Author: Semi

Shitësit përgjatë tregut të Bit Pazarit, të cilëve nga autoritetet lokale u është kërkuar të dislokohen në një lokacion tjetër, kanë dorëzuar peticion te autoritetet e Qytetit të Shkupit me kërkesën që të mbeten aty derisa të rregullohet tregu i ri. Ata për TVM-2 thonë se mirëpresin rinovimin e tregut të Bit Pazarit, por vendi ku u kërkohet të dislokohen nuk ofron kushte për shitje, prandaj insistojnë t’u lejohet të vazhdojnë shitjen në trotuar derisa të rregullohet tregu i ri. “Tezgën e kam pasur dhe e kam paguar rregullisht 20 vjet. Por, tani me ndërtimin e tregut të ri ma…

Lexo më Shumë

Mungesa e rrjetit të internetit në shkollat fillore dhe ato të mesme në vend pengon shumë zhvillimin e procesit mësimor dhe punët administrative. Drejtorët e shkollave ankohen se kanë marë verjetje të shumta nga Inspektorati për arsim për mos zhvillim të planprogramit të caktuar mësimor që duhet punuar me mjete teknologjike si informatika. E për këtë shkak, shkolla e mesme në Saraj është detyruar që më mjete vetanake të siguroj rrejtin e internetin. “Afër një vjet nuk funksionon. Të gjitha punët elektronike, konkretisht lëndët që i mbajmë me TIKO-n, ato i vet-financojmë konkretisht nga interneti i shkollës të cilat normalisht…

Lexo më Shumë

Në çerdhen e fëmijëve “Breshija” në Dibër nga sot dhe disa ditë të ardhëshme do të mbahet takimi i dytë transnacional në mes nxënëse të kopshteve. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Hulumtues e ri” të programit “Erasmus+”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Drejtoresha e kopshtit, Ajrije Daçi tha se kopshti si përfaqësuese e Maqedonisë është udhëheqëse e projektit, ndërsa si partnere janë edhe kopshtet nga vendet si Danimarka, Italia, Turqia dhe Lituania. Sipas asaj, kopshti i Dibrës ka realizuar disa aktivitete të sferave të ndryshme ku janë përfshirë fëmijët-hulumtues të rinj. “Kjo është faza e dytë e projektit, ndërsa marrin…

Lexo më Shumë

Studentët e viteve të treta dhe të katërta të departamentit të gazetarisë pranë Universitetit të Tetovës gjatë javës së shkuar kanë vizituar disa nga mediat më të fuqishme të Shqipërisë si dhe janë pritur edhe nga presidenti Ilir Meta. Në fillim studentët kanë vizituar “Pallatin e Brigadave”,  ku u njoftuan me historikun e tij, i cili në kohën e monarkisë është njohur me emrin Pallati i mbretit. Megjithatë mbreti Zogu, kurrë s’kishte jetuar aty. Pallati ende ruan arkitekturën e vjetër italiane.   Studentët patën nderin të priten nga presidenti shqiptar, Ilir Meta, me të cilën zhvilluan një bisedë jo formale…

Lexo më Shumë

Presidenti  i Shqipërisë, Ilir Meta tha se kryetari maqedonas, Gjorge Ivanov, nuk ka të drejtë ta bllokoj ligjin e gjuhëve të miratuar nga ana e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Këto komente Meta i ka bërë në takimin me studentët e Universitetit të Tetovës të realizuar javën e shkuar. “Nuk ka të drejtë, duhet ta dekretoj. Kuvendi e ka kaluar tre herë, ligji i gjuhëve duhet të vihet në përdorim. Ky ligj nuk u bën ndonjë favor shqiptarëve, kjo u ka takuar që nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Meta. Lidhur me ligjin e gjuhëve sërish ka reaguar kryeministri Zoran Zaev,…

Lexo më Shumë

Rënia më e ndjeshme në Rajonin e Pollogut Edhe pse të rinjtë kryejnë shkollimin në vend, përspektivën e shohin në vendet evropiane. Në këtë drejtim kemi edhe mungesë të numrit të nxënësve.  Periudhën e fundit, siç raportohet me të madhe largohen profesionistë të ndryshëm si mjekë, inxhinierë administratorë e shumë të tjerë. Dukurinë e largimit të të rinjëve nga Maqedonia e në veçanti nga Pollogu akademiku Izet Zeqiri e ilustron përmes zvogëlimit të numrit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme si dhe të studentëve nga universitetet. Sipas analizës së tij komparative nga viti 2010/2011 deri 2016/2017 kemi zvogëlim 5298 nxënësve të…

Lexo më Shumë

Pas motit të ligë që javën e kaluar shkaktoi dëme në bregun e Ohrit dhe Strugës, gjendja ngadalë po normalizohet. Lajm i mirë është se niveli i Liqenit të Ohrit nuk shënon rritje. Por një pjesë e ambientalistëve apelojnë për menaxhimin më të mirë të pjesës së Drinit të Zi në Strugë, ku nevojitet të ndërtohet sistem më i saktë digjital. Këtu derdhja me dekada të tëra bëhet në mënyrë manuale me dërrasa. Këtu ekziston një mënyrë primitive e rregullimit që nuk është e saktë. Për këtë, sa më shpejtë duhet të ndërtohet sistem që do të tregojë se sa…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët informon publikun se në asnjë mënyrë nuk do të jetë pjesë e ndonjë seti të ri qeveritar që nuk do të paraprihet nga një proces zgjedhor parlamentar. Ky vendim është marrë në mbledhjen qendrore të djeshëme të partisë. Nga Aleanca, shtuan se vendimi është i bazuar në fakte tregues, se partia në pushtet nuk është mjaft bindëse në angazhimin e saj për reforma radikale në vend, në veçanti theksoj, për shkak të indiferencës së saj rreth zbatimit të parimeve dhe funksionimit e sundimit të ligjit. Aleanca për Shqiptarët dje mbajti kuvendin e parë qendror në Kërçovë, pas…

Lexo më Shumë

Shkupjani me inicialet M.P. (26) mbrëmë afër orës 4:30 fizikisht ka qenë i sulmuar në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni. Siç theksjonë nga MPB, M.P. derisa drejtonte veturën e tijë, i’a ka ndërprerë rrugën një veturë tjetër nga e cila kanë dalur dy persona dhe e kanë sulmuar fizikisht. Njëri prej tyre me mjete nga metali e ka qëlluar disa herë, ndërsa personi tjetër e ka qëlluar me grushta. Pastaj personat kanë hyrë në veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. M.P. e ka lajmëruar ngjarjen në polici, ku dhe po punohet për zbardhjen e rrastit.

Lexo më Shumë

Tridhjetë e gjashtë vjeçari nga Prilepi u sulmua për shkak të statusit në Facebook, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. Sipas buletinit policor, një orë pas mesnate në stacionin policor në Prilep, BM (36) ka paraqitur rastin se më 08.04.2018 rreth orës 19.00 përderisa ka ecur në rrugën “Lazo Filiposki” atë e ka ndaluar një automjet “Yugo “. Në të ka qenë I.R. (37) së bashku me një person tjetër. Ata kanë dalë nga makina dhe e kanë kërcënuar B.M. për statusin e tij të bërë në rrjetin social, Facebook që ai ia ka kushtuar I.R. Më pas…

Lexo më Shumë

Banorët e Sopotit të liruar nga akuza për terrorizëm ende nuk kanë paraqitur kërkesën për dëmshpërblim në pritje të procedurave gjyqësore. Pala mbrojtëse thotë se gjithçka do të nis pas vendimit të Gjykatës Penale e cila pritet të verifikoj vendimin e Prokurorisë Speciale e cila në mungesë të provave vendosi të mos ngrejë aktakuzë ndaj banorëve të Sopotit. Avokati Vullnet Paçuku thotë se kërkesë për dëmshpërblim do dërgohet në Ministria e Drejtësisë e cila në një afat prej 3 muajve mund të del me ofertë. Por në rast se nuk i përgjigjet kërkesën atëherë lënda do të procedohet në Gjykatën…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka dorëzuar sot në Kuvend mocionin për votëbesimin e Qeverisë. Nga VMRO-DPMNE e konfirmuan këtë duke deklaruar se, nuk janë ftuar mediat, për shkak të festave. Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi për gazetarët se pret që të mërkurën të mbahet seanca për interpelancën ndaj Qeverisë dhe shpreson se në fund të saj do të shkarkohet Qeveria aktuale e Zoran Zaevit. Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE “Shpresoj se të mërkurën do të jetë dita kur ne do të mund t’i argumentojmë pozitat tona. Ashtu është edhe sipas rregullores së Kuvendit. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesim i…

Lexo më Shumë