Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të nxisë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të shmangen luftërat në këtë rajon. Junker gjatë debatit në Parlamentin… Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të nxisë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të shmangen luftërat në këtë rajon. Junker gjatë debatit në Parlamentin Evropian theksoi se kërcënimi nga përsëritja e ngjarjeve tragjike të viteve 90 në rajon mund të evitohet vetëm me integrimin e plotë të Ballkanit në familjen evropiane. “Në vitin 2003 ne vendosëm…
Author: Semi
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një njoftimi ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev, sa i përket raportit të ri të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE thonë se kthimi i rekomandimit të pakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, është sinjal pozitiv i cili sipas tyre, duhet të rezultojë me datë konkrete për fillimin e bisedimeve, njofton Telegrafi Maqedoni. Megjithatë, nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM-ja premtoi se Maqedonia do të anëtarësohet në NATO dhe BE për gjashtë muaj, ndërsa tani sipas tyre, në raportin e progresit theksohet rritje e korrupsionit…
Për shkak të Samitit digjital të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më datat 18 dhe 19 prill në Shkup, në hotelin “Aleksandar Palas” dhe në Vip Arenën “Boris Trajkovski”, prej sot nga ora 15:00 dhe për gjatë dy ditëve të ardhshme, gjegjësisht deri në orën 15:30 minuta të datës 19 prill, është vendosur regjim i ri i komunikacionit për rreth këtyre objekteve, njofton SPB Shkup. Me regjimin e veçante do të mbyllen dhe do të riorientohen për komunikacion rrugët “Jadranska magistralla”, “Skupi”, një pjesë nga bulevardet “8 Shtatori”, “Ilinden”, si dhe rrugët e tjera servisore që…
Në seancën e sotme të qeverisë, me propozim të zyrës së kryeministrit ministrat pranuan propozim-iniciativën për formimin e një trupi koordinues për të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Maqedoni. Siç informojnë nga qeveria, ky detyrim del nga Konventa Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për mbrojtje të personave me nevoja të veçanta, që Maqedonia e ratifikoi në vitin 2011. Përndryshe, qeveria sot mbajti seancën e 64 ku u miratuan edhe disa iniciativa tjera.
Një nga ligjet për të cilat VMRO-DPMNE dhe LSDM ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët, është ai për mediat. Dallimet mes këtyre dy partive politike janë në disa pika të ligjit, siç është pjesa që parashikon përfundimin e mandatit për anëtarët e këshillit programor të RTVM-së dhe anëtarët e këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, rreth mënyrës së konkurimit për të qenë anëtarë në këto këshille, rreth dhënies së koncesionive për hapjen e mediumeve të reja të mos jetë në dorë të Agjencisë së mediave. Për të treguar qëndrimet e ndryshme nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, të hënën…
Problemet rinore, aktiviteti i zymt i rinisë dhe mungesa e tyre në vendimmarje, ishin temat të cilat u diskutuan në tribunën e djeshme të organizuar nga shoqata Unique Code në komunën e Çairit.Mendimet dhe qëndrimet e tyre i shtjelluan, kryetari I Forumit Rinor (FR) nga BDI, Kushtrim Alla, kryetari i FR Lëvizjes Besa, Daim Luçi, kryetari i Forumit Rinor Shqiptar, Ariton Rama dhe kryetari i Unionit të Studentëve Shqiptar Egzon Shabani. Kushtim Alla si përfaqësues I BDI-së tha se partia që ai përfaqëson gjithmon i ka kushtuar rëndësi forcave rinore në secilin cikël ka pasur edhe platforma të veçanta të…
Ministria e Financave ka filluar “luftë” me numrin shumë të madh të bastoreve në vend. Ky institucion pritet t’i ashpërsojë kushtet për marrjen e licencave. Gjithashtu planifikohet të mbyllen një pjesë e bastoreve që nuk do të realizojnë fitim. Do të vendoset shpenzim i ri për bastoret prej 1600 euro në muaj, madje edhe nëse punojnë me humbje. Risi është se licencat do të kushtojnë dyfish nga çmimi aktual, por edhe do të kenë afat më të gjatë, ku në vend që tre, do të kenë gjashtë vite. Në vend të shifrës prej 100 mijë euro, me ndryshimet e ligjit…
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se raporti i fundit iprogresit të Maqedonisë që u publikua sot nga ana e BashkimitEvropian, znj. Mogerini dhe z. Hahn, është dëshmi më e mirë epunës së palodhshme dhe vullnetit të pastër të kësaj qeverie dheshumice parlamentare për tu bërë pjesë e familjes së BE. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se rekomandimi ipakushtëzuar dhe i pastër, diçka që nuk i ka karakterizu raportete mëherrshme, është dëshmi më e mirë për vlerësimin e punës sëderitanishme të kësaj qeverie dhe shumice parlamentare, nga anae institucioneve të Bashkimit Evropian. Raporti i BE përprogresin e Maqedonisë, hap dyert e BE për…
https://youtu.be/FvWj2dt7YNU
Në seancën e sotme gjyqësore “Trajektorja” u refuzua kërkesa e palës mbrojtëse për ndërrimin e trupit gjykues. Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova tha se duhet të prezantohen prova materiale ku një pjesë janë audio incizime. Duke pas parasysh se incizimet përmbajnë edhe një pjesë të bisedave private, Stefanova kërkoi tërheqjen e disa bisedave. Në rastin Trajektorja, janë të akuzuar Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, ish-Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugët Shtetërore Lupço Georgievski./Alsat-M
Sot, pa praninë e mediave është realizuar takim i kryetarit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev, për kyçjen e saj në Qeveri. Zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani për “Nezavisen Vesnik” tha se bisedimet për hyrje në qeveri janë në përfundim dhe se ditët në vijim edhe zyrtarisht Besa e Gashit do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar. “Për parimet e bashkëqeverisjes jemi mar vesh, ka mbetur pjesa e resorëve që do të jetë tema që do të përfundojë këto ditë . Për neve është e rëndësishme që të kontribuojmë në këtë kthesë të madhe për vendin…
Avokati i Popullit Ixhet Memeti, dënon mungesën e një reagimi të duhur dhe të përshtatshëm për parandalimin e dhunës në mes nxënësve dhe përkujton ata që janë përgjegjës për shkollat, si dhe komunitetin se shkolla është një institucion arsimor, i cili ka detyrimin dhe detyrën për të ofruar kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe për të ndërmarrë masa parandaluese për të parandaluar dhunën ndërmjet dhe ndaj fëmijëve. Ai pret që organet kompetente të marrin të gjitha masat për zbardhje e rastit me dhunën e fëmijëve në shkolla, ndërsa veçanërishtë të vërtetohet efikasiteti i masave për parandalim në mes dhe rreth…