Platforma “Shokët e Malit Sharr” dhe Shoqëria ekologjike e Maqedonisë, lobistët për shndërrimin e Malit Sharr në Park Kombëtar, me disa takime radhazi do të mbledhin informata për të mbledhur dokumente në emër të projektit “Vizion i përbashkët për Malin Sharr”, si dhe të formojnë një trup këshillues, e cila do të ketë rëndësi të madhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e natyrës. “Seria e debateve për të ardhmen e Malit Sharr kanë filluar në muajin mars nga qyteti i Gostivarit. Pastaj do të vazhdojnë në komunën e Jegunovcës, Tetovës, Vrapçishtit, Tearcës dhe Bogovinës”, deklaroi Frosina Pandurska-Dramiqanin nga Shoqëria ekologjike e…
Author: Semi
Informatat se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë e kurse partitë shqiptare Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, lideri i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka vlerësuar si spekulative duke përsëritur edhe njëherë, se gjatë emërimit të ministrave të rinj “do të bazohen në aftësitë dhe profesionalitetin e individit, në zgjedhjen e kuadrove të reja”, njofton Portalb.mk. “Ristrukturimi do të ndodhë për shkak të zmadhimit të shumicës parlamentare, por ajo është mundësi e shkëlqyer se ku ka rezultate dhe çfarë rezultate janë. Nëse dikush nuk ka suksese kjo nuk do të thotë se…
Gjykata e Apelit ende nuk është përgjigjur pas kërkesës e të akuzuarit se bëhet fjalë për masa të veçanta hlumtuese. Por, po dëgjohen fjalimet telefonike duke i marrë si shembull, pa prezencën e gazetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kryeministri, Zoran Zaev edhe sot në gjykat nuk i shikoj video içizimin për rastin “Ryshfeti”. Pritet që Gjykata e Apelit të vendos se a do të marë pjesë publike gjatë publikimit të video inçizimi. Por, për këtë Zaev për një orë e gjysëm në gjykat i ka dëgjuar bisedat telefonike të bëra në masa të veçanta hulumtuese. Gazetarët nuk kanë qenë mbrenda. Në…
Ka përfunduar takimi ndërmjet shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias. Në këtë takim të mbajtur në Ohër ka vazhduar raundi i bisedimeve për të zgjidhur çështjen e emrit ndërmjet të dy shteteve fqinje, çështje që zgjat tashmë 25 vite. Me këtë rast, Dimitrov tha se “kishim bisedime të hapura dhe të sinqerta dhe folëm për shumë çështje që e përbëjnë dallimin për këtë çështje. Për një pjesë të tyre ka përparim, kurse për një pjesë tjetër vazhdojnë të mbeten dallime. Për herë të parë biseduam për afatin kohorë, dhe për hapat se si do…
Niveli i lumit Vardar në Jegunovcë, Zajçev Rid në Veles, Demir Kapi, Treska tek Brodi Maqedonas, Pçinja tek Banjat e Katlanaovës, Sateska tek Botun dhe Drini i Zi tek Llozhani, janë në nivelit më të lartë nga mesatarja e sotme, shkruan Telegrafi Maqedoni. Sipas Entit Hidro-Metorologjik (EHM), nivel më të ulët të ujit ka në Lumin Kriva tek Kriva Pallanka, Bregallnica tek Berovo dhe Lumi i Zi tek Novaci. Rritje të ujit ka pasur edhe në Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Liqenit të Dojranit.
“Si të të kritikon Milikija, si të të këndon Linda, është punë e njejtë, nule” – ka shkruajtur nënkryetari i ASH-së, Remzi Mehmedi, shkruan Fakte. Ky koment vjen si vazhdim i replikës ASH-LSDM, pasi Ziadin Sela akuzoi kreun socialdemokrat Zaev e që më pas erdhi edhe reagimi i kryetares së Haraçinës Ramadani. Ajo në përgjigjen e saj tha se “ate e kishin votuar vëllezërit shqiptarë nga Haraçina dhe kishte fituar bindshëm në raund të parë”. Ndryshe, raportet mes këtyre dy partive ishin të mira derisa ishin bashkë në Qeveri. Kjo ndryshoi kur Sela nga pozita e pushtetit lidhi koalicion opozitar…
Kohëve të fundit e gjithë vëmendja është kthyer nga reforman në drejtësi. Në portalin Pa Censurë ka arritur informacion për një aktgjykim ne Gjykatën Supreme i cili është kaluar në heshtje nga mediumet. Në shkurt të vititi 2012 një efektiv policorme emrin Joakim Trifunovski në menyrë djallëzore vrau 2 të rinj shqipëtarë, Besnik Shehapin dhe Imran Memetin në qytetin e Gostivarit pas një zënke verbale për një vendparkim. Për këtë vepër pas një kalvari gjyqësor i njejti dënohet, me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gostivar. Me pas Gjykata Supreme ka ulur dënimin e tij në 20 vite. Të…
“Deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të votojnë ‘të përmbajtur’ në votëbesimin e qeverisë”, tha sot Ziadin Sela nga foltorja e Kuvendit, ku është duke u mbajtur seancë për iniciativën e OBRM-PDUKM-së për mosbesimin e Qeverisë Zaev. Sela në fjalimin e tij tha se kryeministri Zoran Zaev nuk meriton mbështetje për besim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Unë i kam dhënë mbështetje kur u zgjodh kryeministër, sot ai nuk e meriton mbështetjen për besim. Vota e Aleancës për Shqiptarët do të jetë e përmbajtur”, tha Sela. Ai shtoi se në sallën kuvendore ka pasur të pranishëm persona me logjikën “vdiq mbreti, të…
Personat më të rinj se 25 vjet nuk do të mund të marrin leje për mbajtje të armëve. Afati për zëvendësimin e të gjitha formave të lejeve për armë është vazhduar deri në vitin 2022, transmeton Portalb.mk. Ndryshimet e reja në ligjin për armë paraqesin miratim të rregullativës vendore me rregullativën e BE-së. Përsëri vendoset mundësia për legalizimin e armëve që posedohet pa dokument të vlefshëm, ndërsa afati përfshin një vit.
Sot rreth ores 6:40 përballë gjyqit të Tetovës një motoçikletë ka marrë flakë duke qenë në vozitje. Shoferi ka pësuar dëmtime të lehta kurse motori është djegur tërësish. Zjarrëfikësit kan dalë në terren dhe ende nuk dihen shkaqet pse erdhi deri te kjo ndezje e motorit.
“Me Partinë Demokratike Turke ekziston marrëveshje për koalicion, ndërsa me partitë tjera ende po bisedohet”. Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në lidhje me zgjerimin e koalicionit qeveritar dhe anëtarët e rinj të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sa i takon partisë turke po, tashmë ekziston marrëveshje. Ata në njëfarë mënyrë tashmë janë pjesë e koalicionit qeverisës, megjithatë për të gjitha informacionet e mbetura akoma është herët që të flitet. Kryeministri paralajmëroi se deri në fund të muajit prill do të rrjedh ky proces, kështu që mbetet të presim e të shohim. Në momentin që do të kemi ndonjë vendim…
Më shumë se 31.000 vezë janë asgjesuar si të pasigurta në kontrollet e inspektimit para festës së Pashkëve, njoftoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Janë kryer 181 kontrolle të jashtëzakonshme, të përforcuara në prodhimtarinë, përpunimin, shpërndarjen dhe shitjen e vezëve në tregun e Maqedonisë. Prej tyre, 110 kanë qenë në objektet për shitje me pakicë, ndërsa 35 në tregjet e gjelbra dhe 36 në llojet e vezëve. “Nga kontrollet është konstatuar se një pjesë e operatorëve me ushqim kanë kryer klasifikim joadekuat dhe shënimin e vezëve, nuk kanë poseduar dokument komercial që e përcjell praktikën dhe në qarkullim kanë…