Author: Semi

Kryeministri i vendit Zoran Zaev pas publikimit të raportit të progresit, në të cilin vendi mori rekomandim për hapje te negociatave qasëse drejt BE-së, deklaroi se kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë. Pas dy viteve rekomandim të kushtëzuar, ka shtuar ai, vendi është rikthyer në rrugën e eurointegrimeve. Ai tha se rekomandim pozitiv do të ishte edhe nëse opozita nuk do të ktheheje në Kuvend, megjithatë ajo bëri hap te rëndësishëm duke u rikthyer në punën e Kuvendit. Po ashtu tha se për raportin pozitiv meritat i kanë të gjitha partitë parlamentare në vend. “Nuk ndalemi këtu. Flasim…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me delegacionin e Republikës së Çekisë kryesuar nga nën- presidenti i Senatit çek, Jiri Shestak. Takimi realizohet në një moment të rëndësishëm për aspiratat tona euro- atlantike respektivisht, në të njëjtën kohë me publikimin e Raportit të KE-së për gjendjen dhe progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. Në këtë drejtim Osmani theksoi kënaqësi nga mbështetja e deritanishme për integrimin evropian të vendit nga ana e Çekisë, si në kuadër të Bashkimit Evropian, ashtu edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradit. Gjatë takimit…

Lexo më Shumë

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga shtatë aksidentet rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Tre aksidente rrugore janë me dëme materiale. Policia rrugore ka sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga shkyçur nga  komunikacioni 20 shoferë, prej të cilëve një nën ndikim të alkoolit, 17 para se ta përfitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 17 automjete të paregjistruara, 96 automobila kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të…

Lexo më Shumë

Në Republikën e Maqedonisë numri zyrtar i refugjatëve dhe migrantëve që qëndrojnë nëpër kampe është mbi 200. Por, numri i refugjatëve dhe migrantëve që lëvizin nëpër rrugë është shumë më i madh. Sipas të dhënave të Sektorit për Azil, i Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2017, janë paraqitur 147 kërkesa për azil. Këto të dhëna u prezantuan në Raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit për vitin 2017, raport ky për gjendjet e konfirmuara dhe respektimin e të drejtave të refugjatëve, migrantëve dhe kërkuesit për azil, që kalojnë tranzit nëpër Maqedoni. URANIJA PIROVSKA, DREJTORESHË E KOMITETIT TË HELSINKIT “Në…

Lexo më Shumë

Panos Kamennos tha se nuk do të votojë, sepse nuk do të ketë marrëveshje me Shkupin, vlerëson nënkryetari i opozitës greke nga partia “Demokracia e Re”, Adonis Georgiadis. “Unë jam prej atyre politikanëve se prej fillimit i theksoj mendimet e mia se nuk do të ketë marrëveshje me Shkupin dhe humbim shumë kohë duke luajtur lojën e Tsipras. Dhe gjithë kjo forcim nga Kamennos se nuk do të votojë, është me siguri, sepse e dinë se nuk do të vijë derë tek një marrëveshje. Pse nuk mundet të vihet derë tek një marrëveshje? Sepse marrëveshja çka nuk do të jetë…

Lexo më Shumë

Problemi me ajrin, ujin dhe llojet e ndryshme të jetës ishin temat kryesore që i biseduan sot në Shkup ministrat për Mjedis Jetësor dhe planifikim Hapësinor, Sadulla Durku dhe homologia nga Kosova, Albena Reshitaj, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Kemi folur për natyrën dhe për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar. Kosova këtë e ka bërë, ndërsa së shpejti do ta kemi edhe ke ne. Pritet bashkëpunim për këtë temë ndërmjet dy vendeve. Kemi folur edhe për problemet që kanë të bëjnë me ujërat, për lumin Lepenc dhe për problemet e ajrit”, deklaroi ministri Duraku pas takimit. Ministrja nga Kosova për…

Lexo më Shumë

Sot funksionarët e Bashkimit Evropian do t’i publikojnë e Bashkimit Evropian do t’i publikojnë raportet për përparimin e vendeve kandidate. Maqedonia pret të marrë rekomandim të pakushtëzuar për bisedime. Edhe pse zyrtarisht raportet e Komisionit Evropian për përparimin e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të publikohen vonë pasdite, thuajse është e qartë se Maqedonia do të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillim të bisedimeve. Jozyrtarisht gazetarët që kanë pasur qasje tek dokumenti, thonë se Maqedonia do të marrë rekomandim për fillim të bisedimeve për anëtarësim. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë nga Brukseli thotë se në raport…

Lexo më Shumë

Oda e Veterinarisë ka kërkuar zgjatjen e afatit për aplikimin e subvencioneve për dhentë dhe dhitë. Në vend të 15 majit fermerët kopetë e tyre t’i lajmërojnë deri më 30 qershor për shkak të shlyerjes së obligimeve për numërim dhe vaksinim të bagëtisë. Arsyetimi është se më vonë do të munden me cilësi më të madhe t’i kryejnë obligimet për diagnostikë, për vaksinimin kundër brucelozës dhe regjistrimin e numrit të kafshëve. Veterinarët për momentin janë të angazhuar në vaksinimin e bagëtive kundër sëmundjes së “lëkurës”, ndërsa për shkak të afatit të shkurtër për aplikimin e subvencioneve në të njëjtën kohë…

Lexo më Shumë

Kryetari i organizatës IHH nga Turqia, Osman Atalay thotë se viteve të fundit në përmasa botërore varshmëria e rinisë ndaj drogës po përhapet si virus, për të cilën shtetet e zhvilluara shpenzojnë shumë para për ta luftuar këtë dukuri negative. Atalay në tribunën e sotme në Shkup, të organizuar në bashkëpunim me Unionin e Studentëve Shqiptar dhe të Lidhjes së Nxënësve Shqiptar, tha se anketat me personat e varur tregojnë se pjesa dërmuese e tyre kanë ardhur në kontakt me drogën përmes shoqërisë së keqe, ndërsa pjesa tjetër konsumimin e drogës e kanë nisur nga kurioziteti.  “Konsumimin e drogës 15…

Lexo më Shumë

Fondacioni Maarif i Turqisë (TMV) ka nisur aktivitetet në Maqedoni duke blerë shkollën private Woodrow Wilson School në qytetin e Tetovës, raporton Anadolu Agency (AA). Anëtari i bordit drejtues të TMV-së, Mustafa Çaltılı, tha para gazetarëve se fondacioni ka fituar statusin e personit juridik në gjashtë vende të Ballkanit. Çaltılı u shpreh se në vitin shkollor 2018-2019 do të nisin procesin arsimor në pesë shtete të Ballkanit, ndërsa ai veçmë ka filluar në qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit në vitin shkollor 2017-2018. Ai tha se liçensa për zhvillimin e procesit arsimor është fituar me shpallje në gazetën zyrtare të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Banorët e lagjes Gjorçe Petrov do të dalin sot përsëri në protesta në ora 18:00. Protestat ndërmerren për shkak të aksidentit që shkaktoi pasoja tek një fëmijë 10 vjeçarë. Banorët e revoltuar kanë protestuar mbrëmë, pas ndodhjes së aksidentit, ku kërkojnë nga kryetari i komunës që të përmirësojë sinjalistikën në rrugë. Mbrëmë në Gjorçe Petrov u aksidentua dhjetëvjeçari duke kaluar rrugën në vizëbardha, nga një veturë e cila ka dashur t’u shmanget pengesave në rrugë dhe fatkqësisht ka goditur fëmijun.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev i ka bërë apel edhe një herë presidentit Ivanov që ta nënshkruajë Ligjin për Gjuhët. “Ligji tre herë është votuar në Kuvend, dhe me këtë po degradohet dhe shkatërrohet funksioni i Kuvendit, ndërsa ne jemi demokraci parlamentare. Nëse ky Ligj hyn në fuqi të gjithë do të shohin se nuk ka asnjë dhimbje në të, por do të heq ngarkesën e një barre që ekziston në shtet nga pavarësia e saj në planin ndëretnik. Kështu të relaksuar do të mund të gjithë të përkushtohemi punëve kreative, punëve që janë të rëndësishme njëlloj për të gjithë qytetarët. Paralelisht…

Lexo më Shumë