Author: Semi

Protestuesit të cilët sot protestuan para qeverisë thanë se nuk do të lejojnë që Zaev të formojë qeveri. Ata kërkojnë që Gjorge Ivanov të mos ia jap mandatin kryetarit të LSDM-së, njofton A1on, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, nuk mund në Evropë të ketë 10 shtete ‘shqiptare’ dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe. ‘Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin. Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare’, tha ndër të tjera njëra…

Lexo më Shumë

Pas lajmit se ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk pranon dhe kundërshton ashpër idenë e një qeverie koalicioni mes LSDM-së dhe partive shqiptare, dhe se ai i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit armikut të vet të madh Zoran Zaev vetëm e vetëm të pengojë realizimin e kërkesave të shqiptarëve, vjen reagimi i Tiranës zyrtare. Përmes një ligjërate në Univerisitetin “Luigj Gurauqi” në Shkodër, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i është përgjigjur ish- kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski. “Shqiptarët nuk janë punëtorë sezonalë në trojet e tyre. Ne jemi të vëmendshëm tu përgjigjemi në kohë kërkesave…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka shkruar se për to është më me rëndësi përmbajtja sesa forma. Përmbajtja, sipas Grubit ishit të arriturat e shqiptarëve, ndërsa forma ishte dhënia e nënshkrimeve ose edhe pjesëmarrja në qeveri. “Për ne gjithëmonë ishte më e rëndësishme përmbajtja dhe jo forma. Përmbajtja ishin të arriturat e shqiptarëve, ndërsa forma ishte dhënia e nënshkrimeve ose edhe pjesëmarrja në qeveri. Pas arritjes së imponimit të plotë dhe të pakushtëzuar të ligjit tonë për gjuhën shqipe dhe zbatimit të të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët Shqiptare, nënshkrimet janë vetëm formalitet. Me rëndësi është që ne të…

Lexo më Shumë

Johan Tarçullovski në ceremonin e sotme në përkujtim të ushtarëve të vrarë gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe ngjarjeve në Kumanovë në vitin 2015, deklaroi se mbledhja e sotmë është bërë për të nderuar gjithë ushtarët, por edhe mesazh për gjithë Maqedoninë se ata viktima nuk kanë qenë të çmendur, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ka kush mendon për atdheun, ka maqedonas patriotë të ndershëm, të cilët deri në pikën e fundit të gjakut do të luftojnë që ky shtet të mbetet ashtu siç është, për shkak se amaneti ynë është ta mbrojmë atdheun. Kjo nuk është politikë, nuk është as VMRO,…

Lexo më Shumë

Profesori dhe ish ministri nga LSDM-ja, Ljubomir Fërçkovski, deklaroi se qeveria e re së bashku me partnerët amerikan duhet të bëjnë diçka rreth emrit, që të mund shteti të integrohet në NATO këtë vit. Sipas tij, në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zgjidhja e çështjes së emrit është pjesë edhe e platformës së partive shqiptare, nga e cila kërkohet që shqiptarët të jenë pjesëmarrës direkt në bisedimet me Greqinë. Për një pjesë të analistëve maqedonas, kërkesa e tillë e shqiptarëve është jothemelore dhe plan për ridefinimin e Maqedonisë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se…

Lexo më Shumë

Armend FAZLIU Është e tepërt që t’i huazosh Dritëroit të ndjerë një frazë, për të ia dedikuar gruevizmit. Këtë “mëkat” e pranoj me qetësi. Por, është dhurata më e madhe që mund t’i jap në këtë marsh varrimi. Që “prerodba” ka falimentuar këtë e kam thënë me 15 maj të vitit 2015, në shkrimin tim “Funerali i Prerodbës”. Shkaqet e këtij falimenti ishin të shumta, por sipas analizës sime, pika kulmore që do të dërgonte gruevizmin drejt ceremonisë mortore ishte ngjarja e Kumanovës. Dhe ja ku jemi. Dy vite më pas jemi mbledhur për ta varrosur gruevizmin si koncept të…

Lexo më Shumë

“Platforma e partive politike shqiptare tejkalon Marrëveshjen e Ohrit edhe pse ajo nuk është dicka e gabuar. Por më befason përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisë, kjo më duket jo praktike ka deklaruar në një intervistë për MKD.mk analisti Daniell Server. Server ka deklaruar se ekziston mundësia e ringjalljes së nacionalizmit dhe tensioneve etnike. Sipas tij VMRO-DPMNE ka qenë gjatë në opozitë dhe do të mund të ishte një opozitë shumë e mire. Server thotë se funksionimi i Prokurorisë Speciale do të ishte shumë me rëndësi.

Lexo më Shumë

Procesi i bisedimeve për formimin e qeverisë së re dukej drejt finalizimit me një marrëveshje midis BDI-së dhe LSDM-së për të formuar qeverinë e re. Por, në mes të rrugës kemi një kthim drastik të qëndrimeve në BDI, ku përfaqësuesit e kësaj partie pas një takimi me ministrin britanik për Evropë, deklaruan se janë duke menduar edhe për të qëndruar në opozitë.  Cila është e vërteta e kësaj rruge, kur dihet mirëfilli se VMRO-DPMNE-ja është këmbëngulëse për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale? A po realizon skenarin e VMRO-DPMNE-së, BDI-ja? Njohësi i rrethanave politike ,…

Lexo më Shumë

Revista javore Fokus ka publikuar edhe emrin e kompanisë së djalit të ish zv/kryeministrit, Musa Xhaferi, e cila merret me tregti me energji elektrike, transmeton Gazeta Lajm. Bëhet fjalë për kompaninë “U Power”, ku Arianit Xhaferi është bashkëpronar me Fatmir Ibrahimin nga Tetova. “Në fund duhet të përmendet një kompani e sapoformuar ‘U Power’ e cila është themeluar dhe licencuar për tregti me energji në vitin 2016. themelues të kompanisë janë Fatmir Ibrahimi nga Tetova dhe Arianit Xhaferi nga fshati Zajas i Kërçovës. Ai është djal i Musa Xhaferit, ish zv/kryeministër dhe ministër në shumë qeveri si kuadër i BDI-së…

Lexo më Shumë

Shkruan: Ismail Bardhi Shumë familjarë dhe shokë më pyesin se çka është duke ndodhur me Logosin, pse ky kontroll, kur dihet se Logosi është shtëpi botuese ku botohet Libri?  Përgjigja: Gabimi ynë më i madh është që ne e kemi harruar të kaluarën tonë; besoj se e keni lexuar një shkrim timin, ku – mes tjerash – kam thënë se: “ata shfrytëzojnë fuqinë tonë për të na vrarë, për të na armiqësuar, për të na fyer…”. Ja, edhe ky është një rast i tillë. Nuk ka më keq se të jetosh në një vend, në një hapësirë ku nuk funksionon…

Lexo më Shumë

Revista Fokus në numrin e fundit shkruan se djali i bashkëpunetorit më të afërt të Ali Ahmeti, Musa Xhaferit është futur në biznesin me rrymë elektrike, transmeton Almakos. Sipas kësaj reviste, djali i Xhaferit është futur në tregun e biznesit me energjisë elektrike. ” Pasi doli nga EFT Maqedoni, Koço Angjushev ka formuar ” Energy Delivery Solutions” (EVS), e cila për një kohë të shkurtër është etabluar si kompani lider në tregun e energjisë elektrike, duke trasnportuar energjinë elektrike për gjysmën e kompanive që janë konsumatorë të kualifikuar. Megjithatë, puna e kompanisënë pjesën minimale mbështetet në tenderë për blerjen e…

Lexo më Shumë