Author: Semi

Lideri i VMRO-së u shpreh i knaqur nga rezultati i saj në këto zgjedhje. Ai tha se sot ka fituar VMRO-ja bashkë me koalicionin. Ai flet tani si kryeministër i ardhshëm duke falenderuar të gjithë votuesit e VMRO-së por edhe ata që nuk e kanë votuar.

Lexo më Shumë

Bartësi i listës në zonën 1 zgjedhore, Artan Gruebi përmes një postimi në rrjetin social ka theksuar se fitorja e BDI-së nuk na gëzon sepse humbën shqiptarët. “Me Ali Ahmetin dhe me kombin tim shqiptar deri në fund! Fitorja e BDIsë nuk na gëzon sepse humbën shqiptarët. Le t’ju shërbejë në nder të gjithëve që ju shërbejnë tendencave shkombëtarizuese dhe tjetërsuese”, shkruan Artan Grubi në facebook.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizje BESA, Bilall Kasami, para mediave tha se nga sot shqiptarët mund të frymojnë ë lirshëm. Ai tha se fituan shqiptarët dhe humbi BDI-ja duke shtuar se edhe përkundër presionit të madh nga funksionarët e BDI-së dhe shqiptarët arritën të “votojnë për opsionin i cili ishte opsion i shqiptarëve të Maqedonisë”. “Sipas rezultateve të cilët i kemi deri tani kemi fitore në njësinë zgjedhore një dhe dy, dhe sipas asaj që i kemi edhe pse nuk janë numëruara të gjitha në njësinë zgjedhore numër 6 jemi me rezultate shumë të mira. Vërtet që paraqitje në skenën politike të…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para Qeverisë ka deklaruar se LSDM-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve. “Erdhën ditët fituese nga të gjitha anët e Maqedonisë. Erdhën rezultatet fituese. Nuk janë të vetëdijshëm se çfarë kemi bërë. Lelele çfarë kemi bërë. Ne jemi fitimtarët, duhet ta festojmë jetën. Për këtë shkak këtu, para kësaj Qeverie ku ishte 17 maji, ku ishte kampi i lirisë, ku ishin të gjitha luftërat tona, ku ishte ‘revolucioni shumëngjyrësh’.

Lexo më Shumë

Lideri I PDSH-së pranoi se partia që e drejton ai ka rezultat të dobët. Ai tha se për këtë rezultat përgjegjësinë e merr ai. Thaci gjithashtu falënderoi simpatizantët e PDSH-së duke kërkuar që të mos zhgënjehen. Ai tha se, BDI ka humbur zgjedhjet katastrofikisht, ndërkaq sipas tij BESA është fituesja e zgjedhjeve në kampin shqiptarë. Ai tha se të gjitha mandatet dhe votat që i ja jep në mbështetje këtij koalicioni. “BDI ka humbur votat në mënyrë katastrofave. Fitues janë lëvizja BESA dhe koalicioni i tyre. Ju uroj atyre dhe ju jap përkrahje nga PDSH. Votat tona dhe deputetët do…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, para pak kohës u është drejtuar simpatizuesve të tij përpara Qeverisë së Maqedonisë, ku ishin mbledhur për të festuar për rezultatet e arritura nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zaev tha se partia e tij ka fituar pasi që, sipas tij, ka fituar 52 mandate, gjegjësisht 1 mandat më shumë se VMRO-DPMNE. “Regjimi u rrëzua”, tha Zaev. Megjithatë, rezultatet ende nuk janë përfundimtare. Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE, po festojnë.

Lexo më Shumë

Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela në daljen para mediave tha se “Aleanca për shqiptarët” do të pranojnë verdiktin e popullit. “Ne e morëm mesazhin. Ne do ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. I bëj apel Alisë dhe BDI-së të reflektojnë. I mësuat shqiptarët se vota është vetëm interes personal, prandaj mos fajëso partitë e vogla por fajin drejtoje tek vetja jote. Ju jeni fajtor që zona gjashtë ka 10 për qind votues më tepër se zonat tjera.”, tha Sela, duke thënë se me mijëra votues të Aleancës janë hequr nga lista. “Besoj se do të reflektoni. Ne pranojmë vullnetin…

Lexo më Shumë

Përderisa ka përfunduar koha e votimit në Maqedoni dhe pothuajse është në përfundim procesi numërimit të votave, tashmë një fotografi e fletëvotimit mjaft interesante është shpërndarë gjithandej. Në këtë fletëvotim nga zgjedhjet e sotme në Maqedoni, në vendin ku duhej të votohej për BDI-në janë shënuar emrat e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, dy udhëheqësit e Grupit të Kumanovës të vrarë në Lagjen e Trimave.

Lexo më Shumë