Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është përgjigjur ekskluzivisht për portalin Sakte.net se si do të veprojë Lëvizja BESA nëse asnjë parti maqedonase nuk i pranon kushtet e tyre për qeverisje. “Nëse këtë e duan partitë maqedonase atëherë shteti mund te mbetet pa Qeveri. Veprimin politik Lëvizja BESA nuk e nënkupton domosdoshmërish si shpëtim të pakushtëzuar të shtetit, por mbi të gjitha si realizim të ambicieve shqiptare në Maqedoni. Lëvizja Besa e ka te qartë se nuk ka të ardhme për Maqedoninë nëse shteti nuk krijon të ardhme më të mirë edhe për shqiptaret” ka deklaruar i pari i Lëvizjes…
Author: Semi
Një prej analistëve më aktiv në Maqedoni, Ramadan Ramadani, e sheh si një arritje të madhe unifikimin e faktorit politik shqiptar, pas së cilës rrodhi dhe një platormë e përbashkët e tyre, e cila do të diktojë zhvillime të mëtejshme politike, ku kryesore mbetet formimi i qeverisë. Në fakt, Ramadani e sheh si bashkërendim e jo unifikim. Por megjithatë i jep një notë pozitive me tej lutet që kjo arritje të mos ketë fatin e Marrëveshjes së Ohrit, me një ….inshallah! Intervistoi: Mensur Krasniqi Pas takimit të liderëve partiakë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, u nënshkrua Deklarata e…
Koment: Almakos.com Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova në selinë e Presidencës në Velani kishte të vendosur fotografinë e Papa Gjon Palit II. Njëjtë po vepron edhe Hashim Thaçi me fotografinë e Papës Françesku. Dhe me foton e Papës në ballinë të kabinetit të vet, Presidenti i Kosovës i priti liderët partiak të shqiptarëve të Maqedonisë, pra kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami, Ali Ahemtin e BDI-së dhe kreun e LR-PDSH, Ziadin Sela. Në ndërkohë edhe liderët partiak nga Maqedonia, edhe mediat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedoni – që me aq devotshmëri e luftojnë ‘islamin politik’ dhe përdorimin e fesë në…
Ernad FEJZULLAHU Në fillim të janarit të 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, disa parti politike dhe atë: BDI, koalicioni Rilindja me Besë (Lëvizja Besa ,RDK 1) si dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Lëvizja për Reforma PSHD, RDK 2, UNITETI ) miratuan një platformë të përbashkët duke e quajtur “Marrëveshja politike e partive politike shqiptare në Maqedoni”. Që nga vetë emërimi i kësaj farë “marrëveshje …’ shihet manipulimi që tentohet të bëhet sepse e vërteta e plotë është se kjo “marrëveshje…” më saktë duhet të quhet ashtu edhe si është “marrëveshja e disa partive politike…”.Mos emërimin e saktë…
VMRO-DPMNE dhe BDI tre netë më parë kanë hapur negociatat e para për formimin e Qeverisë së re apo vazhdimin e qeverisjes së tyre. Lajmi bëhet i ditur nga burime partiake të BDI-së për INA, por ai u konfirmua edhe në disa portale maqedonase. Hoteli Radika në Mavrovë ka qenë pikë takimi i parë ku emisari i BDI-së ka qenë Musa Xhaferri, ndërsa si palë tjetër ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, por bisedohet edhe për bashkëpunëtor të tjerë. Takimi ka qenë i zhvilluar nën masa të forta të sigurisë dhe larg vëmendjes së mediave. Këtë detaj e kanë…
Shkruan : Krenar LLOGA Nëse deklarata e publikuar njëherazi nga subjektet politike shqiptare, do të nënshkruhet ashtu siç është dhe siç duket e njëjta është drafti i përfolur i Tiranës, atëherë (injoranca si mungesë strategjie dhe njohurie bazë, nga ana e shtetit shqiptar) si e tillë do të shënojë disfatën e madhe për shqiptarët e Maqedonisë. Të bashkuar në aktin e kapitullimit politik është më shumë se paturpësi… 1. Të nënshkruash, që barazia e plotë të arrihet në përputhje të plotë me MO-në dhe Kushtetutën e RM-së, është njëjtë sikur të thuash “fluturon gomari”. *Të mendosh se ke…
Bora ka mbuluar Tanushën, por kjo nuk është e gjitha. Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, ka publikuar një foto ku shihet një vëzhgues, sic e quan ai, në stilin e Rambos, njofton agjencia e lajmeve INA. Vëshgusi apo roja shihet duke ecur nëpër terrenin e vështirë, ku trashësia e borës ka arritur më shumë 1 metër.
Ja po ua bëjmë shkurt një pasqyrë: Marveshja është kushtetutë që nga viti 2002 saktësisht prej momentit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese ku Marveshja e Ohrit u bë pjesë integrale e kushtetutës së RM, dhe është dashur që implementimi i kësaj pjese të kushtetutës të realizohet deri në vitin 2004, tash jemi në vitin 2016 ju se keni implementuar ende! Keni krijuar Sekretariat për “implementimin” e Marveshjes së Ohrit, ajo nuk egziston dhe si i tillë, sekretariati u ka shërbyer që ta shkelni kushtetutën gjegjësisht mos ta realizoni pjesën e kushtetutës që ka të bëj me ndryshimet që u miratuan…
Portali Sakte.net ka zgjedhur pyetjen qw i wshtw shtruar Ali Ahmetit, nëse e ka “kaluar urën e siratit”, si pyetja e vitit që i është shtruar një politikani nga gazetarët. Kjo pyetje iu shtrua pasi qw kreu i BDI – së, Ali Ahmeti, për rreth dy orë e gjysmë u morr në pyetje në Prokurorinë Speciale. Ai ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me rastin e rrënimit të objektit afarist “Kozmos” të biznesmenit Fiat Canovski. Ahmeti tha se ka kryer obligimin e tij qytetar për të treguar atë që di lidhur me këtë rast në cilësinë e dëshmitarit. Gazetari: “Zotëri…
Disa prej arsyeve se pse portali i PDK’së e sulmon Lëvizjen BESA: Hashim Thaçi tradicionalisht njihet për lidhjet e tij me Ali Ahmetin, sigurisht jo vetëm “patriotike”. Ndërhyrja e tij në fushatë ku dekoroi eksponentë të lartë të BDI-së, duke nisur nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi… etj, ishte sinjal jo vetëm i panikut të humbjes së BDI-së, por edhe i prishjes së komoditetit të bashkëpunimit ku në kurriz të “patriotizmit” përfituan bizneset. Loja me “stabilitetin e shtetit” ishte kartë e leverdishme për ata që tash e sa vite kanë siguruar stabilitetin e tyre financiar nëpërmjet rrugëve që presin të trajtohen…
Shqiptarët po migrojnë me shpejtësine e dritës,dita ditës më shumë dhe më shumë duke mos u ndaluar më një dëshirë për të migruar sa më shpëjtë të jetë e mundur!Kjo sic po duket nuk ka të ndaluar po përkundrazi edhe më shumë shtohet ky fenomen i shëmtuar që po na e zbraz vendin për çdo ditë që ka fal i madhi Zot.Politikanëve tanë sikur nuk iu bëhet vonë që Shqiptarët a do të rrinë ose do migrojnë nga vendlindja e tyre,ka edhe disa nga ata që thonë”Qafën e thefshin të gjithë dhe kurre mos u kthefshin”.Këtë e kam dëgjuar me…
Risto Nikovski, ish ambasador dhe këshilltar i kreut të shtetit, Gjorge Ivanov, i njohur për opinionin edhe si mbrojtës i fuqishëm i kauzës nacionaliste maqedonase, në kolumnën e tij të fundit për gazetën “Dnevnik” me titull “Riorganizimi final i Ballkanit”, ka paraqitur, sipas tij, planin e ndërkombëtarëve perëndimor të udhëhequr nga amerikanët, për zhbërjen e shtetit të Maqedonisë, dhe formimin e shteteve të mëdha-kombe, si Shqipëria, Kroacia, Serbia, dhe Bullgaria e Greqia, shkruan Fakte. Sipas Nikovskit, ky plan amerikan ka qenë i fshehur qysh me pranimin e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, por që pastaj u kërkua kompromis me Greqinë…