Ish Kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për televizionin bullgar “bTV” në selinë e VMRO-DPMNE-së ka thënë se krijimi i qeverisë së re të opozitës, i mbështetur nga partitë shqiptare do të çojë në fund të shtetit të Maqedonisë, dhe se mund të çojë në konflikt të ri etnik në Ballkan, transmeton TetovaSot. “Futja e platformës së Tiranis praktikisht është përpjekje jo vetëm ridefinimin e vendit, por edhe për rinegocimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001. Kjo është një gjë e rrezikshme. Ajo është hapja e kutisë së Pandorës. Në Maqedoni, jetojnë më shumë komunitete etnike – çdokush…
Author: Semi
Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE, Filip Petrovski ka paralajmëruar skenare nëse LSDM me partitë shqiptare synojnë të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë për kryeparlamentarin dhe Qeverinë e re. “Askush nga jashtë nuk mund të na përcaktojë vullnetin tonë. Ne i dijmë incidentetet në zgjedhjet e 2008, ku kishte të vdekur si viktimë e përplasjeve mes BDI dhe PDSH. Çka do të bëjmë nëse edhe ne , sikur BDI më 2007, do të bllokojmë institucionet, do të bllokojmë Parlamentin dhe askush të mos mund të hyjë brenda? Atëherë ku do të bëhet Qeveria në ndonjë livadh”, theksoi Petrovski në intervistën në radio…
Kryetari i forumit rinorë të Lëvizjes Besa në Haracinë Gadaf Shabani reagon për gjendjen e ujit të pa pijshëm në këtë komunë,ai apelon deri te komuna qe sa më shpejtë të rregullohet ky problem. “Unë si kryetar i forumit rinor të Lëvizjes Besa Haraqin reagoj për gjendjen e ujit të pa pishëm që është në vendin tonë bëjm apel te komuna që sa ma shpejt ta rregullojnë kët problem sepse na helmuat me kët ujë ne nuk jemi te dit se qka jemi duke pir uj apo balt,thekson ai” Jemi te shqetesuar për kët gjendje sepse uji është i pa…
Në prag të koalicionimit me LSDM-në, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke përgatitur pastrim të madh të partisë, kanë deklaruar burime partiake në BDI për disa mediume maqedonase. Sipas tyre, pas 15 viteve në politikë, Ahmeti do të përshëndetet përfundimisht me bashkëpunëtorin e tij më të afërt, Musa Xhaferin, sepse ai cilësohet si kuadër i papranueshëm për LSDM-në dhe kryetarin e saj Zoran Zaev. Gati për të njëjtat arsye, por edhe për shkak të rejtingut të ulët në elektorat, mediumet shkruajnë se nga rrethi më i ngushtë i Ahmetit do të largohen edhe shefi aktual i kabinetit, Artan Grubi,…
Azam DAUTI Gjatë panairit të librit “Tetova 2016”, një mik i imi profesor në UT, e që ishte me një profesor të UEJL-së, pasi e vizituan stendën e Shtëpsië Botuese “Shkupi”, propozuan të ulemi në një kafe, aty te këndi i kafeterisë, në Pallatin e Shtëpisë së Kultures, në Tetovë. Si zakonisht, përpos bisedës për zbehjen e panairit dhe problemit të lexueshmërisë, filloi edhe muhabeti lidhur me aktualitetin politik në vend. Ashtu spontanisht, miku im (profesor në UT), më pyet: Çka mendon për themelimin e Universitetit “Nëna Tereze” në Shkup? Ndërkaq, unë ashtu siç jam i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë…
Të dashur banorë të komunës së Zhelinës, Dje ishte dita e edukatorit të kombit, dita e arsimit dhe arsimtarëve! Për ne si Lëvizje BESA kjo ditë paraqet kujtesën më të bukur të të kaluarës sonë të lavdishme edukative, arsimore dhe kulturore. Duke e patur parasysh këtë vlerë të çmuar kombëtare, ne e kemi patjetër që t’i ruajmë këta vlera. Me keqardhje të madhe reagojmë kundër secilit që kontribon në dëmtimin dhe shkatërrimin e arsimit shqip e sidomos atij në komunën e Zhelinës. Ne kurrë nuk kemi dëshiruar që të shtrembërojmë të vërtetën, e as që kemi dëshiruar që të mbjellim…
Fatime Fetai, prokurore speciale, kohëve të fundit është kthyer në idhull të shumë femrave falë arritjeve të mëdha në karrierën e saj. Ajo nuk lindi prokurore por për të arritur këtu ku është sot asaj iu deshën të kaloj një sërë sfidash e peripecish. Fatime Fetai është nënë e dy fëmijëve, ajo ka lindur dhe është rritur në fshatin Negotinë të Gostivariit në një familje të klasës punëtore, transmeton Gazeta Lajm. Ajo është martuar në moshën 17 vjeçare por ky hap i saj në moshë kaq të re nuk e luhati besimin e saj në vete se ka potencial për…
#ClickPlus, sonte, ora 21:30 drejtpërdrejt në TV21 Sonte, jashtë politikës, flasim për ditën e mësuesit dhe arsimit shqip! Arsimi dje dhe sot? Në çfarë gjendje është sistemi arsimor sot? Sa cilësore janë shkollat dhe kuadrot e sotme, krahasuar me kohën para pavarësimit të shtetit? A ndikoi apo e pengoi politika zhvillimin e arsimit?Cili nivel i arsimit, është më i përparuari, dhe ku ka ngecje? Për këto tema flasim sonte në #TV1 me mysafirët: Azis Pollozhhani, rektor Universiteti Nënë Tereza Nuhi Dardhishta, Lidhja e Arsimtarë Shqiptarë në Maqedoni Xhemaludin Idrizi, ish drejtor gjimnazi Zef Lush Marku Shkup Satki Ismaili, drejtor sh.f.…
I ftuar në intervisën “Saktë”, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ishte pyetur edhe lidhur me qëndrimin e këtij subjekti politik sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar. Media maqedonase kanë ri aktualizuar temën e krijimit të Shqipërisë së Madhe menjëherë pas takimit të deputëtevë të Lëvzjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi me ambasadorin William Walker. “Shqiptarët e Maqedonisë janë në një gjendje të mjerueshme. Dhe kur politikanët e keqpërdorin ndjenjën e padiskutueshme të shqiptarëve të Maqedonisë se janë që të jetojnë me vëllezërit e tyre në Shqipëri dhe në Kosovë në një shtet të përbashkët, vërtetë që është…
Ramadan Ramadani, analist pranë Institutit për Mendim të Lirë “Nisma” në Shkup, përshëndet përmendjen e padisë së BDI-së kundër gazetës Lajm në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, në pjesën kushtuar presionit ndaj mediumeve në Maqedoni. Ramadani thotë se edhe pse BDI është partner junosh (i vogël) në qeveri, megjithatë u bën sherr të madh mediumeve. “Ky evidentim tregon se për State Department nuk ka ndonjë ndarje mes të vegjëlve dhe të mëdhenjve, kur bëhet fjalë për çështjet esenciale të demokracisë si liria e shtypit dhe mendimit. Ashtu BDI edhe pse cilësohet si partneri junosh në qeverinë e Gruevskit,…
Rusia mund të përfitojë nga paqëndrueshmëria politike në Maqedoni për të tentuar rimarrjen e një pjese të territorit të Ballkanit që humbi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Paralajmërimi vjen nga kongresmeni republikan, Peter Roskam. Më e pakta që mund të bëjnë rusët është roli provokativ, tha ligjvënësi amerikan për “Uashington Examiner”. “Duket se kjo është loja e vjetër e Moskës: të krijojë përshtypjen e rreme të trazirave ose t’i shfrytëzojë në maksimum kur ato ekzistojnë vërtet”,- shprehet ai. Në rastin aktual, Maqedonia është e pastabilizuar dhe rusëve po u pëlqen të nxjerrin përfitim nga vështirësitë e saj. “Komentet e Moskës…
Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi-Zejdi duke komentuar mbi vendimin e fundit të kryesisë së BDI-së dhe liderit të kësaj force poltike Ali Ahmeti që të hetohet veprimtaria e BDI-së që nga viti 2002 e këndaj, thotë se nëse Ahmeti dëshiron të “reformoj” partinë e tij duhet ta brakëtisë menjëher qeverinë e Nikolla Gruevskit. “Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja dëshirojnë të braktisin vasalitetin ndaj Gruevskit dhe VMRO-së; Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja kanë vendosur të jenë në shërbim të vlerave euro-atlantike dhe interesave shqiptare: Ali Ahmeti dhe BDI-ja duhet që urgjentisht të braktisin qeverinë me VMRO-në, me…