Author: Semi

Dragan Pavlloviq-Llatas në emisionin e Milenko Nedellkovski, deklaroi se Teuta Arifi nga BDI gënjen se OBRM-PDUKM-ja ka pranuar platformën e partive shqiptare. “Nëse ekziston dokument se OBRM-PDUKM-ja ka pranuar platformën e shqiptarëve, unë do të jap dorëheqje nga pozicioni i kryeredaktorit në televizionin Sitel, ndërsa nëse nuk ka, Teuta Arifi të tërhiqet përgjithmonë nga politika”, deklaroi Llatasi. Ai gjithashtu tha se Ali Ahmeti për momentin është vetëm kryetar formal dhe jo funksional. Sipas tij, tani Teuta Arifi është më e fuqishme se Ahmeti brenda partisë.

Lexo më Shumë

Kriza institucionale në Maqedoni kërcënon të shndërrohet në tensione etnike. Një rol të rrezikshëm në këtë rast është duke lozur kryetari i shtetit, ndërsa BE-ja është duke humbur aftësinë e saj për të ndërmjetësuar. Të mërkurën ndodhi një goditje e rëndë, kur kryetari Maqedonisë, Gjorgji Ivanov refuzoi t`ia japë mandatin socialdemokratëve për të formuar Qeverinë, edhe pse ata së bashku me tre partitë etnike shqiptare përbëjnë mazhorancën në Parlament. “Nuk mund të pajtohem me një koalicion të tillë. Ai është parapërgatitur nga jashtë dhe rrezikon unitetin e vendit”, kishte deklaruar kryetari Ivanov. Partitë shqiptare të cilët e përfaqësojnë pakicën etnike…

Lexo më Shumë

Deputetja Mesila Doda i kërkoi Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkohen në përpjekjet për mundësimin e referendimit të Iliridës, siç e quajti territorin etnik të Shqipërisë Lindore që ndodhet në shtetin e sotëm të maqedonasve. Zonja Doda tha se “shteti shqiptar dhe ai i Kosovës të bashkërendojnë veprimet për të ndihmuar mbajtjen e referendumit nga shqiptarët e Iliridës, për të shpallur mëvetësinë e tyre”. Ajo është deputete e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në aleancë qeveritare me socialistët e kryeministrit Edi Rama. Zonja Doda i bëri deklaratat në seancën plenare të Kuvendit në Tiranë paradreken e së enjtes. Për…

Lexo më Shumë

Analisti politik në Maqedoni, Fejzi Hajdari, ka vlerësuar se vendimi i presidentit Ivanov që të mos ia japë mandatin Zaevit, do të thotë shpërfillje e shqiptarëve. “Veprimi anakron dhe absurd i presidentit Ivanov do të thotë defaktorizim dhe sidomos mospërfillje e shqiptarëve nga ana e tij, edhe në momentin kur faktori politik shqiptar arriti ta përpilojë një llojë platforme në mes të Tiranës, me mbështetjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama”, ka deklaruar ai për “Zërin”. Ndërkohë, ka konsideruar se rethanat e krijuara tregojnë më shumë për një koalicion të mundshëm mes VMRO-së dhe BDI-së. Kurse, nuk ka përjashtuar as destabilizimin…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa dega Kumanovë reagon ashper lidhur me incidentin që ndodhi në ndeshjen basketbollistike mes shkollës fillore “Naim Frashëri” dhe shkollës fillore “Magdalena Antova” nga fshati Rajkova Kuqa, në të cilën nxënësit shqiptarë u sulmuan nga disa tifozë dhe fatmirësisht nuk u lëndua asnjë nga ato, por pësoi një lëndim në kokë arsimtari i edukatës fizike Faton Zenuni. Ftojmë organet kompetente që të marrin masat e duhura me qëllim që këto incidente të mos ndodhin më dhe në të ardhmen të sigurojnë vendet ku fëmijët garojnë në gara sportive. Gjithashtu ftojmë organizatorët e garave të këtilla që të jenë të…

Lexo më Shumë

Babai i luftëtarit, Val Zekaj në Rubikon të KTV-së foli për vrasjet që janë bërë gjatë betejës së vitin 2015 në Kumanovë. Ai thotë se vrasja e parë është bërë në front. Të tjerat sipas tij nuk janë bërë në front. Ky fakt Zekajn e bën të dyshojë se çdo gjë është sjellë rreth parasë. “Ata që janë vrarë në front dihet. Sa i përket vrasjes, i pari është vrarë Zymberi. Për vrasjet tjera, thuhet dhe është e vërtetë se nuk janë vrarë në front”, ka thënë ai. Zekaj tha se është i gatshëm të jap cdo gjë vetëm ta…

Lexo më Shumë

Asnjë aktivitet nga organet partiake të BDI-së rreth vendimit të Ivanovit. Ekipi i televizionit Shenja i cili qëndroi në Reçicë të Vogël nuk vërejti asnjë aktivitet qoftë të Kryesisë Qendrore të partisë ose organeve të tjera partiake. Nga ana tjetër, zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani, dha deklaratë vetëm për media të caktuara, ku tha se për BDI-në është më me rëndësi që situata të mbetet e qetë dhe të mos ketë tensione. Për shkak të refuzimit të Bujar Osmanit që të prononcohet në shqip për televizionin Shenja, u sjellim deklaratën e tij në gjuhën maqedonase.

Lexo më Shumë

Pas reagimeve të shumta të zyrtarëve të ndryshëm të trojeve shqiptare ndaj vendimit të sotëm të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë, njofton Telegrafi maqedoni. “Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Ahmeti

Lexo më Shumë

Katër-pesë të rinj shqiptarë kanë rrahur rëndë një 16-vjeçar maqedonas, shkruan gazeta KOHA. Sulmi ka ndodhur pak orë më parë në stacionin kryesor të autobusëve urban në Shkup, ndërsa burime policore informojnë se akoma nuk ka të arrestuar, megjithëse dyshimet e para janë se pas sulmit qëndrojnë nxënës shqiptarë të shkollave të mesme. Ndryshe, rrahjet etnike midis nxënësve janë rikthyer ditëve të fundit, derisa dy ditë më parë – dy grupe nxënësish u rrahën keq në stacionin e autobusëve para Bankës Popullore të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ahmeti ka thënë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk ishte cenim për shtetin maqedonas e as nuk ishte bërë për ndarje ndëretnike. Sipas Ahmetit, partitë shqiptare nuk janë fajtore për krizën e shkaktuar në Maqedoni dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë. Ky është postimi i Ali Ahmetit në Facebook: Qysh para zgjedhjeve të vitit të kaluar, ftova partitë…

Lexo më Shumë

#ClickPlus, sonte, e martë, ora 21:30 në TV21! Kur do të bëhet qeveria e re, dhe me cilët partnerë? – A janë zgjedhjet lokale parakusht për qeverinë e ardhshme? – Cila parti shqiptare do t’i bashkohet “konceptit qytetar” të Zoran Zaev? – Me çfarë kritere duhet të përzgjidhet kabineti i ri, sipas BDI-së dhe Besës? Për këto tema sonte përgjigjen në #TV21: Artan Grubi, BDI Arianit Hoxha, Lëvizja Besa Besim Hoda, Muhamet Halili

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoni që protestuan sot para Qeverisë maqedonase thanë se nuk do të lejojnë që Zaev të formojë qeveri. Ata kërkojnë që Gjorge Ivanov të mos i japë mandatin kryetarit të LSDM-së. Sipas tyre, nuk mund në Evropë të ketë 10 shtete ‘shqiptare’ dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe. “Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin. Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare”, tha ndër të tjera njëra nga protestueset. https://www.youtube.com/watch?v=7hR73ZBHAGg

Lexo më Shumë