Author: Semi

“Nuk janë bashkuar shqiptarët që ta ndajnë Maqedoninë. Shqiptarët janë bashkuar që ta bëjnë Maqedoninë edhe shqiptare, po aq sa është Maqedonase”, kështu ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA lidhur me veprimet e fundit të kësaj partie e cila u rendit si forca e dytë politike shqiptare në Maqedoni. Ai ka deklaruar se mjaft u kujdesen shqiptarët për Maqedoninë sesa vetë maqedonasit dhe se shqiptarët duhet të kujdesen për të drejtat e tyre të barabarta./Sakte.net

Lexo më Shumë

Gati se pesë vite me radhë Qendra për Kulturë në Tetovë ka problem me nxehjen qendrore, gjegjësisht mungesë të naftës për të mbajtur të ngrohtë ambientet e sallës ku mbahen evenimente të ndryshme, shkruan gazeta Koha. Pothuajse të gjitha aktivitetet që janë mbajtur në nëntor dhe dhjetorë, janë mbajtur në ambiente të ftohta, ose naftën e kanë siguruar vet organizatorët. Pikërisht në këto muaj ka edhe më shumë aktivitete që mbahen në qendrën për Kulturë në Tetovë. Sipas drejtorit artistik të Qendrës për Kulturë në Tetovë, Artan Arsllani, Ministria e Kulturës zakonisht ndan shumë pak mjete për naftë. “Kur lëshohen…

Lexo më Shumë

 Nikoll LESI Artikulli i Berat Buzhalës me titull e vetrregulluar nga “Koha Jonë:“Do të bëja koalicion me Nikolla Gruevskin” ishte i guximshëm, realist dhe i gjithëpranuar nga faktori politik me mend në kokë në rajonin e Ballkanit. E verteta  e frikësuar për t’u pranuar nga Ali Ahmeti dhe ndonjë parti tjetër në Maqedoni tregon se shqiptarët kanë shansin më të mirë, i cili nuk ka për t’ju ardhur më në dorë edhe dekada të tjera për të ndikuar mbi qeverisjen e Maqedonisë. Rasti fatlum u erdhi partive politike shqiptare dhe nuk duhet humbur asnjë dekikë nga firmosja e një marrëveshje…

Lexo më Shumë

Televizioni i njohur antishqiptarë Tv SITEL i cili përkrahë publikisht partinë nacionaliste VMRO ka cituar gazetarin kontravers Berat Buzhalla i cili i jep përkrahje koalicionit BDI – VMRO ! Televizioni i njohur antishqiptarë Tv SITEL i cili përkrahë publikisht partinë nacionaliste VMRO ka cituar gazetarin kontravers Berat Buzhalla i cili i jep përkrahje koalicionit BDI – VMRO ! Sipas tij vazhdimisht po tentohet që mos të respektohen fituesit e zgjedhjeve të fundit. “Ajo çfarë po shihet është një tendencë për të mos respektuar votën e maqedonasve dhe atë të shqiptarëve që votuan për VMRO dhe BDI. Po provohet të bëhet…

Lexo më Shumë

Edhe botuesi i gazetës Lajm në Shkup, Fejzi Hajdari ka drejtuar kritika në adresë të Berat Buzhalës, duke i thënë se është vetëm një gazetar palaço në Kosovë dhe vlerësime të tjera. Buzh(d)alën mos e vet, se te kallxon vet! Palaco (kllouni) i gazetarise ne Prishtine. Ne Gjakove te tilleve ju thone: Hajt bac tu rrittë mendja! Eh kur gazetaria ne Prishtine dhe Tirane, funksionon ne baze te parimit “te shtypjes se butonit”. Na cmenden banalistët nga Tirana dhe Prishtina…, medemek shume vizionar de?! Si puna e Ali Ahmetit… P.S. Thone se fytyra ta zbulon karakterin 50%! Po ku i…

Lexo më Shumë

Buzhala ia fali Gruevskit masakren e Kumanoves. Asnje fjale se kishte shkruar per Mirsadin, Begin dhe te tjeret te vrare nga Gruevski, si dhe per Sokolin e shoket e tij qe kalben burgjeve. Na dha nje mije arsye pse duhet ta falim Gruevskin dhe ti japim pushtet e ta shpetojme nga drejtesia. E dija qe atij si behet vone per fatin tim dhe shqiptaret e Maqedonise, per Monstren, Sopotin, Brodecin e shume raste te tjera. Por se di nga e mer guximin te jetoje ne Kosove e te ftoje qe t’ia falim Gruevskit edhe gjakun e shqiptareve te Kosoves. Mes…

Lexo më Shumë

Ish -deputeti dhe profesori universitar Izet Zeqiri u ka bërë thirje partive shqiptare që të mos injorojnë buxhetin, respekivisht kërkesën për shpërndarje proporcionale të mjeteve buxhetore brenda mekanizmave të tanishëm kushtetues. Postimi i plotë: “PROJEKTI I PARTIVE SHQIPTARE PER BUXHET PROPORCIONAL-kerkese ndaj bllokut politike Maqedon Zgjidhja njëherë e përgjithmonë e problemit te shpërndarjes proporcionale të mjeteve buxhetore brenda mekanizmave të tanishëm kushtetues. Për ndarje të barabart të buxhetit dhe shfrytëzimit si dhe për realizimin transparent të procesit të buxhetit eshte e nevojshme: a) Strategji fiskale dhe program për investime publike që do ta sjell parlamenti para se të miratohet buxheti, kjo…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri i është përgjigjur analistit Berat Buzhala . Në shkrimin “Po të isha unë Ali Ahmeti…” Berat Buzhala përpos tjerash e quan Zekirin gazetar mediokër: “Atij (Ali Ahmetit) po i kërkohet me ngulm që të futet në koalicion me partinë maqedonase, vetëm pse brenda saj gjenden dy-tre shqiptarë. Një gazetar mediokër dhe një qytetar i shquar i shoqërisë civile. Harrova, edhe nëna e një këngëtari” shkruan Buzhala në tekstin “Po të isha unë Ali Ahmeti…”. Kurse Muhamed Zekiri në facebook shkruan: Po të isha unë si Berat Buzhalla do bëja koalicion me VMRO DPMNE-në. Po elhamdulilah…

Lexo më Shumë

Eksponenti i njohur antishqiptar i VMRO-së dhe mik i ngushtë i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq, Dragan Pavlloviq Llatas ka dalë në mbrojtje të fuqishme të BDI-së dhe kreut të saj Ali Ahmeti, shkruan Fakte. Llatas në kolumnën e tij më të re “Vonredno” (E jashtëzakonshme), në mënyrë eksplicite ka spjeguar se si, sipas tij, sorosoidët LSDM dhe BESA, shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar… janë organizuar për të dëmtuar BDI-në. Llatas ka spjeguar se e  etmja forcë politike serioze dhe e konsoliduar që ka ndihmuar në të kaluarën dhe që mund ta ndihmojë dhe mbrojë BDI-në, është partneri i saj qeverisës,…

Lexo më Shumë

Ermira Mehmeti,  zyrtarisht e ka hapur zyrën noteriale në Shkup në prani të shumë mysafirëve. Mehmeti, në profilin e saj në Facebook ka publikuar fotografi nga hapja solemne. Në këto fotografi mund të shihet se suksese në punë i kanë dëshiruar, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, biznesmenët, Enver Maliqi, Sefer Canoski dhe Bozhidar Jankovski, por edhe ish ministri dhe tanimë prokurori, Xhelal Bajrami dhe fytyra tjera publike. Mehmeti, në profilin e saj ka shkruar se prej të hënës, 16 janar 2017, fillon edhe zyrtarisht me punë zyra noteriale “Noter Ermira Mehmeti” në rrugën “Cërveni Bregovi” numër 30a, në…

Lexo më Shumë

Ministri i MPB-së, Agim Nuhiu ka urdhëruar shërbimet e MPB-së që mjetet financiare që i takojnë atij për reprezentacion, të dedikohen tek familjet skamnore. “Me dëshirë për të qenë bashkë me familjet bujare nga Velesi dhe me banorët fisnikë të Jabollçishtit, të paktën në janarin e stuhive te ftohta, urdhëruam shërbimet e MPB-së, që mjetet financiare që më takojnë mua si Ministër për reprezentacion, t’i dedikojmë tek familjet respektive! Stafin udhëheqës në MPB e porositëm që shpesh ta vëmë dorën në zemër dhe të jemi bashkë me familjet që kanë nevojë për përditshmëritë!”, thekson ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

Lexo më Shumë

Ish-Kongresmeni Joe Dioguardi flet në emisionin 7pa5 në lidhje me situatën në Maqedoni.Si njohës i mirë i situatës, Joe DioGuardi thotë se “që kur është nënshkruar marrëveshja e Ohrit 15 vite më parë, asgjë nuk ka ndodhur, sepse ajo nuk është implementuar. Sot për herë të parë sllavët janë të përçarë, dhe është hera e parë që shqiptarët mund të bashkëpunojnë dhe të marrin atë që u takonte 15 vite më parë. Pra shqiptarët e Maqedonisë duhet të qendrojnë të bashkuar dhe ta mbajnë gjallë këtë koalicion. Asnjë parti shqiptare nuk duhet ta shkelë këtë marrëveshje deri sa të arrijnë…

Lexo më Shumë