Ministri i Financave Dragan Tevdovski në shënimin e Ditës së Doganës paralajmëroi uljen e dënimeve për shkeljet doganore. Ndryshimet ligjore janë përgatitur dhe do t’i propozohen Qeverisë. “Janë përgatitur edhe ndryshimet për relaksimin e politikës ndëshkuese dhe në bashkërenditje me Drejtorinë doganore është bërë analizë gjithëpërfshirëse e politikës ndëshkuese dhe janë përpiluar propozime për uljen e dënimeve, përkatësisht për shqiptimin e tyre në përputhje me peshën e shkeljes së kryer” – deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski. /albeu.com/
Author: Semi
Ndërkohë në sallën ” Boris Trajkovski” po mbahet debat publik për ligjin për Këshillin gjyqësorë, i cili përgjithësisht ka të bëjë me mënyrën se si sot të zgjidhen anëtaret dhe gjykatësit dhe ndëshkimet nëse të njëjtit keqpërdorin detyrën zyrtare, raporton Almakos. Në debatin publik të pranishëm janë përfaqësues të gjykatave, të apelit, themelore etj.
Për dallim prej kryeprlamentarit Talat Xhaferi, i cili ka njohur vetëm pesë prej 10 sulmuesve të akuzuar, ministri për shoqëri informatike dhe për administratë, Damjan Mançveski kishte pasqyrë më të qartë për dhunën dhe rrahjet në sallë më 27 prill dhe i njohu dhunuesit e Zijadin Selës mes të akuzuarve. Rrahja e Selës ka nddhur në mes të sallës, tregoi Mançveski duke u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore Shkup 1. “Të gjithë këta 10 të akuzuar i pashë në sallë”, tha Mançveski dhe përshkruajti se si e kanë goditur Selën të shtrirë në tokë me grushta e…
Optimizëm para negociatave të së enjtes midis Maqedonisë e Greqisë për emrin. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksoi se procesi është në fazë delikate, por se shpreson që fryma e Ohrit do të ndihmojë në tejkalimin e dallimeve rreth kontestit shumëvjeçar. Çështja është aq e rëndësishme sa në thelb të gjitha raundet e negociatave janë të vështira, kështu që kuptohet pres biseda thelbësore. Shpresoj në progres. Mendoj se sjellja e Maqedonisë dhe fqinjit, Greqisë sinjalizon se procesi është në një fazë delikate dhe jemi të fokusuar pikërisht në këto biseda. Shpresoj të na ndihmojë fakti se ky raund do të…
Maqedonia dhe Ukraina kanë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen e investitorëve dhe në pajtim me këtë investitori “Sardiç” ka të drejtë t’u drejtohet gjykatave. Ne si shtet e respektojmë vendimin e gjykatës. Kjo nuk është një pyetje politike, kjo është lidhja me investitorët, tha ministri për Punë të Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Siç është e njohur, Qeveria mori vendim të njëanshëm për prishjen e kontratës me kompaninë “Sardiç” me arsyen se nuk i plotëson kushtet për vazhdimin e koncesionit të minierës “Kazandoll”.
Çdo shkollë fillore organizon gara të cilat kanë për qëllim vlerësimin, punën dhe suksesin e nxënësve dhe arsimtarëve gjatë një viti shkollor, shkruan Portalb.mk. Veprimi i deritanishëm i garave klasike u bë monotoni dhe bezdishmëri për Sh.F. ‘Faik Konica’ të f. Radushë të komunës së Sarajit, andaj u bënë reforma në mënyrën e mbajtjes së garave shkollore. Planifikimi i tyre zgjati disa muaj duke u angazhuar drejtor, pedagog dhe arsimtar të ciklit të lartë. Ata vendosën që këto gara të kenë vitalitet dhe risi, duke i shndërruar në kuis tërheqës dhe me lojëra argëtuese. Garat u realizuan më 10 Prill 2018…
Në shkollën fillore “Jane Sandansi” në Strumicë, sot dhe nesër do të mbahet Gara rajonale e Kupës botërore të nxënësve, për lëndën e gjuhës angleze. Reth 4000 nxënës nga Maqedonia dhe rajoni, përmes praktikimit të gjuhës angleze, do të përgjigjen në pyetje, do të shkruajnë ese dhe do të diskutojnë. Fituesit do të marrin pjesë në Garën globale në Barcelonë, që do të mbahet nga 22 e deri më 27 korrik, ku marrin pjesë mbi 2500 nxënës nga 50 vende të botës. Më të mirët e Barcelonës do të ftohen në “Turneu i kampionëve”, që mbahet në Universitetin Yale në…
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në lidhje me shpërthimin e zjarrit në Ministrinë e Drejtësisë ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme po bën hetime në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur saktësisht. “Janë djegur hapësira në katin e katërt në Ministrinë e drejtësisë, disa zyre mund të themi se tërësisht janë shkatërruar nga zjarri, megjithatë së shpejti do të vërtetohet deri në cilën shkallë është bërë dëmi të materialeve të caktuara. Në katin e katërt, aty ku janë zyret më të dëmtuara, ndodhet një pjesë e ndihmës juridike ndërkombëtare, një pjesë e kontabilitetit dhe një pjesë e…
ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në botë ndoshta nuk do të kishte varfëri nëse muslimanët e vendeve të pasura me naftë në vendet e varfra do të jepnin zeqatin, përkatësisht lëmoshën që japin muslimanët në mundësi, në baza vjetore 2,5 për qind nga pasuria totale e tyre, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Erdoğan, në pallatin presidencial në Ankara pranoi koordinatorët e Agjencisë për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe me këtë rast foli mbi ngjarjet aktuale. “Apeloj veçanërisht te vendet muslimane të pasura me naftë. Nëse ata do të jepnin vetëm zeqatin…
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, pas anulimit të seancës së sotme gjyqësore për lëndët “Tanku”, tha se proceset gjyqësore ndaj tij janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me drejtësinë. Ai thotë se edhe javën e kaluar, edhe këtë javë ai çdo ditë pune është në gjykim me qëllim që sipas tij, të mos jetë i pranishëm në punën e Kuvendit. “Na mbajnë çdo ditë në gjykata, që të mos jemi të pranishëm në Parlament”, tha Gruevski. Ai shtoi se gjykata ka qasje të ndryshme për lëndët “TNT” dhe “Tanku” për ndryshimin e trupit gjykues. Ai gjithashtu u ankua se nuk i…
Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të enjten do të kenë takim në qytetin e Ohrit. Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se vizita e Nikos Kotzias është në kuadër të dialogut të dy ministrave për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe për përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni. Ky takim mes dy ministrave do të jetë i treti në më pak se një muaj, pasi më herët Kotzias qëndroi për vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa më pas bisedimet vijuan në Vjenë.
Objekti i Ministrisë së Drejtësisë gjatë pasdites sotme u përfshi nga zjarri i cili shpërtheu në katin e katërt ku ndodhet arkivi i Ministrisë. Për fat të mirë përpos dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar pasi punonjësit janë evakuuar me kohë. Zv.ministri i drejtësisë konfirmoi se janë shkatërruar disa dokumente, për të cilat tha se nuk kanë qenë të rëndësishme. Shkaku për zjarrin nuk dihet akoma. Forcat e zjarrfiksave arritën që me sukses ta lokalizojnë zjarrin.