Author: Semi

Vesel MUHAMEDI Sapo lexova rezultatet e një ankete. Ato ishin shumë të qarta. Më shumë se 50 për qind e maqedonasve janë kundër vazhdimit të mandatit të Prokurorisë Speciale, kurse vetëm 29 për qind e përkrahin vazhdimin e mandatit të kësaj prokurorie. Kurse te shqiptarët 80 për qind mendojnë se Prokurorisë Speciale duhet t’i vazhdohet mandati, kurse vetëm 5 për qind janë kundër. Rezultatet e anketës i lexova pak pasi e lexova lajmin se Prokuroria Speciale ka hapur katër raste të reja, ku ekzistojnë dyshime për vepra kriminele. Si shumica e shqiptarëve, nuk munda të rri pa e dëgjuar edhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe shkollat në Kantonet e Zvicrës, shqiptarëve u dërgojnë formularë në gjuhën e tyre amtare, për të vlerësuar procesin mësimor dhe për të dhënë propozimet apo vërejtjet e tyre. Një formularë të tillë e ka siguruar INA përmes një prindi, i cili ka pranuar me postë letrën e autoriteteve zvicerane në gjuhën e tij amtare. “Kur Zvicra ta njeh gjuhën dhe të respekton, duke mos shfaqur albanofobi, unë si shqiptarë den baba den në Maqedoni, këtë të drejtë e kam të refuzuar. Sepse aty mbizotëron djallëzia dhe barbarizmi”, ka theksuar për INA, prindi shqiptar Bajram.Z, që ka…

Lexo më Shumë

Në senacën e sotme gjyqësore kundër Grupit të Kumanovës, i akuzuari Bajram Elshani ka prezantuar dëshminë më të tmerrshme deri tani gjatë këtij procesi. Gjatë dëshmisë ai qartë ka aluduar se pas arrestimit në Kumanovë është dhunuar edhe seksualisht nga policët maqedonas edhe pse shkaku i turpit nuk ka treguar të gjitha detajet, shkruan Gazeta Lajm. Përskaj shumë momenteve ç’njerëzore ai ka veçuar një rast, që për nga turpi nuk e ka treguar në detaje. “Më kanë shty në ËC, dy polic, njëri prej tyre është zhvesh …turpërohem të tregoj rastin, … ka qenë me uniformë të “Tigrave”. Unë sikur…

Lexo më Shumë

VMRo-DPMNE dhe LSDM janë marrë vesh për kryetarin e Komisionit parlamentar për emërime. Pas disa ditëve kundërshtime, kryetar i komisionit është vendosur të jetë Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së. Marrëveshja mes LSDM-së dhe VMRO-së për kryetarin e Komisionit parlamentar vjen një dita pasi analisti Naser Selmani ka thënë se VMRO-DPMNE dhe LSDM, edhe pse duken se janë buzë përplasjes mes vete, megjithatë, kur janë në pyetje shqiptarët ata ulen dhe bisedojnë me qëllim që të minimizojnë kërkesat e tyre. Selmani ka thënë se LSDM është duke taktizuar në lidhje me formimin e Qeverisë së re dhe këtë e bën me qëllim…

Lexo më Shumë

Analisti Ramadan Ramadan në emisionin Click Plus në tv21, theksoi se nga vonesa e formimit të qeverisë më shumë po humbin shqiptarët. “Partitë shqiptare nuk janë shtytëse për zgjidhjen e krizës, pasi shqiptarët humbin më së shumti nga kjo vonesë e formimit të qeverisë”, theksoi Ramadani. “Këto kisha dy vërejtje prej asaj që u bisedua nuk mund të shoh ndonjë tendencë me bojkot të parlamentit por ajo që shihet e kemi argumente është shtyerja se VMRO tenton të përfitojë një ditë e më tepër dhe i bie hise partive shqiptare për konstituim të parlamentit e më pas për qeverinë, shqiptarët…

Lexo më Shumë

Boshatisja e Strugës po vazhdon me ritme të shpejta. Përveç vendeve të Europës, tashmë në shënjestër të qytetarëve shqiptarë të Strugës është edhe Amerika. Edhe pse nuk ka një statistikë zyrtare, është i konsiderueshëm numri i struganëve që nëpërmjet bashkimit familjar janë shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm vitin e fundit, siç informohet gazeta KOHA, nga banorët lokal të Shumit dhe Zagraçanit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë zhvendosur më shumë se 20 banorë. Kjo tendencë është prezent pothuajse në të gjithë lokalitetet e Strugës dhe në vet qytetin. Pasi një familjar i cili më herët ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani ka thënë se VMRO-DPMNE dhe LSDM, edhe pse duken se janë buzë përplasjes mes vete, megjithatë, kur janë në pyetje shqiptarët ata ulen dhe bisedojnë me qëllim që të minimizojnë kërkesat e tyre. Selmani ka thënë se LSDM është duke taktizuar në lidhje me formimin e Qeverisë së re dhe këtë e bën me qëllim uljen e kërkesave të shqiptarëve, ndërsa vlerëson se me këtë taktikë ata kanë pasur edhe sukses deri tani.“Shihni tani më nuk flitet që para formimit të Qeverisë me Ligj të rregullohet çështja e gjuhës shqipe, kryetari i Kuvendit tani thuhet se…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka edhe vetëm tre muaj për të shpalosur raste të reja të krimit dhe korrupsionit, pasi mandati i saj për ngritjen e aktakuzave skadon në qershor. Në rast se Kuvendi nuk konstituohet së shpejti dhe Speciales nuk i vazhdohet mandati për ngritjen e aktakuzave, shumë raste të ndjeshme si “Monstra”, Sopoti”, “Brodeci”, “Lagja e Trimave” dhe disa procese të tjera do të ngelin pa u zbardhur. Nga Prokuroria Speciale thonë se nuk i janë drejtuar asnjë institucioni që zyrtarisht të kërkojnë zgjatjen e mandatit për ngritjen e akuzave, por besojnë se apelet e vazhdueshme publike janë kërkesa të…

Lexo më Shumë

– Edhe sa takime do të mbahen mes Grupeve Parlamentare për ta zhbllokuar kuvendin? – Pse nuk po tejkalohet ngërçi në këto takime? – A duhet të garojnë partitë për postin e kryeparlamentarit, apo është çështje e zgjidhur? – Sa e ndiejnë vetën përgjegjëse partitë shqiptare për humbjen e kohës? – Si duhet lexuar porositë që dha euro-komisari Johanes Hahn? Përgjigjen e japin në #TV21 mysafirët: Talat Xhaferi, BDI, Fadil Zendeli, RDK – Rilindja me Besë, Ramadan Ramadani, opinionist dhe Qashif Bakiu, politikolog. Shihemi sonte në #ClickPlus në 21h30

Lexo më Shumë

Ish përfaqësuesi i BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë Karl Bilt velrëson se luftërat në Ballkan sikurse ato para 27 vite nuk mund të përsëriten. Megjithatë në një tekst autorial për “Project Syndicate” ka konstatuar se situata sot është ndryshe, ai është i shqetësuar që ky rajon “ngadalë por sigurt po bëhet edhe më i konfliktshëm”, ndërsa kësaj radhe, siç thotë ai “shkëndija mund të paraqitet në Shkup”. Ai vlerëson se liderët evropian kanë përzgjedhje të qartë: Ose do të merren me problemet e atjeshëm ose do të presin që problemet në Ballkan të merren me ta. Për këtë shkak Bilt…

Lexo më Shumë

Nga kabineti i presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, nuk ka reagim zyrtar pas “selamit” që e çoi nënkryetari i BDI-së, Rafiz Aliti, deri te lideri i LSDM-së, se nëse Zaevi nuk mund të formojë qeverinë, atëherë le të heqë dorë dhe bajrakun do ta merr BDI-ja. Mirëpo jozyrtarisht, burime të afërta me kabinetin presidencial, kanë thënë se presidenti Gjorge Ivanov ndoshta mund t’ia japë mandatin BDI-së, sepse këtë subjekt e vlerëson shumë më të “matur” se LSDM-në e Zaevit, transmeton Gazeta Lajm. Ata shtojnë se Ivanov çmon kontributin e BDI-së për realizimin e shumë projekteve të rëndësishme për maqedonasit, por…

Lexo më Shumë

Analisti Visar Ademi sonte në Click Plus në Tv21 u shpreh se Unioni evropian nuk po reagon si do të duhej. “Evropa apo diplomacia evropiane, nuk është ajo diplomacia Shumanit, baballarët e kësaj Evropa të cilët bazohjen  në principet e tregëtisë së mallrave të shërbimebe të kapitalit të njerëzve” u shpreh Ademi. Visar Ademi deklaron që ne si shtet kemi dhënë prova që sdim të kriojmë shoqëri demokratike. Mogerini tha që ka pjesë të partive që janë skajshmërisht të korruptuara, kjo tregon se s’kemi shoqëri funskionale. Roli i ndërkomëtarëve, dipolmacia evropiane nuk është ajo që duhet dhe ka qenë, diplomatët kanë…

Lexo më Shumë