#ClickPlus, e martë, ora 21:30 Katër anëtarët e partive politike dhanë fjalën për ballafaqim të tyre të dytë në debat (të parin pas zgjedhjeve)! Të ftuar sonte në emision Bujar Osmani (BDI), Zejd Rexhepi (Rilindje me Besë), Muhamed Ismaili (Aleanca për Shqiptarët) dhe Bekim Fazliu (PDSH). Presim se cili prej tyre do të pranojë ftesën! Na ndiqni…
Author: Semi
Shkruan: Muhamed ISMAILI, Sekretar gjeneral i partis UNITETI Të gjithë fituan nga pak dhe të gjithë humbën nga pak. Më së shumti humbën shqiptarët. Populli shqiptar në Maqedoni dje reflektoi. Pas më shumë se një dekadë përkrahje masive të partisë politike që doli nga UÇK, BDI-së, kuptoi se vota e tyre ishte keqpërdorur në mënyrën më të keqe. Për përfitime personale dhe grupore, BDI me mbi 153 mijë vota shqiptare shkaktoi irritimin më të madh të mundur tek kjo popullatë e vuajtur. Vasalitet ndaj antishqiptarëve të përbetuar, VMRO-së. Nënçmim dhe përbuzje të gjithçka ishte shqiptare. Të krenarisë, trimërisë, bujarisë, besnikërisë.…
Gazetari Milaim Zeka ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka përmendur arsyet se pse një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë votuar për kreun e LSDM-së Zoran Zaev e jo për partitë shqiptare, shkruan Bota sot. Më poshtë reagimi i plotë i Zekajt: Pse nje pjese e madhe e shqiptareve votuan per Zaevin? Zgjedhjet ne Maqedoni, perpos humbje per lideret shqiptare, ishin nje signal i qarte qe keta njerez eshte koha te mirren me biznese private, po jo me me politike. Nuk ka dyshim se ne lojen…
Se shqiptarët jane ngopur me retorikën e nacionalizmit-folklorik (gjuha,flamuri,shqipëria etnike,shqipëria e madhe,bashkim kombëtar ,uçk-ja,e plot e plot retorikë bajate),u pa dje tek votuesi shqiptar në Maqedoninë fqinje! Shqiptarët atje ,dy dekada e gjysëm po presin e po presin,në mos ndonjë nga partitë shqiptare do flasi për barazinë ndër-etnike,do punojë për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, po presin në mos do flasë ndokush për punësimin,shëndetësinë,shkollimin e mirëfilltë,për ndotjen që po ndodh qe sa kohë e vite në Tetovë,për mbështetjen institucionale bizneseve shqiptare, për degradimin kulturor që po ju ndodhë shqiptarëve atje,për investimet në zonat shqiptare që kurr s’po ndodhin, për…
Shkruan: Petrit Saraçini Partitë shqiptare në Maqedoni asnjëherë nuk kanë fituar më pak mandate. Por, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë fitues më të mëdhenj, në cilat do qoftë zgjedhje të mbajtura ndonjëherë në Maqedoni. Për vite me radhë, të gjithë sondazhet, edhe majtas dhe djathtas, vendore dhe ndërkombëtare, theksonin se 90 për qind e shqiptarëve nuk e duan Gruevskin. Nuk është e vështirë që ta qëlloni se pse. Jo vetëm për shkak të Sopotit, Brodecit, Enciklopedisë, Monstrës, Kumanovës, vendosjes së të dënuarit për krime lufte Tarçullovskit në Kuvend, por edhe për shkak të “fisit”, “indianëve”, frikësimeve me “federalizim”, respektivisht, narracionit…
Dritare.net- Z. Mehmeti çfarë ndodhi në këto zgjedhje parlamentare në Maqedoni? Si do e komentoni rezultatin e zgjedhjeve, veçanërisht shpërndarjen e votës shqiptare në më shumë parti garuese si dhe 70 mijë votat shqiptare që mori partia opozitare maqedonase, LSDM-ja? K.Mehmeti: Zgjedhjet e 11 dhjetorit treguan se në Maqedoni populli është më i vetëdijshëm se partitë politike. Këtë në veçanti e dëshmuan shqiptarët, të cilët manifestuan mençuri të lartë politike si dhe guxim qytetarë që ta luftojnë rrugaçërinë dhe banditizmit partiak të BDI’së, që t’i luftojnë qendrat partiake që ishin mësuar me dhunë të marrin votën tonë, ata që merrnin…
Edhe pse KSHZ njoftoi rezultatin sipas numrit të votave të fituar, VMRO DPMNE 452.709 vota, gjegjësisht 38,06 %, ndërsa LSDM 436.469 vota apo 36,69 %) askush, madje as partitë nuk guxojnë të bëjnë projeksion se çfarë kjo do të thotë në mandate gjegjësisht deputetë të fituar. Çështja që të gjithë i mundon është nëse dallimi në vota, 1,37% ose 16,240 vota për koalicionin e partisë qeveritare, ndikon proporcionalisht në numrin e mandateve gjegjësisht nëse proporcioni është 50-50, 51 -49 apo 51-50 ose… Kjo sidomos është e rëndësishme për shkak të gjasave për qeverinë e ardhshme, që janë shumë të ngushtë madje edhe…
Pasi BDI dhe kryetari Dibrës dhe Hoxha i dështuar Ruzhi Lata kanë humbur rrëndë në komunën e Dibrës ku 4 vite mëparë fitonin me 7000+ vota ndërsa në këta zgjedhje BDI arriti të marë vetëm 2000 vota në një fjalim para simpatizantëve të BDI Dibër Ruzhdi Lata me një fjalim në nervozë e sipër fton Aleancën për Shqiptarët që ti shtrojë dhe ti pastrojë rrugët e Dibrës, ndërsa Lëvizja Besa i bën thirje ta rregullojë deponinë, për LSDM dhe votuesit e saj thotë që duhet të shkojnë në historinë e komunistëve duke harruar që ka qenë edhe vet antar i…
Ashtu edhe siç pritej, LSDM ka arritur të marrë vota të shumta në vendbanimet e pastra shqiptare. Në Studeniçan, LSDM ka marrë 2515 vota dhe ka dalë partia e parë me vota të fituara në këtë vendbanim, shkruan gazeta KOHA. Në Saraj, partia e Zaevit ka fituar 2951, ose partia e tretë pas BDI-së me 6602 dhe BESA me 3327 vota. Në Haraçinë, ashtu siç pritej, LSDM ka dalë partia me më shumë vota – 2052, ndërsa në Likovë 768 vota. Në Çair (edhe në pjesën e Njësisë 1 dhe në 2), LSDM ka arritur të marrë 6641 vota shqiptare.…
Ka mbaruar numërimi në njësine zgjedhore numër 6. BDI del fituese me 40569 vota, ndersa Lëvizja BESA mori gjithësej 25052 vota. Më poshte e gjeni dhe listen zyrtare te shpallur nga KQZ. Gjithësej votuan 157.867 në 516 qendra votimi, Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme: 154.021, ndërsa vota të pavlefshme u shpallen 3.846. BDI: 40569 VMRO-DPMNE etj.: 26121 LSDM etj: 25804 LËVIZJA BESA: 25052 ALEANCA PËR SHQIPTARËT: 17910 PDSH: 16212 PPD: 1141 VMRO PËR MAQEDONINË: 918 KPNDD – BLLOKU I TRETË: 292
02:00 – KSHZ i ka përditësuar rezultatet prej zgjedhjeve të parakohshme, të cilat mund t’i shihni në formë grafike. Numri i përgjithshëm Më poshtë mund t’i shihni rezultatet në të gjitha njësitë veç e veç.