Author: Semi

Kryetari i BDI­së Ali Ahmeti gjatë emisionit të sontëm “Zig­ Zag” në TV Art ka thënë se partitë e reja nuk kanë mjet tjetër, përveç të akuzojnë. “Partitë e vogla apo sapodala nuk e tejkaluan vetveten që të bashkohen dhe të bëhen kundër BDIsë dhe të mos rrezikojnë kështu humbjen e mandateve shqiptare. Nuk bëhet kiameti nëse humb BDI, nuk është fjala se ne po frikësohemi, por le të fitojnë mandatet shqiptare. Ky është mandat vendimtar”, ka thënë Ahmeti. Ai vazhdimisht po fshehë nga opinioni faktin se tre parti opozitare shqiptare: LR PDSH, UNITETI dhe RDK tanimë kanë firmosur koalicionin “Aleanca për Shqiptarët” dhe po garojnë me një…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA në zonën zgjedhore 2 Afrim Gashi sonte në tubimin e mbajtur në Shkup tregoi një ngjarje komike të ndodhur në vitet e 90-ta në Univeristetin e Prishtinës, kur një djal nga Shkupi para se të fillon të hajë ushqim thotë BISMILAH dhe të tjerët i thonë: “A mos je Hoxhë”, më tej vazhdon e thotë se fatkeqisht disa qarqe edhe nëse themi BISMILAH të akuzojnë për extremizëm, por le ta din të gjithë se gjithmonë do të themi BISMILAH.

Lexo më Shumë

 Një incident ka ndodhur gjatë tubimit të sontëm të Aleancës për Shqiptarët në sallën e sporteve të Shkollës së Mesme Mjekësore. Në momentin kur fliste kryetari i RDK-së, Vesel Memedi, një aktivist apo pjesëtar i sigurimit, ka kërkuar me këmbëngulje që të ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejt që bënte Tetova News nga ky tubim. Shikojeni videon në fund se si është ndërprerë transmetimi: Aktivistët e Aleancës, apo pjesëtar të sigurimit, janë irrituar nga një shkrim në një portal tjetër dhe janë hedhur në gjueti shtrigash kundër pjesëtarëve të shtypit që kanë qenë duke filmuar brenda në sallë. Ky është shkrimi që…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati dje akuzoi Lëvizjen BESA se po financohet me para nga Katari dhe Stambolli. Mirëpo si duket ai po harron veten se gati çdo javë është në Stamboll në kërkim të ndonjë donacioni për komunën që ai drejton. Madje siç mund të shihet në këtë fotografinë edhe kamionët për bërllok në Saraj nuk ka mundur vet t’i siguroj por është detyruar të udhëtoj deri në Stamboll për të shtrirë dorën e lëmoshës. https://www.youtube.com/watch?v=Zk1NOwRCN_k

Lexo më Shumë

Një pjesë e mirë e diskutimit në emisionin “Opinion” u fokusua tek ndikimi fetar në partitë politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Berat Buzhala theksoi se ka një ndikim të madh të Turqisë në politikën e Maqedonisë në vetvete, por edhe tek shqiptarët atje. Ndërkohë, Idaver Sherifi, administratori i Albeu.com tha se roli i fesë tek shqiptarët e Maqedonisë duhet kuptuar drejt.”Ka një keqkuptim të besimit tek shqiptarët e Maqedonisë kur shihet nga jashtë dhe gjërat nuk kuptohen mirë. Besimi tek shqiptarët e Maqedonisë ka një rol të rendësishëm, por kjo s’do të thotë se atje ka më shumë radikalë se…

Lexo më Shumë

Në fshatin Çerkez të Kumanovës po përfundon ndërtimi i Memorialit kushtuar dëshmorit të U:K-së, Ismet Mustafa. Ai ka rënë në betejën e lavdishme të Koshares në vitin 1999, kurse Memoriali ndërtohet me përkrahje të nëndegës së Lëvizjes Besa në këtë fshat. Tani është vendosur pllaka përkujtimore me emrin “Ismet Mustafa”, kurse ende janë duke u zhvilluar punime për rregullimin e sheshit që do të mbajë emrin e tij. Kush është Ismet Mustafa? Një ndër dëshmorët e kombit që dha jetën për lirin, padyshim është edhe Ismet Esat Mustafa. I lindur më 22 Dhjetor 1970, në fshatin Çërkez të Kumanovës. Është…

Lexo më Shumë

Zvarritet procedura gjyqësore për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliut nga Kumanova. Prokuroria Themelore në këtë qytet, gjashtë muaj pas ngjarjes, akoma nuk ka përgatitur aktakuzën ndaj Boban Iliçit, i akuzuar kryesor për vrasjen e Almirit. Nga Prokuroria thonë se janë duke pritur rezultatet nga ekspertiza neuro-psikiatrike, për të vërtetuar gjendjen psikike të të akuzuarit në momentin e shtypjes së Almirit me makinë. “Është dhënë urdhër për ekspertizë neuro-psikiatrike për të denoncuarin B.I. për të konstatuar gjendjen e tij psikofizike në momentin kur ka kryer veprën. Për momentin ende nuk janë përgatitur ekspertizat e propozuara dhe ende nuk janë sjellë…

Lexo më Shumë

Jam këtu për të mbështetur mikun tim Menduh Thaçi. Për më shumë se 14 vjet ai ka qenë miku im ,e që në fillim të karierës së tij ai është mik besnik i Amerikës. Kur flasim për miqësi e miq, Amerika nuk ka miq më të mëdhenj se shqiptarët. ne kemi relacione të veçanta në mes. Po tani na nevojitet t’i mbrojmë këto marëdhënie. Kjo botë po ndryshon dhe Amerika ia ka nevojën ndihmës nga shqiptarët. shqiptarët kanë aq shumë përvojë në urrëzimin e gjërave që na bëjnë të dallohemi , por kanë edhe aq përvojë në rezistencë. Janë shqiptarët…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar rastin “Kumanova”, por ka mbetur në pritje të shkresave nga ana e autoriteteve maqedonase për t’i zhvilluar këto hetime më tej. Për gati dy vjet ky rast është duke u hetuar nga Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha i cili për Kallxo.com konfirmoi se është duke pritur hetime nga autoritetet e Maqedonisë. “Unë jam duke pritur shkresa nga shteti i Maqedonisë që i kam kërkuar. Bëhet fjalë për hetime”, tha prokurori Rexha. Më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes policisë dhe një formacioni…

Lexo më Shumë

Gjykimi i 37 të akuzuarve për ngjarjet e vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave”, të enjten është prolonguar për më datë 13 dhjetor. Në një deklaratë për gazetën KOHA, avokati Naser Raufi tha se gjykata nuk ju ka dhënë ndonjë sqarim të detajuar se pse seanca e planifikuar për të enjten është shtyrë për dy ditë pas zgjedhjeve. Njëherësh, avokati Raufi, si përfaqësues ligjore merr pjesë edhe në procesin gjyqësor kundër Sulejman Osmanit, lënda e të cilët është e njëjtë me të akuzuarit tjerë për ndodhitë e Kumanovës, megjithatë procedohet në gjykatë ndaras. Raufi tregon se seanca e fundit…

Lexo më Shumë

Fushata me sallata dhe marule, që në vitin 2014 e përdorte kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, është përdorë  shumë më herët në Serbi, gjatë fushatës së politikanit dhe biznesmenit serb, Bogolub Karic, i njohur si biznesmen i afërt me Sllobodan Millosheviqin. Në youtube janë publikuar video të Kariqit, i cili këtë fushatë e ka përdorë shumë para Ahmetit. Më poshtë ju sjellim videon e paraqitjes së Bogolub Kariqit në një tubim duke bë fushatë me sallata dhe marule, kurse pastaj edhe videon e nga fjalimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në fshatrat e Studeniçanit, ku i fton që të…

Lexo më Shumë

Shpaloset mashtrimi me reformën e rejshme të BDI-së në Qeveri. Pas Musa Xhaferit i cili ditëve të fundit është në vijë të parë thuajse në secilin tubim, BDI ka rikthyer edhe ish zëvendës kryeministrin Fatmir Besimi. Ai është parë së fundmi në në jë konferencë ekonomike të organizuar nga BDI në kuadër të fushatës parazgjedhore. Dyshimet për rikthimin e Musa Xhaferit dhe Fatmir Besimit në postet e tyre në rast të ndonjë fitore eventuale të BDI-së, i rrit edhe më shumë fakti se pasuesit e tyre që aktualisht mbajnë postet, nuk janë as në listën e kandidatëve të BDI-së për…

Lexo më Shumë