Author: Semi

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot votuan ndryshimet në ligjin për Agjencinë Teknike Operative dhe për ndjekjen e komunikimeve. Ligjet u sollën me konsenzus, i arritur pas bisedimeve të grupeve të punës nga ana e pushtetit dhe opozitës. Këto dy ligje janë pjesë e paketës së ligjeve reformuese, përcjell Telegrafi Maqedoni. Trajço Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja, tha se partia opozitare seriozisht do të ndjek zbatimin e ligjeve, si dhe kuadrin e ATO-së, si dhe udhëheqësin. Ndërsa Frosina Tashevska-Remenski nga LSDM, tha se teksiti i ligjit për ATO është ndryshuar, pas debateve me ekspertë të fushës. Në kuadër të seancës së sotme…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i vitit në rajonin e Pollogut janë regjistruar 17 vepra penale “dhunë në familje” nga të cilat njëmbëdhjetë ishin në rajonin e Tetovës dhe gjashtë në rajonin e Gostivarit. Në njëmbëdhjetë prej tyre janë konstatuar lëndime të lehta trupore, në pesë raste ka pasur rrezikim të sigurisë, ndërsa në një rast ka pasur privim të paligjshëm nga liria. Nga SPB Tetovë informojnë se përveç 17 veprave penale të cilat janë zbardhur tërësisht dhe kanë përfunduar me parashtresa adekuate, në tre muajt e parë të këtij viti, janë parashtruar edhe 59 ankesa (Tetovë 36 dhe Gostivar 23). Këto raste…

Lexo më Shumë

Shkupi vlon nga qentë endacak. Dukuri e përditshme është sulmi dhe kafshimi i qytetarëve nga qentë endacak. Prej fillimit të vitit deri pardje (e martë), vetëm në kryeqytet janë regjistruar mbi 120 raste të kafshimit nga qentë. Këto shifra alarmante për Gazetën Koha, i ka zbuluar zëdhënësja e Sektorit për punë të brendshme në Shkup, Liza Bendevska. “Prej 1 janarit të vitit 2018 deri më 10 prill të vitit 2018, në Ministrinë e punëve të brendshme janë paraqitur gjithsej 123 raste të sulmeve nga qentë endacak nëpër territorin e Shkupit. Raste më të shpeshta janë vërejtur në Aerodrom dhe Qendër”,…

Lexo më Shumë

Vërejtje përfundimtare për propozim-ligjin e mediave sot u thanë në debatin e hapur në Kuvend. Kërkesat kryesore kishin të bëjnë me financimin e Servisit Publik, për të cilin kërkohet shumë më e madhe e financave nga buxheti i shtetit pas heqjes së taksës radio-difuzive. Kjo u kërkua edhe nga kryetari i ShGM-së, Naser Selmani. Por, ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, u shpreh se paratë për Servisin Publik janë ndarë sipas mundësive reale, ndërkaq i gjithë ligji ka për qëllim të mbajë politikën larg mediave. “Përzgjedhja e anëtarëve të rinj në trupat rregullatorë dhe këshillit programor të RTVM-së është test…

Lexo më Shumë

Krerët e nëntë komunave të Pollogut pas takimit të sotëm prematuan edhe një herë zgjidhjen e problemit me deponinë Rusinë, respektivisht investime në rregullimin e rrugës që shpie për tek deponia në Rusino. Krerët e Komunave presin edhe një përgjigje nga Qeveria nëse do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me rrugën që shpie për tek deponia. “Ne arritëm bashkërisht si regjion që ti japim prioritet, pra gjitha komunat bashkë janë dakorduar që rruga deri në Rusino është prioritet i gjitha këtyre komunave. Kemi konkurruar në thirrjen e Byrosë rajonale për Zhvillim dhe jemi në pritje të përgjigjes pozitive –…

Lexo më Shumë

Paralajmëruam se nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt eskalimit të mëtejshëm të marrëdhënive mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa”, deklaroi sot ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar, pa mos u analizuar detajet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Para disa ditësh Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus, me arsyetimin se ai është përfshirë në aktivitete të dyshimta…

Lexo më Shumë

“Prokuroria Themelore Publike dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi nuk ndërmarrin masat e nevojshme, për rastet që Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka konstatuar gjuhë të urrejtjes në disa media”. Ky është përfundimi i konferencës së sotme me temë “Gjuha e urrejtjes në media”, në të cilën u promovua publikimi “Trupat rregullator për mediat dhe gjuha e urrejtjes”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Emilija Petreska-Kamenjarova nga ASHMAA informoi se trupi rregullator gjatë periudhës së kaluar ka marrë aktivitetet e nevojshme për gjuhën e urrejtjes në media, por organet kompetente nuk kanë ndërmarrë asgjë. Publikimi që promovua sot është përpunuar…

Lexo më Shumë

‘Ura e Kazazëve’ u përfundua pas lënies në harresë për dy vite me rradhë. Kjo urë filloi me punimet në tetor të vitit 2016 dhe përfundoi në Prill të vitit 2018. Për afërsisht 2 vite kjo urë ngeli e pa asfaltuar edhe pse premtimet nga kryetarja e komunës së Tetovës ishin se e njëjta do të përfundojë brenda 2 muajve./ Pa Censurë/ Ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile Arianit Xhaferi nga OJQ ‘Eco Guerilla’ ku shkruan:’Ura 10 metra ne Tetove, ndertohet me ngadal se ura 7 kilometra ne Kaçanik. Ura te Shkolla e Medicinës në Tetovë, që nuk është…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Sofje të Bullgarisë ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të brendshme të Ballkanit Perëndimor, nën organizim të MPB-së bullgare. Siç informojnë nga MPB, gjatë takimeve mes tjerash është biseduar edhe për strategjinë për perspektive kredibile për zgjerim dhe për prioritetet që kanë vendet në këtë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Temat prioritare kanë qenë forcimi i bashkëpubimit në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Gjithashtu është biseduar për promovimin e ekipeve të përbashkëta hetuese që përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së”,…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale sot u ndesh me një fazë të re kritikash dhe kërkesash për ndërhyrje në të. Drejtoresha e gjenerale e Radiotelevizionit 21, Afërdita Saraçini-Kelmendi tha se në Maqedoni, në ligjin për media nuk ka transparencë dhe nuk ka trajtim të njëjtë të hapësirave mediatike . Sipas saj, leja për mbulim nacional nga Agjencia për shërbime audio-vizuale duhet të jetë e mjaftueshme për t’u transmetuar tek të gjithë operatorët kabllorë. “Mënyra më e mirë për të ushtruar kontroll mbi një medium, është kufizimi i mbulimit të transmetimit”, thotë Kelmendi-Saraçini.…

Lexo më Shumë

Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019″>2019, në vend të vitit 2020″>2020, siç ishte paraparë më herët, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviç. Në një konferencë për mediat në Qeverinë e Republikës së Serbisë në Beograd, të cilës i parapriu një takim i përbashkët, Angjushev dhe Mihajlloviç sqaruan se planet fillestare parashihnin fillimin e ndërtimit në vitin 2020″>2020, por që sot janë dakorduar që do të tentojnë bashkë, që kjo të realizohet një vit më herët. “Kishim një takim produktiv me Mihajloviqin ku diskutuam projektet infrastrukturore të…

Lexo më Shumë

Viktimat ishin Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski të moshës prej 18 deri në 21 vjeç nga lagjja Radishan, si dhe 45 vjeçari, Borçe Stevskovski, nga fshati Creshevë. Autopsia e trupave të të vrarëve tregoi se ndaj tyre është shtënë nga tre armë të ndryshme zjarri, sepse forenzikët gjetën 3 lloje të ndryshme gëzhojash, gjë që çoi në dyshimin se vrasja makabre ka më shumë autorë. Gishti i fajit në atë kohë u drejtua ndaj 6 personave, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm. Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami…

Lexo më Shumë