Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për raportimet se 35 foshnje kanë vdekur në Klinikën për gjinekologji në Shkup. Sipas tyre, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në këtë klinikë kanë lindur gjithsej 1155 foshnje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ky numër, 144 kanë lindur para kohe dhe janë trajtuar në repartin për mbikëqyrje intensive, mirëpo 35 foshnje kanë vdekur. Ministria bën të ditur se nga këto 35 të vdekur, vetëm një foshnje ka lindur në kohën e pritshme, por ka patur probleme mjekësore me organet në nivel të pamundësisë për t’i shëruar. 80% e bebeve të vdekura kanë…
Author: Semi
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), e ka nxjerrë në shqyrtim publik ligjin për arsim fillor, që pritet të miratohet para fillimit të vitit të ri shkollor. Propozim-ligji parasheh ndryshime në procesin arsimor dhe në statusin dhe të drejtat e arsimtarëve në shkollat fillore. Gjithashtu, përfshihen masa për realizimin e pa pengesa të të drejtës për arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta, pastaj vlerësim të jashtëm të shkollës, rangimin e tyre, si edhe ndihmë financiare për nxënësit e talentuar. Për nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta parashihet të ketë më së shumti 20 orë mësim…
Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të jenë nikoqir të Samitit të parë digjital në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni. Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjerë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian (KE) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë. Samiti mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup, ku do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj,…
Sezoni i daljes së rriqrave ka filluar. Disa qytetarë që u kafshuan nga këto insekte në periudhën e kaluar, kanë kërkuar ndihmë mjekësore tek Spitali Infektiv dhe në Klinikën Shën Naum Ohridski për Sëmundjet Kirurgjikale, shkruan Telegrafi Maqedoni Pas trajtimit mjekësor të gjithë pacientët u lëshuan për trajtim në shtëpi. Askush nuk kishte komplikime nga kafshimet, as nuk kishte ndonjë sëmundje ngjitëse që transmetohej nga rriqrat. Një deri në dy javë pas pickimit, nëse pacienti merr ethe të larta ose skuqje në vendin e kafshimit, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor. Epidemiologët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos eksperimentojnë dhe…
“Dëgjova dikë prej sulmuesve si tha:” Larguam Selën , kemi mbaruar punë më Selën tani e keni ju radhën”..- u shpreh kryetari i kuvendit Talat Xhaferi para gjykatës duke dëshmuar për sulmin mbi deputetin dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 27 prill. „Na sulmonin me gjithçka që u ka ra në dorë”- shpjegonte Xhaferi. Ai tregoi se gjatë dhënies se deklaratës për mediat tek salla e mediave pas emërimit e tij si kryetar i Kuvendit në monitor ka përcjelle transmetim direkt nga protesta para Kuvendit. Në një moment qytetarët kanë hyrë në Kuvend. Sigurimi ka tentuar ta…
Me ftesë të drejtoreshës për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, merrë pjesë në “Java e Romëve”, ngjarje e cila është në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve çka mbahat nga 8 deri me 11 prill në Bruksel, citon Telegrafi Maqedoni. Carovska u drejtua delegacionit për ndarjen e çmimeve për vetëqeverisje lokale nga vendet euro-perëndimore “Duhet koordinim i ndarjeve së njësive të vetëqeverisje lokale dhe pushtetit qendror, por edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve të Romëve në shoqëri. Vetëm kështu do të mundemi të përmirësojmë ekonominë dhe statusin social të Romëve.…
Raundi tjetër i negociatave, mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Kocias dhe Dimitrov, do të jetë më shumë teknik, ku do të insistohet në përmbylljen e dallimeve të cilat ekzistojnë, vlerëson analisti Albert Musliu. Ai shtoi se pas takimit në Vjenë, çështja e emrit ka marrë drejtimin e duhur, është përshpejtuar dhe se po i vjen fundi. Unë besoj se ky do të jetë takim i përmbylljes se çështjeve më të mëdha, normalisht se kontestohet çështja e ndryshimit të Kushtetutës. Gjithë çështjet e ngritura janë çështje të rënda nuk janë të lehta, prandaj edhe gjithë procesi ka zgjatur…
Personi me inicialet M.Q. nga fshati Mërzenc, Gjevgjeli, i cili ka qenë anëtar i Klubit për sporte ekstreme, mbrëmë është gjetur i vdekur në fshatin Sermin, Gejvgjeli, në afërsi të Manastirit “Shën Ilija”, shkruan Telegrafi Maqedoni. Siç theksojnë nga MPB, ngjarja ka qenë e lajmëruar dje në orën 15:00. “Personi me inicialet M.Q., pas lëshimit të suksesshëm me paraglajder, nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe për kohë të shkurtër ka vdekur. Nga ana e mjekëve nga Ndihma e Shpejtë është konstatuar vedekja e tijë”, theksojnë nga MPB. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi policor…
Shoqata e metalurgjisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM) kërkon që SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ta kursejnë Maqedoninë në lidhje me kufizimin e tyre në importin e çelikut. Sipas tyre, Maqedonia nuk paraqet kërcënim për tregun, e as që ka ndonjë mundësi të këtillë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shoqata në fjalë kërkon nga diplomacia ekonomike e Maqedonisë që maksimalisht të angazhohen në këtë drejtim. Mitko Kovaçevski tha se 0,87% e importit të çelikut në BE shkon nga Maqedonia, dhe kjo përqindje do të thotë shumë për Maqedoninë, sepse paraqet 5,7% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot organizon konferencë shtypi me temën “Çeliku i Maqedonisë nën kërcënimi serioz nga masat e BE-së për kufizimin e importit të prodhimeve nga çeliku”, citon Telegrafi Maqedoni. Në konferencën e shtypit do të marrin pjesë Dr. Mitko Koçovski, kryetari i Shoqërisë për metalurgji nga Oda Ekonomike në Maqedoni.
Prodhuesit e duhanit në Maqedoni tashmë janë duke u përgatitur për korrjen e sivjetme. Ata kërkojnë që përveç subvencioneve, për shkak të harxhimeve të larta, të ketë edhe rritje të çmimit për 20%. Deri më sot duhet të nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet prodhuesve të duhanit dhe duzinave për blerjen e duhanit. Prodhuesit e duhanit konsiderojnë se me rritjen e subvencioneve, do të rritet edhe cilësia e duhanit. Nga korrja e vitit të kaluar, duhani u ble për 217,5 denarë për kilogram, kurse tani kërkohet që çmimi të rritet në 244 denarë.
Në objektin “Savello” që gjendet në zonën industriale Vasilevë, dje rreth orës 14 është shkaktuar zjarr. Në zjarrin kanë intervenuar ekipet e Njësitit të zjarrfikësve, por objekti është djegur tërësisht. Për fat nuk ka pasur asnjë të lënduar në ngjarjen.