Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela sonte ishte i ftuar në studion e ‘’Struga TV’’ ku shpalosi qëndrimet e tij në lidhje me situatën aktuale në bllokun shqiptar pas refuzimit të mandatit për një qeveri me Zoran Zaev nga kryeministri Gjorgje Ivanov. Sela potencoi se nënshkrimet që i mori nga partia e tij dhe partitë e tjera nuk nënkupton që kjo mbështetje do të jepet edhe atëherë kur deklarata e partive shqiptare të mos merret në konsiderat. Ndërkohë referuar sulmeve që i vijnë nga VMRO, Sela tha se është ajo parti që para shumë kohësh tentonte të komunikojë dhe të bëjë…
Author: Semi
‘Retorikë provokative’ e ka quajtur partia LSDM, deklaratën e Mesila Dodës, e cila kërkoi pak ditë më parë pavarësinë e “Iliridës”. Fill pas kësaj në një reagim për GSH.al deputetja e PDIU-së ka konfirmuar edhe njëherë se nuk heq dorë nga fakti se Maqedonia është një shtet i pakuptimtë dhe se nuk mund të vazhdojë të ekzistojë mbi një boshllëk etnik, dhe idesh. “Ky shtet nuk ka kuptim dhe duke qenë se ky shtet nuk i konsideron bashkëkombasit tanë që janë shqiptarë, atëherë shqiptarët duhet të pozicionohen dhe të vlerësojnë sesi të mbrojnë të drejtat e tyre. Këtë kam thënë…
Mungon inicimi i unifikimit të opozitës shqiptare; Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare kundrejt BDI-së. Kjo e fundit ishte humbësja morale e këtyre zgjedhjeve, si dhe pjesë e Qeverisë për të cilën u zbardhën manipulime institucionale me anë të a.q. bombave të opozitës. Vet Ali Ahmeti para zgjedhjeve u kërkonte partive tjera të bashkohen kundër BDI-së, ndërkaq tani ka harruar këtë kërkesë, shkruan gazeta Lajm. Partitë politike në qëndrimet e tyre shprehen të ndara për mundësinë e përjashtimit të BDI-së nga “loja”. Partia Demokratike Shqiptare sjelljen e BDI-së gjatë krizës politike e quan aktrim. Nga aty thonë…
#ClickPlus, sonte, 21:30 intervistë me z. Ali Ahmetin (Kryetar i BDI-së), dhënë për RTV21 e cila do të transmetohet edhe në TV21. A mblidhet të entjen parlamenti i Maqedonisë, sipas Ali Ahmetit? Çfarë marrëveshje do t’i paraprijë hyrjes në Kuvend? Kush duhet ta marr situatën në dorë, për ta hapur parlamentin për debat? Pse dyshon lideri i BDI-së në sinqeritetin e presidentit të shtetit, se ai do të zgjidh krizën politike? A po rrëshqet kriza politike në krizë ndëretnike? Ku po e çon ujin Lëvizja Besa, sipas Ali Ahmetit dhe përse po i akuzon për shkëljë të fjalës së dhënë?
Tensionet me politikanët shqiptarë në Maqedoni mund të degjenerojnë në konflikt, paralajmëron “The Economist”. E përjavshmja prestigjioze britanike analizon interesin e politikanëve perëndimorë për Shkupin, deklaratat polemizuese ruse dhe afrimin e luftës së trumpetuar nga gazetat serbe. Ngërçi nisi me grindjen për koalicion kur BDI-ja vendosi që të mos bashkëpunonte më tej me VMRO-DPMNE-në dhe u përshkallëzua nga refuzimi i Gjorgje Ivanovit për t’i dorëzuar mandatin LSDM-së me argumentin se kërkesat e shqiptarëve do të “shkatërrojnë” vendin. Por, duke u thelluar më tej në situatën që ka bllokuar jetën politike të Maqedonisë, “The Economist” shkruan se kriza politike i ka…
Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, e cila ka qenë sot në Dibër, ka folur edhe për situatën në Maqedoni. “Do të them dy fjalë për një krahinë që më rri fort në zemër, është vëndi karshi, Ilirida, krahinë e moçme shqiptare, që edhe emrin sot ia kemi harruar. Dikush i thotë Maqedoni dikush i thotë FYROM ne e ripërsërisim: ILIRIDA!” ka thënë Mesila Doda. Direkt nga Peshkopia, deputetja porositi presidentin Gjorge Ivanov që të mos i kërcënojë shqiptarët e Maqedonisë me ushtri, pasi edhe ata kanë bij që do të kapin armët për të mbrojtur…
Organizata ‘Manifesti maqedonas’, përmes një letre drejtuar presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov si dhe kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, paralajmëron kreun shtetëror lidhur me planin e ashtuquajtur B të Zaevit me shqiptarët, për konstituimin e Parlamentit të Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA. Sipas kësaj organizate ky plan është arritur në Strugë mes terroristit Ali Ahmetit dhe ministres shqiptare Mimi Kodheli. Qëllimi i plani gjoja është bllokimi i presidentit të vendit përmes konstituimit të Parlamentit dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, sic e quajnë terroristi Talat Xhaferi. “Në këtë mënyrë, cdo vendim i sjellur nga presidenti për gjengje të jashtëzakonshme apo luftë…
Profesori dibran dhe anëtari i LR-PDSH, Sazan Papraniku përmes një statusi në rrjetin social Facebook, publikisht distancohet nga veprimet dhe shkeljet statutore që po bën Sekretari i Përgjidhshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari. “Deklaroj publikisht DISTANCIMIN tim nga Sekretari i ” pergjithshem” i LR PDSH dr. Arben TARAVARI si njeriun kryeorganizator i klaneve shoqerore afrsie ne degen e Dibres jasht normave statutare. LR PDSH sonte luan rolin e pdsh ndaj PPD e viteve bastarde. Taravari sonte sdin si ta dan fillin ne ” kuvendi zgjedhoer” jasht krejt normave statutare. Drejtuesit e ” kuvendit” sdi se cfar kuvendi eshte: Zgjedhor ( klani…
Gazeta maqedonase Dnevnik ka botuar sot një tekst përmes të cilit fyhet rëndë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shkup, Xhes Bejli, UÇK, Sorosi dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell agjencia e lajmeve INA. “Burime kredibile dhe mirë të informuara për Dnevnik thonë se po përgatitet një operacion për shkatërrimin e shtetit maqedon dhe fshierjen e popullit maqedon nga regjistri i popujve të gjallë. Ky plan do të realizohet me ndihmës e logjistikës Sorosiane e cila do ti jepet kotraktorit lokal Zoran Zaev dhe partisë së tij. Rrjeti aktiv sorosian, nëntoka kriminogjene dhe diplomatike dhe politike e…
Paskal Milo, kreu i Partisë Social-Demokrate, gjatë një interviste ka komentuar krizën në Maqedoni, si dhe situatën aktuale në Kosovë. Milo është shprehur se bashkëjetesa me shqiptarët, ka qenë dhe do të mbetet gjithnjë një faktor përcaktues për Maqedoninë dhe se tani ky shtet po kërkon të pengojë krijimin e një qeverie që do të rishikojë marrëdhëniet me shqiptarët. “Refuzimi i Presidentit Ivanov ka një prapavijë politike. Ai u zgjodh President me ndihmën e partisë VRMO/DPMNE. Asnjëherë nuk kanë dashur që shqiptarët të kenë të drejta të barabarta kushtetuese me popullin maqedonas. Tirana është sjellë në mënyrë moderne dhe ka…
Skender Rexhepi-Zejdi nga Lëvizja BESA në profilin e tij në Facebook, ka goditur liderin e partisë Social Demokrate, Zoran Zaev duke e krahasuar atë me ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin. “Fenomeni i “tërheqjes një hap mbrapa” e ka kapluar edhe Zaevin. Shkas për këtë siç duket janë ambiciet e tij për pushtet, gjë që është normale, por jo edhe kur ato ambicie padrejtësisht amnistojnë njërën palë të pushtetit deri sot të kriminalizuar (BDI-në) dhe përsëri padrejtësisht ushqejnë frigën nga sulmet e albanofobëve të VMRO-së të cilat edhe rezultojnë që të heshten të drejtat elementare njerëzore të shqiptarëve, të drejta…
Kompania e mirënjohur nga Shkupi për prodhimin e produkteve të mishit UKA, pas shume sukseseve në tregun vendor, fillon distribuimin e Pashtetës UKA edhe në tregun Europian më konkretisht në vendet Skandinave (Suedi,Norvegji,Danimark), UKA Komerc informon të gjithë konsumatoret e diasporës se Pashtetën UKA mund ta gjejnë tek kompania e suksesshme dhe e mirënjohur nga Suedia ADELINA GROSS AB,e cila njëkohësisht është edhe Distributor gjeneral për Vendet Skandinave(Suedi,Norvegji,Danimarke),qëllimi i kësaj kompanie, që në fillimin ka qenë promovimi dhe distribuimi i produkteve cilesore nga Ballkani për Tregun Skandinav. Vlen të theksohet se kompania Adelina Gross AB është një ndër kompanit më…