Analisti politik dhe shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka komentuar raportimet mediatike për mundësin e një koalicioni qeveritar midis LSDM-së dhe BDI-së. Ai thotë se BDI me këtë rast do shkel mbi parimin e deridjeshëm të saj për koalicionim midis dy blloqeve fituese në bllokun politik shqiptar dhe atë maqedonas. Sipas tij, kësaj radhe, BDI-ja nuk do i përmbahet parimit të deridjeshëm – ‘fitues me fitues’, e që nuk e lejonte të shkelë mbi vullnetin e popullit maqedonas, por mbi atë ‘humbësi me humbësin’, që të mundëson ta nxjerrësh maskën e të shihet se ke vetëm një parim – të…
Author: Semi
Me keqardhje të madhe sapo e mësova lajmin për sjelljen barbare të pushtetit ndaj shtëpisë shumë të rëndësishme botuese Logos -A. Keqardhja ime është aq më e madhe sepse, si po dëgjoj, në këtë sjellje barbare ndaj jush, prandaj edhe ndaj kulturës shqiptare në Maqedoni në përgjithësi, marrin pjesë edhe pushtetarë shqiptarë. Është kjo hakmarrje e mendjepakëve ndaj arteve , dijeve, kulturës në tërësi, por duhet te jesh i bindur se kjo sjellje e tyre barbare do te mbetet çka është: sjellje e turpshme që do ta dënojë rëndë kujtesa e popullit. Akademik Rexhep Qosja.
Pas një pauze të shkurtër në Maqedoni sërish publikohen përgjime anonime nga një akount në Youtube. Këtë herë shfaqet një bisedë e gazetares Olivera Trajkovska me Mersel Bilallin, ish ministër nga rradhët e PPD-së dhe anëtar i komisionit famëkeq maqedonas për të vërtetën e ngjarjeve të Gostivarit në vitin 1997. Në këtë bisedë të padenjë për publikim me një fjalor tejet të pistë Bilalli shpif për disa personalitete publike dhe komenton për dukjen e vet gazetares duke i premtuar se nëse ajo do e thërriste në emision ai do e përdhunonte?!
BDI-ja kalon ligjin për gjuhën shqipe, kyç për hapin e radhës me LSDM-në Ligji për shqipen u diskutua nen për nen, me sqarime e argumente Kryesia e BDI-së hap debate për temat e tjera të platformës Pas ligjit për shqipen, nis tema mbi zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike Nenet e ligjit janë kaluar tashmë një e për një në disikutim. Në shqyrtim janë vetëm vërejtje të përgjithshme. Nuk ka mendime kundër, por thjesht jepen sqarime ndahen mendime për mënyrën e përdorimit të shqipes si dhe zbatimin e ligjit në tërësi, bashkë me institucionet që do monitorojnë këtë zbatim. Bëhen përpjekje…
Zv/kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi madje ka pohuar se koalicioni “Rilindje me Besë” ende është në folklorin elektoral gjatë fushatës, duke iu kundërpërgjigjur Fadil Zendelit të RDK-së. “Jemi në një fazë tjetër, kërkesa është tani të arrijmë objektivin e partive nënshkruese të deklaratës së përbashkët. BDI bashkë me Aleancën duke ftuar edhe koalicionin ‘Rilindje me Besë’ filluan tryezën e përbashkët në drejtim të krijimit të një deklarate githëshqiptare për të filluar negociatat me palën maqedonase. Por, koalicioni ‘Rilindje me Besë’ e refuzoi takimin e parë. Z.Ahmeti ka kontaktuar edhe kryetarin e Besës, por Besa po e përjashton vetveten nga…
Shkup, 22 shkurt 2017: EVN Maqedoni e vazhdon mbështetjen e procesit edukativ në vend. Sot nënshkroi memorandum për bashkëpunim me universitetin “Nënë Tereza”. Qëllimi është që të sigurohen kushte për zhvillim të aftësive profesionale të kuadrove profesional në periudhën e studimit të tyre. Nga memorandumi do të krijohen edhe masa konrete në interes të studentëve të këtij universiteti. Punë praktike , përvetësim i njohurive të reja dhe përvojë, mundësi për bursa për studentët më të mirë dhe punësim i tyre. Duke i’u falënderuar EVN-së për gadishmërinë për hapjen e një procesi të tillë të bashkëpunimit, rektori i universitetit “Nënë…
Sonte me fillim në ora 21:30 në emisionin Click Plus në tv21 do të ndiqni debatin në mes Arber Ademit të BDI, Fadil Zendelit të Koalicionit me BESË, dhe dy analistëve. Tema e debatit është: Cili është statusi i gjuhës shqipe tani dhe sa zbatohet? https://www.youtube.com/watch?v=RI2B5LDTgf4 Cili është statusi i shqipes tani, dhe sa zbatohen në praktikë mundësitë aktuale ligjore!? Cilat janë pengesat që mund ta parandalojnë shqipen të flitet lirshëm në institucione shtetërore? Mbi cilën bazë do të avansohet statusi i përdorimit të gjuhës shqipe? A po zhvendoset vëmendja nga prioritetet tjera? Pse janë të patejkalueshme dallimet politike mes…
Pas takimit që realizoi sonte me liderin e lSDM-së, kreu i integristëve Ali Ahmeti u shpreh se pasrtitë politike po kërkojnë një zgjidhje që do të garantoj stabilitet politik dhe ekonomik për vendin. “Me kreun e LSDM-së kemi biseduar për shumë tema, për dallimet që ekzistojnë mes neve, për Kushtetutën e RM-së, për gjendjen politike në të cilën ndodhet vendi jonë, çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve”, deklaroi pas takimit kreu i BDI_së Ali Ahmeti, sipas të cilit ky komunikim do të vazhdoj edhe më tej, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje e cila…
Ljubisa Dikovic është aktualisht ushtaraku kryesor në Serbi. Që nga viti 2011, ai udhëheq Shtabin e Ushtrisë së Serbisë, ndërkohë që në këtë kapacitet ka vizituar edhe Kosovën, saktësisht bazën e KFOR-it ku ka zhvilluar takime me komandantin e kësaj force. Por, ishte pikërisht përfaqësuesi i BDI’së, asokohe Ministër i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, ai i cili e thellojë bashkëpunimin midis qeverive respektive. Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, në shkurt të vitit 2012, i kryesuar nga ministri i atëhershëm, Fatmir Besimi, kishte qëndruar për vizitë pune në Serbi, ku zëvëndësi i tanishëm i Nikolla Gruevskit, Fatmir Besimi, ishte takuar edhe me…
Koalicioni i ri qeveritar në Maqedoni LSDM-BDI-APSH, mund të publikohet nesër ose pas nesër, njoftojnë burime diplomatik në Shkup, transmeton Gazeta Lajm. Fillimisht BDI do të japë nënshkrimet për Zaevin, kurse brenda një jave pritet të arrihet marrveshje edhe për qeverisje. Ky avancim i papritur në negociata ka ndodhur pasi VMRO-DPMNE, pas dy muajve kundërshtim, dje i ka dhënë leje BDI-së që të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar që do të udhëhiqet nga LSDM. “Kërcënimet e VMRO-DPMNE-së se do të publikojë afera të shumta për funksionarët e BDI-së ishte shkaku kryesor pse BDI nuk bindej të bëjë koalicion me LSDM-në,…
Trendi në rënie shumëvjeçar i mbështetjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Maqedoni vazhdon edhe në vitin 2016-të, por ende është 77 përqind, tregojnë të dhënat e anketës së mendimit publik të realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer. Sipas Ivan Damjanovskit nga Instituti për Demokraci, mbështetja fillimisht është falë pritjeve materiale dhe ekonomike të qytetarëve dhe mbetet e lartë. “Faktor kyç për uljen graduale të mbështetjes për anëtarësim në BE janë implikimet e identitetit të cilat dalin nga kontesti me Greqinë rreth emrit. Bëhet fjalë për energji euroskeptike, sepse nëse hiqet kontesti për emrin…
Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, anëtari i kryesisë qendrore të LSDM-së, Muhamed Zekiri bën të ditur se janë duke u kryer hetime ndaj, tashmë dhjetë ditë me radhë. Ai njofton se Policia financiare, Antikorrupsioni kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij. Zekiri thotë se nuk i frikësohet askujt dhe se i shtohet forca dhe motivimi, duke porositur se do të ketë drejtësi. Zekiri porositë se kriminelë nuk mund të gjejnë te ai, por vetëm te Gruevski dhe Mijallkovi me bashkëpunëtorë, të cilët i konsideron si porositës të hetimeve.