Author: Semi

Përderisa ka përfunduar koha e votimit në Maqedoni dhe pothuajse është në përfundim procesi numërimit të votave, tashmë një fotografi e fletëvotimit mjaft interesante është shpërndarë gjithandej. Në këtë fletëvotim nga zgjedhjet e sotme në Maqedoni, në vendin ku duhej të votohej për BDI-në janë shënuar emrat e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, dy udhëheqësit e Grupit të Kumanovës të vrarë në Lagjen e Trimave.

Lexo më Shumë

Në konferencën për media kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se në këto zgjedhje BDI ka fituar, por kanë humbur shqiptarët për shkak të copëtimit të votës së popullit shqiptarë në më shumë parti. “BDI gjithmonë ka apeluar tek elektorati i vetë dhe ka kërkuar që shqiptarët të mos copëtohen në parti të vogla, sepse do të jenë humbës. Gjithmonë i kemi thirr të gjitha partitë e vogla të bëhen bashkë, të fitojnë BDI-në por të mos humbin shqiptarët. Me hidhërim e them se shqiptarët kanë humbur mandate. BDI ka fituar zgjedhjet, por mua më ka interesuar që të fitojnë…

Lexo më Shumë

Atmosferë e zymtë dhe shtyrje të konferencave për shtyp. Kështu mund të përshkruhet gjendja në kampin e BDI-së. Ndryshe, nga rezultatet e publikuara deri më tani, në nivel republikan BDI po pëson disfatë kundrejt koalicionit “Rilindje me Besë”

Lexo më Shumë

Gjatë konferencës për shtyp në selinë e PDSH-së, Bekim Fazliu tha se kanë hasur në presione në lidhje me blerjen e votave që tjetërson vullnetin e popullit, ndërkohë që të gjitha mediet tanimë e kanë lëshuar selinë e PDSH-së, edhe pse nga kjo parti kishin paralajmëruar edhe një paraqitje për mediat.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i PDSH-së, Bekim Fazliu, tha se PDSH e gjendur para presioneve të ndryshme, me theks të veçanet blerja masive e votave që tjetërson vullnetin e popullit. “Ne do të vazhdojmë më andej”, tha Bekim Fazliu. https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1209557455800256/

Lexo më Shumë

Fitore e madhe në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Gostivar, Dibër dhe në numër më të madh në zonat urbane në vend, këtë e theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegovi. “Festohet për jetë në Maqedoni. Kjo do të thotë se regjimi i Gruevskit është e kaluar”, tha sonte zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shilegov. Atmosfera në selinë ishte euforike. Po këndohet “Shutka nuk të ikë Nikolla”.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave jozyrtare, në Poroj të Tetovës këto janë rezultatet në të gjitha vendvotimet: BESA – 471 PDSH – 395 BDI – 274 ALEANCA – 218 LSDM – 86.

Lexo më Shumë