Prestigjiozja austriake Der Standard, ka shkruar një artikull ku sqaron ngjarjet më të rëndësishme të Maqedonisë pas 11 dhjetorit. Nga fitimi i mandateve nga partitë politike, deri te thirrjet e militantëve të OBRM-PDUKM përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor – “Në të kemi ty në shpirt, ne për ti japim jetën, o Maqedoni.” Megjithatë KSHZ ka pranuar ankesën për në një vendvotim në Gostivar, ku LSDM mund të fitojë një mandat, për t’u barazuar me OBRM me 50 mandate secila. “Me ty deri në vdekje” Në fillim shqiptarët e PDSH vendosën të mbështesin partinë reformiste BESA, që dëshiron të koalicionojë me LSDM,…
Author: Semi
Sot shqipatërt duhet të jenë më të bashkuar se kur, por t’ju bëhet e qartë që BDI mos të jetë pjesë e tyre, meqe ata jane shkaktarët kryesor të kësaj gjendje kaotike. Ka 12-13 vite që kanë shkaktuar dhe kane partizuar aq shume shoqerinë tonë. Kjo aleancë VMRO-BDI do ishte mirë të shërbente si opozitë e njëher e përgjithmon të lind nevoja për ndryshme. BDI premtoi poste të larta qeverisëse e që në këmbim nuk morrën asgjë, shkruan Almakos. Ndaj blloku i ndyshimeve me një krymenistër shqiptar, me mandat dhe detyra të caktuara është ajo që i duhet Maqedonisë. Te…
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, thotë se kjo parti mbetet e rreshtuar përkrah faktorit ndërkombëtar, lidhur me pyetjen nëse do heqin dorë nga formimi i qeverisë me partnerin e deritanishëm. “Ne nuk kemi partner strategjik te partitë maqedonase, adresa jonë për bashkëpunim janë pesë zotimet të cilat i kemi parashtruar që në fushatë parazgjedhore. Ne mbetemi në qëndrimin se gjithçka e mirë që i ka ndodhur këtij shteti i ka ndodhur në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar. Tani po presim konfirmimin e rezultateve nga KSHZ pastaj do të ulemi dhe do të ndërtojmë qëndrim në parti sa i takon bashkëpunimin në…
Një debat i ashpër është zhvilluar në facebook mes zyrtarëve të BDI-së, Ermira Mehmeti dhe Valon Bela. Debatin e ka filluar Bela duke akuzuar indirekt Ermira Mehmetin se po e keqpërdor thyerjen e veturës se saj për pikë politike. Në foton më poshtë mund ta lexoni përgjigjen e ashpër të Ermira Mehmetit.
Zgjedhjet e fundit në Maqedoni janë tema e sotme e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Ora News. Deputeti me origjinë shqiptare në radhët e partisë maqedonase LSDM-ja, Muhamed Zekiri tha se rreth 70 mijë shqiptarë kishin votuar për partinë opozitare maqedonase LSDM. Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa tha se kishin pritshmëri edhe më të lartë nga zgjedhjet. Ndërsa gazetari nga Prishtina, Xhevdet Pozhari tha se vota e shqiptarëve ishte votë e dëshpërimit. Gazetari nga Shqipëria, Aleksandër Çipa tha se ishte kundër përdorimit të termi paternalizëm nga Shqipëria dhe Kosova ndaj Maqedonisë. Nga biseda në studio: Kastriot Rexhepi: Ne kishim…
Revista maqedonase Fokus e ka veshur liderin e VMRO-DPMNE dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski me veshje kombetare shqiptare, edhe atë me plis ne kokë. Sipas Fokus e cila ka nxjerrë në ballinë të revistës aludon ne atë se tashmë i ka ardhur koha Gruevskit ose të luajë Shotën ose do të përfundojë në Shutkë. Refleksioni i kësaj fotoje ka të bëjë me atë se, shqiptarët, gjegjësisht lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka gjasa ta shpëtoj Gruevskin nga burgu i Shutkës Tashmë Nikolla Gruevski është në duart e shqiptarëve, të shpëtojë apo të përfundojë në burg.
Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi në emisionon Click Plus në tv21 i ka bërë ftesë publike liderit të BDI-së, Ali Ahmetit që të ulen në një tryezë me partitë opozitare për hir të kërkesave shqiptare. “Të ulemi së bashku për hir të kërkesave shqiptare”, tha Memedi
Bilal Kasami ka theksuar në Opinion se partia “BESA” nuk është financuar nga shteti turk dhe as nuk është financuar ndonjëherë, në mënyrë të tërthortë nga institucione apo shoqata që lidhen me institucionet e shtetit të Turqisë. Ai, bëri me dije, se filozofia e lëvizjes “BESA” është një filozofi që mbështetet mbi vlerat tradicionale të shqiptarëve dhe që respekton identitetin kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë. Kasami tha se ne vlerësojmë se ky identitet është ai i cili do të rikthejë shqiptarët e Maqedonisë të jenë një komb, të cilët do të mund të identifikohen si të tillë në Maqedoni, bash…
Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami, ka thënë se ata janë themeluar nga gjeneratat e reja shqiptare në Maqedoni, të dala na dy universitetet shqip në Maqedoni. Krijimi i tyre, sipas Kasamit, ka ardhur si rezultat i dështimit të BDI-së së Ali Ahmetit. Kasami ka thënë në “Interaktiv” të KTV’së se që nga viti 2014, kur kanë dalë në skenë, ishin aktiv. “Që nga viti 2014 kemi qenë më aktivët dhe kemi ndalë degradimin e shqiptarëve. Të dëshpëruar nga BDI-ja që nuk ka bërë asgjë. Ata ishin vetëm parti që fliste shqip, por vepronte sikur maqedonë”, ka thënë Kasami.…
Të jesh politikan i mirëfillt duhet të kesh respekt për oponentin politik, sidomos për atë që në zgjedhje ferr ka fituar dyfishin e votave tua. Por kjo i mungon Zijadin Selës. Ai në një status të tij ka ironizuar me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin duke thënë “Të mjerët ne, kush flet për ne…” Duke mos mjaftuar kjo që të paktën njerëzit mos të kuptonin për kë ka fjalën në nëj moment Sela ka replikuar më një antar të BESëS duke i thënë “Po shikoja kryetarin tënd Billin në klan” Ziadin Sela me sulmet që po i bënë opozitës…
Emisioni “Opinion” në TV Klan, ka të ftuar mbrëmjen e sotme, Bilal Kasami, kreu e partisë “BESA” në Maqedoni. Kasami theksoi se BDI i ka thyer shpresat për shqiptarët, pavarësisht faktit, se ai ka qenë pjesë aktive e zhvillimeve përgjatë periudhës 2001 deri në 2008. Ndër të tjera, ai bëri me dije se shqiptarët e Maqedonisë edhe pse në aspektin formal dhe juridik, si rezultat i luftës së 2001, arritën në disa avancimeve të pozitave të tyre fatkeqësisht nga dështimi i politikanëve, të cilët morën përsipër që të implementojnë marrëveshjen e Ohrit dhe frymën e kësaj marrëveshje, shqiptarët e Maqedonisë…
Hadi OSMANI Gjithmonë e kam thënë se fajtori kryesor për mos bashkpunim opozitar ishte Ziadin Sela dhe kushti i tij që bashkpunimi të bëhet me 1/3 edhe pse e dinte se ishte shumë më i dobët se partia tjetër, gjë që u vërtetua në zgjedhjet. Sikur sot Aleanca dhe Besa të dilnin bashkë në zgjedhje tash do kishin dyfish më shumë deputetë se Bdi dhe fare lehtë në një koalicion me LSDM-në do i dërgonin përgjithmonë në burg kriminelët e VMRO-së. Falë egoizmit të madh të Selës dhe mendjemadhësisë së tij që nuk pranonte se Besa ishte më e fuqishme…