Xhevdet Hajredini, ekonomist dhe ish ministër i Financave, në një intervistë për Almakos ka folur për politikat ekonomike të qeverisë dhe për efektet pozitive në ekonomi nëse do të zgjidhej çështja e emrit me Greqinë. Hajredini akuzon qeverinë e Zaevit se kopjon propagandën grueviste për të parqitur si të suksesshme politikat e tij ekonomike. Ai kritikon edhe marrjen e kredive nga qeveria, e cila nuk sqaron opinionin se në çfarë projektesh planifikon t’i investojë paratë. Sipas tij, prishja e kontratës me kinezët për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër mund të kushtojë me shtrenjtë se sa të rinegociohej marrëveshja. Në intervistën për…
Author: Semi
Tekstet mbi historinë dhe gjeografinë në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të rishikohen, disa profesorë besojnë, pasi ministri i tanishëm i arsimit dhe shkencës Renata Desskoska tha se nuk do të ketë mbikëqyrje të teksteve shkollore mbi këto lëndë. Disa nga profesorët mendojnë se kjo është e nevojshme sepse librat janë plot gabime dhe ka nga ata që në vend që ta afrojnë atë, ata largojnë Maqedoninë nga fqinjët e saj. “Maqedonia duhet të ndërmarrë përsëri atë iniciativë, rolin udhëheqës në prezantimin bashkëkohor të historisë, të lirë nga të gjitha stereotipet, paragjykimet, urrejtjen në një mënyrë që është afër…
Rreshjet e ardhëshme të shiut kurdo që të jenë do të shkaktojnë problem sërish në Lumin e fshatit Poroj.Niveli I lumit me prurjet e reja të dheut dhe rërës pothuajse ka barazuar lumin me urën.Nëse në afat sa më të shkurtër nuk meren masa atëherë rreziku është I madh që sërish të përsëriten vërshimet në këtë fshat, thotë kryetari I Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj, Sulejman Ramadani. Banorët përmes bashkësisë lokale kërkojnë që kryeministri Zoran Zaev të mbajë prmetimet e dhëna gjatë vitit të kaluar kur kishte patur vërshime të mëdha në këtë fshat. Në të kundërëtn banorët nuk përjashtojnë…
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është shprehur skeptik për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, raporton RTV Presheva. Kjo paraqt një lajm të keq për shqiptarët e Kumanovës dhe Likovës, për të cilët hapja e këtij vendkalimi ka rëndësi të veçantë për lidhje me familjarët e tyre në Luginë, transmeton Gazeta Lajm. Sipas Xhaferit Beogradi paraqet problem edhr pse deri tani dihej se në pjesën serbe janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme. Për këtë arsye kanë lindur dyshime se Reçica dhe Beogradi po luajnë ndonjë lojë të koordinuar me qëllim të prengimit të këtij projekti dhe afrimit të shqiptarëve nga…
Për të siguruar punë dhe burim për ekzistencë, aktualisht në Gostivar luftojnë tre doktor shkencash dhe 45 magjistra. Kaq janë regjistruar si të pa punë në listën e Agjencisë për punësim, sa i përket muajit shkurt, njofton Koha. Numri është rritur në krahasim më janarin, kur ka pasur 2 doktor shkencash dhe 41 magjistra të cilët kanë kërkuar punë. Ndryshe, në rajonin e Komunës Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë dhe Rostushe, ka gjithsej 6.040 të pa punë, 2.046 nga të cilët janë femra. Sipas përgatitjes shkollore, 3.269 të pa punë janë pa arsimim, me diplomë fakulteti janë 572 persona pa punë, me…
Qentë endacakë kanë sulmuar një vajzë 13-vjeçare”>13-vjeçare dhe babanë e saj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në parkun në Karposh. Vajza pësoi lëndime më të rënda trupore, ndërsa babai i saj, i cili u përpoq të hiqte qenin, pësoi lëndime trupore më të lehta. Të lënduarve iu dha ndihmë mjekësore në Klinikën “Nëna Tereze”. /albeu.com/
“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsioni nuk vepron sipas ankesave të qytetarëve”. Ish- antikorrupsionistja, Slagjana Taseva, mendon se kjo bëhet me qëllim. Ajo gjatë intervistës për televizionin “Kanal 5”, bëri thirrje që të hapet procedurë për emrimin e pesë anëtarë të antikorrupsionit, që pastaj komisioni të mundë të funksionojë. Ndryshe, në Maqedoni plasi skandali me anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit që kishin marrë bonuse të majme, përveç rrogave mbi normalen e pagesës në Maqedoni. /Telegrafi.com/ https://youtu.be/L0LRUq3rP0g
Dibranët pin ujë me cilësi më të mirë, ata e keqpërdorin atë dhe një pjesë e mirë e tyre nuk duan të paguajnë. Për shkak të mbledhjes së parregullt të faturave, kompania publike “Standard” përballet me shumë vështirësi në punën e përditshme. Nga ujësjellësi Rosoki-Dibër, e cila udhëhiqet nga NP “Standart” me ujë të pastër dhe të shëndetshëm furnizohen banorët e qytetit dhe fshatrave të Dolno Kosovrasti dhe Rajçica, ndërsa ujësjellësi dërgon ujë edhe në Qendrën Zhupa. Pretendimet tona në emrin e ujit të konsumuar dhe mbetjeve të ngritura arrijnë në 1.75 milion euro. Përafërsisht 70 për qind i përkasin…
PDSH do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar. Zyrtarë të PDSH-së konfirmojnë për Tv 21 se kanë përfunduar bisedimet me kryeministrin Zaev dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. PDSH-së i është premtuar Ministria e Ekonomisë. TV21 kërkoi prononcim nga eksponentët e partisë, por ata vetëm verifikuan pyetjet tona, duke thënë se ditëve në vijim Menduh Thaçi do të ftojë konferencë për media. Por nga ana tjetër BDI mohon se do t’ia dhurojë PDSH-së dikasterin e Ekonomisë. Nga selia blu thonë se do të ofrojnë vetëm postin e ministrit pa resor dhe disa drejtori. Pjesë e qeverisë tenton të jetë edhe…
Reformat në polici që duhet të realizohen nga Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, vlerësohen si më të rëndësishmet nga shumë reforma tjera, por ato ende ndodhen në procedurat parlamentare pa një epilog konkret. Bëhet fjalë ligjet për ndjekjen e komunikimeve, Ligjin për policinë, për punë të brendshme dhe agjencinë tekniko operative. /Gazeta Lajm/ Nga Qeveria thonë se këto ligje duhet të ngritin efikasitetin e policisë, largimin e ndikimeve politike, respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e policisë, e në veçanti eliminimin e përgjimeve të paligjshme, që ishin dukuri e Qeverisë së kaluar, gjë që edhe ka shkaktuar shumë…
Shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë jo vetëm të largohen nga vendi, por edhe të bëhen qytetarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian dhe po ia arrijnë këtë me ritme shumë më të larta sesa shtete të tjera europiane jo anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera në botë, që kanë një popullsi shumë më të madhe sesa ne. /Koha.mk/ Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara sot, shqiptarët janë të dytët në botë, pas marokenëve, që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e BE-së në vitin 2016. Janë 67,500 shqiptarë që kanë marrë shtetësi në një nga…
Propozimi i emrit që qeveria e Tsipras do t’i paraqesë parlamentit duhet të mbështetet nga partneri i tij i koalicionit Grekët e Pavarur, ose përndryshe nuk do të votojmë, tha kreu i PASOK dhe Lëvizja për Ndryshim, Phoebe Genimata. Genimata kërkoi nga Tsipras dhe Kamenos që së pari të harmonizonin pozicionet e tyre dhe pastaj t’ua paraqesin para parlamentarëve, por hezitonte që në një rast të tillë, koalicioni i tij mund të votonte kundër propozimit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kjo është hera e parë që partitë e opozitës të kërkojnë një qëndrim të koordinuar nga qeveria në Athinës lidhur me çështjen…