Kryeministri Zoran Zaev i ka bërë apel edhe një herë presidentit Ivanov që ta nënshkruajë Ligjin për Gjuhët. “Ligji tre herë është votuar në Kuvend, dhe me këtë po degradohet dhe shkatërrohet funksioni i Kuvendit, ndërsa ne jemi demokraci parlamentare. Nëse ky Ligj hyn në fuqi të gjithë do të shohin se nuk ka asnjë dhimbje në të, por do të heq ngarkesën e një barre që ekziston në shtet nga pavarësia e saj në planin ndëretnik. Kështu të relaksuar do të mund të gjithë të përkushtohemi punëve kreative, punëve që janë të rëndësishme njëlloj për të gjithë qytetarët. Paralelisht…
Author: Semi
Partitë politike sot kanë diskutuar për modelin e zgjedhjeve në Maqedoni, që ka disa propozime, por ende nuk ka një pajtim. LSDM-ja dhe koalicioni i saj është për një njësi zgjedhore, bën të ditur agjencia Makfax. Mirëpo, BDI-ja është për tre njësi zgjedhor, kurse OBRM-PDUKM-ja opozitare mbetet me të vjetrën, pra gjashtë njësi zgjedhore. Sipas të gjitha gjasave, 3% do të jetë pragu zgjedhor për hyrje në Kuvend, dhe me këtë pritet të eliminohen mundësitë për parti radikale të majta, apo të djathta të hyjnë në Kuvend.
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni do të rriten nga mesnata e ditës së sotme. Kështu, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 68 denarë për litër, kurse Eurosuper BS-98 do të kushtojë 69,50 denarë për litër. Eurodiesel do të kushtojë 60 denarë për litër, kurse Vaji extra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 48,50 denarë për litër. Mazuti do të kushtojë 28,72 denarë për kilogram.
Agjencia e lajmeve AIM ka arritur që të sigurojë një pjesë të Raportit të Përparimit, që Komisioni Evropian (KE) do ta publikojë nesër, për Maqedoninë. Sipas raportit, KE-ja propozon fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë, pa kushte, ndërsa formulimi mundet të pësojë ndryshime të pakta, në çastet e fundit të publikimit. Korrespondenti i AIM-së nga Brukseli raporton se KE-ja shkruan që Maqedonia e ka tejkaluar krizën e thellë politike. Njiherit, KE-ja e ka përshëndetur punën me reformat urgjente parësore përmes “vullnetit të sinqertë për reforma dhe vlerësim objektiv të gjendjeve, e përcjellur me përgatitje për strategjitë për ligjvënie…
Tentimet ilegale të migrantëve nga Lindja e Mesme, që e shfrytëzojnë Maqedoninë për të kaluar në Evropë, nuk kanë të ndalur. Në mesditën e djeshme, policia kufitare në Tabanoc kapi pesë migrantë, të cilët ishin fshehur në një automjet transportues, që udhëtonte në lidhjen rrugore Greqi-Hungari. Pas kapjes, katër afganët dhe një iranian janë intervistuar dhe janë dorëzuar në qendrën tranzitore në Tabanoc.
Fondacioni Maarif i Turqisë ka blerë shkollën private Woodrow Wilson School në qytetin e Tetovës. TETOVË (AA) – Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) ka nisur aktivitetet në Maqedoni duke blerë shkollën private Woodrow Wilson School në qytetin e Tetovës, raporton Anadolu Agency (AA). Anëtari i bordit drejtues të TMV-së, Mustafa Çaltılı, tha para gazetarëve se fondacioni ka fituar statusin e personit juridik në gjashtë vende të Ballkanit. Çaltılı u shpreh se në vitin shkollor 2018-2019 do të nisin procesin arsimor në pesë shtete të Ballkanit, ndërsa ai veçmë ka filluar në qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit në vitin shkollor 2017-2018.…
Gostivar, 13 Prill – 2018 Sot në orët e pasditës ish drejtori i Gjimnazit të Gostivarit i emëruar në mënyrë joligjore nga Arben Taravari, Driton Imeri i shoqëruar nga kolegu i tij, Bejtulla Kamberi në mënyrë bandidteskte kanë sulmuar fizikisht drejtorin, Xhezi Kamberi. Për kundër faktin që Imeri është në pushim mjekësor, qëllimisht ka shkuar në objektet e shkollës për të shkaktuar dhunë ndaj drejtorit në orar dhe vend të punës. Dy personat në fjalë janë të punësuar si mësimdhënës në Gjimnazin e Gostivarit, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të sillen si uliganë në një institucion ku misioni është…
Një zënkë me motive dashurie ka përfunduar me një vajzë të lënduar pasditen e sotme në Çair. Policia ka konfirmuar të shtënat duke informuar se me plagë ka përfunduar një vajzë me inicialet A.GJ. Mësohet se vajza është jashtë rrezikut për jetë. Sipas MPB-së, zyrtarët e policisë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e rastit, raporton SHENJA
Ministri Robert Popovski, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, ka reaguar ndaj deklaratës së Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), duke thënë se ka treguar dashamirësi, dhe jo trysni ndaj KEMM-së. Nga kabineti i tij thonë se ministri ka theksuar se është i nevojshëm forcimi i standardeve profesionale në aspekt të reagimit në kohë, siç është reagimi i sotëm ndaj ministrit. Kjo, sipas ministrit, do të ndihmonte në ndërtimin e një besimi më të madh ndërmjet qytetarëve në aspekt të mediave, si edhe trupave vetërregullues.
Shumica e ngushtë parlamentare nuk ka mundësuar funksionimin normal të Kuvendit. Ashtu ishte edhe sot ku për shkak të mos pasjes së kuorumit të mjaftueshëm këshilli buxhetorë u vonua për gjysmë ore. citon Telegrafi Maqedoni. Kryetarja e këtij trupi kuvendor, Frosina Remenski, personalisht nëpërmjet telefonit i ka kërkuar anëtarët që të vijnë në sallë që të mund të siguroj deputet të mjaftueshëm. Deputetë duhet të kishin dhënë dritë të gjelbër për punësimin e njëzet e tre bashkëpunëtorë të jashtëm ku do t’u kishin ndihmuar grupeve parlamentare në Kuvend. Pasi u sigurua kuorumi, ishte votuar. “Në grupet parlamentare, për bashkëpunëtorë të…
Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar tre seanca të reja gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike dhe atë për “TNT”, “Transportuesi” dhe për lëndën “Tenderët”. Rasti TNT ka të bëj me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fiat Canovski, ndërsa të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas aktakuzës me rrënimin e objektit Kosmos është shkaktuar dëm në vlerë prej 16 milion euro. Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulet edhe ish ministrja…
Komunikacioni rrugor në Maqedoni është duke u zhvilluar nëpër rrugë me korsi të thata, bëjnë të ditur nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Edhe komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë, përmes qarkores së Manastirit, është normalizuar. LAAM kërkon nga shoferët të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si edhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. Komunikacioni jashtë qyteteve është mesatar, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.