Analisti Visar Ademi sonte në Click Plus në Tv21 u shpreh se Unioni evropian nuk po reagon si do të duhej. “Evropa apo diplomacia evropiane, nuk është ajo diplomacia Shumanit, baballarët e kësaj Evropa të cilët bazohjen në principet e tregëtisë së mallrave të shërbimebe të kapitalit të njerëzve” u shpreh Ademi. Visar Ademi deklaron që ne si shtet kemi dhënë prova që sdim të kriojmë shoqëri demokratike. Mogerini tha që ka pjesë të partive që janë skajshmërisht të korruptuara, kjo tregon se s’kemi shoqëri funskionale. Roli i ndërkomëtarëve, dipolmacia evropiane nuk është ajo që duhet dhe ka qenë, diplomatët kanë…
Author: Semi
Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari ka qenë i ftuar në edicionin e parë të emisionit ”Fol Tash” në Televizionin Koha ku ka folur për aktualitetin politik në Maqedonisë dhe sfidat e demokracisë në vend. Taravari, ekskluzivisht ka folur për dështimin që të bashkëpunojnë me Lëvizjen Besa për zgjedhjet e fundit, duke e fajësuar publicistin Kim Mehmeti. Ai gjithashtu ka kërkuar që Albin Kurti të flet për këtë rast pasi ai e di fajtorin kryesor. https://www.youtube.com/watch?v=Gwkm1mrXt1c
Pas gjashtë viteve e gjysmë të kaluara në burg, së shpejti pritet të lirohet pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski, kanë njoftuar burime nga Prokuroria Speciale Publike për disa mediume maqedonase, transmeton Gazeta Lajm. Në PSP kanë dëgjuar disa “bomba” lidhur me rastin e Tv A1 dhe kanë konstatuar se prapavija për mbylljen e këtij televizioni dikur më të shikuar, ka qenë kryesisht politike. Me lirimin e tij eventual, pritet që menjëherë të kthehet në eter edhe TV A1 dhe me siguri edhe Tv A2 në gjuhën shqipe, si dhe gazetat Vreme dhe Shpic. Të mëdha janë gjasat që të…
“Luanët” po riorganizohen, ky është titulli i portalit “Infomax” i afërt me VMRO-DPMNE, që bën të ditur se njësiti i famshëm paramilitar, që ishte aktiv gjatë konfliktit të vitit 2001 po rikthehet. Sipas këtij portali, pjesëtarët e këtij njësiti kanë dalur me një komunikatë kundër platformës së partive shqiptare që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Përmes kësaj komune dërgohen sinjale paralajmëruese dhe kërcënuese në rast se siç thuhet pranohet kjo platformë. Ky njësit u shpërbë menjëherë pas konfliktit të vitit 2001, nga qeveria e atëhershme e LSDM dhe BDI, ndërsa pjesëtarët e këtij njësiti ishin…
Mësuesi me iniciale D.K. në shkollën fillore Vasil Gllavinov në Veles ia ka çarë ballin nxënësit 7 vjeçar të klases së dytë me iniciale B.S. Rasti ka ndodhur sot kur dy fëmijè janë rrokur mes veti. Mësuesi ka nderhyrë për ti ndarë, kurse nxënësin B.S. e ka shtyrë duke e përplasur për muri. Me këtë rast nxënësi ka marrë lëndim in në ballë. Më ironik ka qenë reagimi i drejtoreshës së shkollës e cila nënës së nxënësit të lënduar i ka thënë se është gjë që ndodh.
Bashkësia ndërkombëtare për herë të fundit ia ka tërhequr vërejtjen udhëheqësisë së BDI-së që të ndërprejë “lojërat e fshehta” me kreun e VMRO-DPMNE-së, e që për qëllim kanë të pengojnë formimin e qeverisë së re. Bëhet fjalë për paralajmërimin më serioz deri tani, sepse përveç nga diplomatët perëndimorë në Shkup, udhëheqësve të BDI-së, ua kanë “tërhequr veshin” edhe disa diplomatë të rangut të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni. “Edhe pse udhëheqësia e BDI-së deklarohet për tejkalim sa më të shpejtë të krizës, falë sjelljes joserioze dhe vasale të këtij subjekti ndaj VMRO-DMNE-së, nuk po mund të formohet qeveria e re”,…
Njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që operonte në zonën e Kumanovës, Likovës dhe Haraçinës, Avdil Jakupi, i njohur si Komandant Çakalla ka postuar një foton me vajzën e tij, e cila u rrit, derisa ai po vuan dënimin për një rast të montuar në burgjet maqedonase. “Sot i bën 13 vajza ime. Nuk arrita ta shoh duke e rritur”, shkruan ai me nostalgji. Pas rreth një dekade mbyllur në kazamatet maqedonase, luftëtari i lirisë ka fituar një masë lehtësuese sa për ta vizituar familjen gjatë vikendeve. (INA)
Kryeredaktorja e gazetës Zeri të Kosovës, Arbana Xhara në një shkrim për situatën politike në Maqedoni thotë se thellimi i krizës në Maqedoni po shkon drejt një konflikti Rusi-Perendim. “Thellimi i krizës në Maqedoni po shkon drejt një konflikti Rusi-Perëndim. Sinjalet nga ky vend konstatojnë se Ballkani Perëndimor po bëhet i papërballueshëm për BE-në e papërqendruar duke e lënë në mëshirën e përplasjes së madhe gjeopolitike globale. Influenca ruse në rritje dhe interesat turke në Ballkan janë duke goditur në shënjestër shqiptarët” shkruan Xhara në shkrimin e saj “Maqedonia, konflikt Rusi – Përendim”. Sipas Xharës Lideri i LSDM-së Zoran Zaev vazhdon…
Për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc nuk ka vetëm audioregjistrime nga përgjimet por edhe video material. Kështu shkruan një nga portalet maqedonase “Ohridsky”, e cila thirret në burimet e saj. Sipas këtij portali, e vërteta e kësaj masakre ku më 12 prill 2012 u vranë pesë maqedonas, nuk është vetëm tek disa telefonata midis personaliteteve të njohura të BDI-së. Redaksia e këtij portali më tej shkruan se për këtë ngjarje disponon edhe më shumë të dhëna, por ajo tani ka shkruar se do të publikojë vetëm disa detaje siç janë: biseda telefonike midis ish-krerëve të policisë së Maqedonisë,…
Lideri I LR-PDSH Zijadin Sela, në një intervistë dhënë për “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në TV NOVA, ka pohuar se Aleanca I ka pas pritshmërinë në të gjitha njësit zgjedhore, por dështimi më I madh erdhi në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore. “Pritshmërit tonë kanë qenë shumë më të mëdha në të gjitha njësit zgjedhore, por sigurisht se goditja apo dështimi më I madh erdhi në njësinë e parë dhe dytë zgjedhore, por nuk e kamë parë të arsyeshme që gishtin ta drejtoj drejt partisë së Unitetit, të cilët I kanë pasë bartësit”, ka pohuar Sela.…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, gjatë një interviste për “Zërin” ka akuzuar presidentin George Ivanov se nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në Maqedoni, duke mos ia dhënë mandatin për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit. Ai thotë se Ivanov po nxit konflikte ndëretnike. Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, nuk e dëshiron ndryshimin e pushtetit në vend, prandaj deri më tani nuk ia ka dhënë mandatin për krijimin e qeverisë shumicës së re parlamentare. Sipas Grubit, rol jo të vogël pse Zaevi sot nuk është kryeministër dhe pse ekziston mundësia që të ketë trazira ndëretnike ka luajtur edhe partia e re shqiptare “Besa”,…
Skender Rexhepi-Zejd Në pamundësi që të reagojnë ndaj retorikës fashiste të Gruevskit dhe bashkëpartiakëve të tij, shqiptarët dhe portalet shqiptare kanë filluar “të promovojnë” lirinë e shprehjes edhe në Shqipëri, duke e anatemuar deputeten Mesila Doda për një deklaratë të saj kundër shovinizmit maqedonas dhe në përkrahje të shqiptarëve këtu. Pamvarësisht peshës politike që mund të rëndojë deklarata e saj, pamvarësisht a pajtohemi ne me atë deklaratë apo jo, une përsëri i them asaj: FALEMINDERIT PËR KUJDESIN DHE PËRKRAHJEN VELLEZËRORE.E NDERUAR MESILA DODA. Skender Rexhepi-Zejd