësor, ka qenë në kontroll në restorantin e Velesit, ku janë helmuar 14 futbollistët e ekipit të futbollit “Pelister”. Tani për tani nuk zbulohen më shumë detaje, kurse informatat më të hollësishme do të kumtohen pas festës së Pashkëve. Ndryshe, 14 futbollistët e Pelisterit të shtunën, vetë kanë shkuar në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit, pasi kanë pasur probleme shëndetësore, edhe atë me simptomat e njëjta. Më vonë, mjekët kanë konstatuar se bëhet fjalë për helmim nga ushqimi. Pas ndihmës së dhënë mjekësore të shtunën pasdite, të gjithë futbollistët u lëshuan në shërim shtëpiak.…
Ligji për gjuhët paraqet rrumbullakim të Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo do të ndikojë në drejtim të relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike. Kështu deklaron kryeministri Zoran Zaev derisa iu përgjigj kritikave të opozitës në drejtim të procedurës së miratimit të Ligjit në fjalë. Ai tha se Ligji për gjuhët nuk paraqet kurrfarë dhimbje. “Aspekti i fundit i relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, duke i vendosur ato në kuadër të konceptit të ofruar nga ideja e një shoqërie për të gjithë, është plotësimi i detyrimeve legjislative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Këtë rrumbullakim e bën pikërisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve si një…
Komunat rurale në Maqedoni përballen me probleme të ngjashme. Infrastruktura e keqe, kanalizimi i papërshtatshëm, probleme me ujësjellësin dhe papunësia e lartë janë disa nga këto probleme. Gjëja tjetër e përbashkët është edhe mungesa e mjeteve financiare për realizimin e projekteve parësore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas REL, Qeveria e Maqedonisë ka premtuar ndihmë për këto komuna, por ka kërkuar edhe transparencë në harxhimin e mjeteve. Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës thotë se nuk ka para, kurse borxhi i tanishëm komunal është rreth dy milionë euro. Situatë të ngjashme ka edhe komuna e Rosomanit. Kryetari Branko Janev thotë se…
Aleanca për Shqiptarët dje në Kërçovë mbajti Kuvendin Qendror për zgjedhjen e kryesisë qendrore e cila vijon pas Kongresit të parë. Në këtë mbledhje janë diskutuar rreth shtatë pika. U zgjodh kryesia e partisë, por pa ndryshime radikale. Sekretari i përgjithshëm është rizgjedhur Arben Taravari, kryetari i Gostivarit. Gjithashtu u zgjodh edhe Komisioni për çështje statutare juridike, kryetari i akademisë si një risi në kuadër të statutit të ASH-së. INA sjell një pjesë të emrave të kryesisë qëndrore: Remzi Mehmeti Syrija Rashidi Garip Kaba Bekim Pocesta Mujdin Bilalli Samet Rahmani Lirim Demiri Vullnet Ferati Ruzhdi Matoshi Arta Toçi Ilire Dauti…
Nga java e ardhshme, 40 fëmijë të Qendrës për fëmijë me paralizë cerebrale do të shpërngulen në objektin e ri të shkollës fillore “11 Tetori”, që është në pronësi të komunës Qendër. Lokacioni i ri është i përshtatur tërësisht për qëndrimin e këtyre fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtu, fëmijët me këtë sëmundje do të kenë mundësi për rekreacion dhe argëtim gjatë periudhës së ndërtimit të shkollës. Hapësirat janë në pajtim me standardet për qasje, lëvizje dhe shërbim të personave që lëvizin me aparatura ndihmëse. Fëmijët do të kenë mbështetje fizioterapeutike dhe defektologe, sipas të gjitha standardeve.
Ai e ka ngritur krahun sikur përshëndetja e Hitlerit duke brohoritur “Sieg Heil”. Përpos kësaj, dyshohet se 20-vjeçari ka kërcënuar një familje nga Maqedonia. Para Gjykatës rajonale në Schwalmstädt të Gjermanisë, është dashur të përgjigjet një shtetas 20-vjeçar gjerman, pasi në muajin mars të vitit të kaluar kishte kërcënuar një familje nga Maqedonia, duke brohoritur me përshëndetje të Hitlerit dhe për shkak të përdorimit të simboleve të organizatave jokushtetuese. Atij i është shqiptuar gjobë në të holla në një shumë prej 1 mijë eurosh. Me këtë, gjykatësi gjerman e ka përkrahur kërkesën e prokurorit, i cili ka nënvizuar se të…
Bujqit individualë por edhe ndërmarrjet bujqësore nuk kanë prirje për të kryer plehrimin e të korrurave sipas analizave agrokimike të traullit kryera paraprakisht. Këtë e bjënë sipas bidjeve të tyre personale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këto sfida të bujqësisë moderne duhet të tejkalohen dhe bujqit duhet të fillojnë të kenë më shumë kujdes për atë se si pehrojnë dhe me çfarë pesticidesh luftojnë dëmtuesit. Për këtë arsye janë përpunuar edhe aplikacione të mençura që në bazë të dhënash të analizave agrokimike, japin të dhëna të sakta se çfarë plehu dhe pesticidi duhet për kultura të caktuara.
Një sërë studimesh të kryera vitet e fundit kanë arritur në përfundimin se temperamenti dhe mënyra e sjelljes së studentëve dhe të rriturve është e lidhur ngushtë me stinën kur ata kanë lindur. Si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj: Pranverë Personat e lindur në mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë. Kjo do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti, optimizmi e janë gjithmonë të qeshur. Po të njëjtët persona nuk demoralizohen kurrë në rastet kur dështojnë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye. Por, çdo gjë vjen…
VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Kuvend mocionin për votëbesimin e Qeverisë. Nga VMRO-DPMNE e konfirmojnë këtë duke deklaruar se, nuk janë ftuar mediat, për shkak të festave. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi që javën e kaluar se Interpelancën për votëbesimin e qeverisë do ta dorëzojnë me qëllim që javën që vjen të bahet seanca dhe të shkarkohet, siç tha ai, Qeveria e papërgjegjshme. Pas dorëzimit të iniciativës për interpelancë, sipas rregullores së Kuvendit ajo do të duhet të mbahet ditën e mërkurë.
Në autostradën Shkup-fshati Miladinovci dje në një autobus është gjetur një qese me marihuanë, transmeton Almakos. Ashtu si njoftuan nga MPB-ja, dje në orën 11.35 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është lajmëruar se në autostradën Shkup-fshati Miladinovci në një autobus me targa nga Shkupi, që ka qenë duke lëvizur në linjën Shkup-Dordmund, është gjetur një qese me marihuanë. Asnjëri prej udhëtarëve nuk e ka marr përsipër qesen prej marihuane. Nga ana e patrullës policore në stacionin Petrovec është vërtetuar se në qesen prej najloni ka pasur dy kilogram marihuanë. Po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit./Express/
Mjekët dhe specialistët e rinj edhe më tej e presin pagën e premtuar. Edhe pse kishin premtime se këtë muaj nëpër llogaritë e tyre do të lëshohen mjetet për punën e kryer, megjithatë pagesa nuk është realizuar. Bëhet fjalë për 700 persona të cilët presin nga 24 mijë denarë në muaj. Nga Asociacioni i mjekëve dhe specialistëve të rinj thonë se kërkojnë program nacional me të cilin do të parashihet largimi i kuadrove jashtë vendit dhe motivimi i mjekëve të rinj që të mbeten në vend. Planifikim i punësimeve në etapa, shpallje të rregullt për specializime, e tërë kjo duhet…