Author: Semi

Fejzi HAJDARI Përpjekja e dështuar për ta ulur në një tavolinë negociuese gjithë spektrin politik shqiptar, që doli nga Ali Ahmeti, më shumë se një orvatje për të ‘unifikuar’ mirëfilli faktorin politikë shqiptarë, duket sikur një mundësi e radhës për ta rehalibituar Ali Ahmetin nga rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. -Pse? -Sepse, një takim i tillë eventual, duke i patur parasysh rrethanat dhe numrin e partive shqiptare dhe koalicioneve shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje, është dashur të ndodh para zgjedhjeve dhe jo pas zgjedhjeve. Kur dolën apelet për një takim të tillë, ishte një pjesë e opozitës shqiptare ajo e…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë miqësore është mbajtur takimi i disa liderëve shqiptarë, i iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Takimin e sotëm e kanë bojkotuar lideri i PDSH-së dhe ai i Lëvizjes Besa. Tre liderët e Aleancës arritën në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti, ndërsa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat. Mirëpo, edhe sekretari i përgjithshëm i LrPDSH e ka përcjellë i ngazëllyer këtë takim bashkë me mediat. Në rrjetin e tij social ai ka shkruar” Pas më shumë se 25 vjetësh demokraci, të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, do të ulen në të njëjtën tryezë sot…

Lexo më Shumë

Almakos.com ju sjell komentin e plotë të Bedri Ajdarit: Si shqiptar, kam marre pjese ne gjitha protestat qe jan mbajtur ne Shkup per “Monstren”, Radishanin, ne Kumanove per Almirin, ne Tetove e Shkup bashk me eko guerrillen dhe shum te tjera dhe per gjendjen e mbare shqiptareve me te vetmin qellim qe t’ua bej me dije nacionalisteve dhe fashisteve te VMRO – se se jemi kunder vrasjeve, burgosjeve, kunder hermelinave te tyre, kunder shok bombave, fishekeve te plumbit e te gomave, te natave te thikave te gjata, te natave te shtrigave, te dhomave te gazit per shqiptaret, kunder debimit dhe fyerjeve…

Lexo më Shumë

Shkruan : Bebim Imeri-BINA Takimi i sotëm i thirur nga z-i Ahmeti për disa parti shqiptare është dëshprues për shkak të disa momenteve 1. Koha e propozuar për tu mbajt takimi për koordinim të partive shqiptare është një ditë para rizgjedhjeve në Tearcë ku vendoset se vallë do t’i pamundësohet definitivisht VMROse të bëjë qeveri. Duke marë parasysh se VMRO tërë fushatën e kishte bazuar duke friguar elektoratin maqedonas me shqiptarët , ky takim i thirur për koordinim të krejt partive shqiptare u konvenon VMROSe që një ditë para rivotimit të ketë motiv për mobilizim shtesë të elektoratit maqedonas në…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi në intervistën e emisionit “360°” ka theksuar se partia e saj nuk e përjashton mundësinë në të cilën qeveria e re do të formohet me LSDM, por vendimi përfundimtar, do të sillet në ditët në vazhdim nga BDI-ja. “Ne po flasim për një situatë të re, shifra të reja në skenën politike, për bilancet e ndryshme dhe tani, nga ky aspekt, është normale që BDI nuk do të shkojë me kokën në mur, por do të pranojë realitetin e ri dhe bazuar në këtë realitet të ri, do të veprojë që sa më mirë ta…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të realizur sot me tre liderët e partive politike shqiptare, Ziadin Sela nga LR-PDSH, Gëzim Ostreni nga Uniteti dhe Vesel Memedi nga RDK tha se duke pasur vullnetin e mirë të shumicës të partive shqiptare për t’u bërë një takim i përbashkët mes forcave politike në vend, “ne arritëm që sot këtë takim ta realizojmë”. “Dallimet janë shumë më të vogla sesa çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptarë të dalin me një zë për çështjet që kanë të bëjnë me gjithë shqiptarët në Maqedoni pa dallim se cilës parti…

Lexo më Shumë

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela pas mbajtjes së takimit të liderëve të iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë për medie ka thënë se takimi është i rëndësishëm, dhe se ata janë duke e pritur Lëvizjen Besa dhe PDSH-në. “I rëndësishëm për politikbërjen shqiptare dhe kuptimin që do të marr politikbërja shqiptare tash e tutje. Ata të cilët e mohojnë këtë gjë japin prova për atë që politikbërja ka bërë brenda pesë viteve brenda përbrenda subjekteve politike shqiptare. Çdoherë kanë qenë provë qëndrimi që ura komunikimi duhet të ketë ndërmjet subjekteve politike shqiptare pa marr parasysh a…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë miqësore dhe me batuta të lehta ka nisur takimi i liderëve shqiptarë, takim i iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti me përfaqësuesit e Aleancës është parë përplotë hare dhe gazë. Instalim i një kulture të re politike apo cfarë po ndodhë? Mbetet të shihet pas takimit. Të gjithë liderët pritet të dalin në një konferencë për shtyp lidhur me vendimet e marra pas përfundimit të takimit. Shpresojmë edhe epilogue i bisedimeve të jetë gazmorë. Ndryshe, takimin e sotëm e kanë bojkotuar lideri i PDSH-së dhe ai i Lëvizjes Besa.(INA)

Lexo më Shumë

Shkruan: Ismail SINANI,kryeredakor i TV SHENJA Si njeri i moshuar që jeni, e kemi patjetër t’ju respektojmë. Në fund të fundit i keni kaluar të 70-tat… Mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk i nënshtroheni debatit publik pasi që merreni me punë të popullit, edhe pse thënë të drejtën, u pa qartë se kësaj radhe sovrani, nuk ju mori aspak seriozisht. Pra edhe në Dibrën tuaj, ju humbët nga LSDM-ja e sa për atë tjetrin – ‘hirësinë’ që nuk vlen as emri t’i përmendet, as që bëhet fjalë ngase tashmë e ka humbur respektin që dikur e gëzonte në…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se 25 vjetësh demokraci, të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, do të ulen në të njëjtën tryezë sot në Shkup, për të ndërtuar një strategji të përbashkët për shqiptarët. Moment Historik…”. Kështu shënon sot këtë moment historik, sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, në profilin e tij social Facebook.

Lexo më Shumë

Artan Dika – A duhet të shkohet në një takim prej të cilit dihet se nuk do të dalë asgjë? – A duhet të shkohet në një takim të cilin njëra palë do ta keqpërdor me të vetmin qëllim që të rrah gjoks se gjoja i ka mbledhur shqiptarët bashkë dhe pala tjetër do i vendosë palës tjetër kushte të cilat dihet se ajo nuk do t’i realizojë? – A duhet të shkohet në një takim ku qëllimi i vetëm është të mashtrohet populli se gjoja ja u bëmë bashkë (sa për sy e faqe) edhe pse prej kësaj bërje…

Lexo më Shumë