Pakënaqësi të mëdha kanë lindur në radhët e Aleancës për Shqiptarët për shkak të heshtjes disa ditore të Ziadin Selës ndaj kandidimit të Talat Xhaferit për kryetarë Kuvendi. Pas publikimit të videos ku vetë Sela kishte akuzuar Xhaferin për ratifikimin e marrëveshjeve me Sërbinë me të cilat i lejohet policisë dhe shërbimit sekret serb të hyjnë në Maqedoni dhe të arrestojë lirshëm kënd të dëshirojë. Katër ditë pas deklaratës së Bujar Osmanit se Talat Xhaferi është kandidat i përbashkët i LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës, Sela as nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar një gjë të tillë. Në radhët…
Author: Semi
Deputeti i BDI-së Artan Grubi sonte në Click Plus në Tv21 duke folur për aktivitetet e fundit në Maqedoni tha se VMRO-ja është e gatëshme të qëndrojë 4 vjet në këtë tempo për të bllokuar kuvendin dhe formimin e qeverisë. Puna e VMRO-së në kuvend është në bazë të rregullores së kuvendin dhe të gjitha partitë politike e kanë bërë të njetën gjë. Deputeti i BDI-së Artan Grubi në emisionin e sontëm në Click plus në TV21 ka thënë se VMRO-DPMNE nuk po mund ta pranojë faktin se është opozitë. “VMRO-DPMNE sillet si një opozitë jokonstruktive dhe nuk mund të…
Lajkamobajl njofton opinionin publik se qytetarët e Maqedonisë prej sot edhe më shumë do të jetë në gjendje të gëzojnë përfitimet e Lajkamobajl, me çmime të reduktuara në mënyrë drastike të pakove mujore kombëtare deri në 60%. Kështu, pa detyrime, shfrytëzuesit mund të përdorin pako me biseda pa limit dhe mesazhe SMS drejt të gjitha rrjeteve dhe internet prej 8GB të pabesueshme për vetëm 384 denarë në muaj. Për më tepër, pakot e inetrnetit celular të Lajkamobajl fillojnë prej 59 denarë në muaj për 1GB deri në 249 denarë në muaj për 7GB. Përveç kësaj, me çdo rimbushje të…
Mbështetja që LSDM-ja i dha Talat Xhaferit për postin e kreut të Kuvendit ka revoltuar drejtuesit e lëvizjes Besa. Zeqirja Ibrahimi nga kjo parti thotë se askush nuk i ka dhënë të drejtë Zoran Zaevit të jetë bartës i gjitha proceseve sa i përket luftës kundër krimit. Edhepse thanë se kanë propozim për postin e kryetarit të Kuvendit, megjithatë nuk treguan emrin e kandidatit. “Qytetarët e thanë fjalën e tyre në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe unë e kam shumë herë se për shqiptarët e Maqedonisë sa më e dobët është BDI-ja aq më të fortë janë shqiptarët e Maqedonisë.…
Nëse i hedh një sy mediave sociale, e kupton që lajmi i Breitbart për vizitën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në SHBA, po dominon diskutimet. Në shkrim thuhet se Basha është takuar me kongresmenin republikan, Dana Rohrabacher. “Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Ballkan,” tha ish-fjalimshkruesi i Presidentit Ronald Reagan. “Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm”. Kongresmeni u shpreh se Shqipëria është në vijën e parë të luftës…
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Adnan Azizi ka theksuar se përkrahja e LSDM për Talat Xhaferin për kryeparlamentar dhe refuzimi i kandidatit të tyre është dëshmi e radhës se partitë maqedone nuk duan në qeveri shqiptarë pa hipotekë dhe të pakorruptuar. “Sepse nuk mund ti shantazhojne njerezit pa hipoteka,prandaj dje i deshironte VMROja sot i preferon LSDM-ja, e keni gratis prej nesh Talat Xhaferin por mbanja si te juajin mos na shitni si perfaqsues te shqiptareve,e dime se e keni me lehte me BDI-ne dhe Talatin i mjafton ti jepni nje skopsko qe te thote “me BDI munde te…
Sonte në emisionin Click Plus të televizionit 21 që fillon në ora 21:30, do mund të ndiqni debatin në mes Artan Grubi nga BDI, Zejdi Rexhepi nga Lëvizja Besa, Albert Musliu dhe Bashkim Bakiu. A kaloi shteti nga një status quo në tjetrin, apo, ka zgjidhje për zhbllokimin e kuvendit? Me rrjedhen aktuale në seancën konstituive, sa kohë do te duhet për ta zgjedh kryeparlamentarin e ri? Kanë apo jo plan C, shumica parlamentare!? https://www.youtube.com/watch?v=5Svwyu0pXqQ
Kuvendi i Maqedonisë akoma nuk ka zgjedhur kryetarin e përbërjes së re parlamentare, por koalicioni BDI-LSDM-Aleanca ka caktuar Talat Xhaferin si emër kandidat për postin e kryeparlamentarit. Opinioni shqiptar kundërshtoi ashpër këtë propozim për shkak të së kaluarës të afërt dhe të largët të Xhaferit, e cila lidhet jo vetëm me skandale korruptive e kriminale, por edhe me shërbim në JNA (Jugoslovenska Narodna Armija). Megjithatë, ajo e cila ka habitur edhe më shumë opinion publik, sidomos atë kritik, është fakti se Xhaferi mund të bëhet kryetar parlamenti me votat e Aleancës për Shqiptarët, e cila mori mandate deputetësh me fushatë…
Shoqata për Zhvillimin e Mediumeve Onlimit Media në bashkëpunim me Gazetën Lajm, mbështetur nga Civica, realizoi me sukses trajnim tre ditor për gazetarët e rinj dhe studentët e gazetarisë me temë “Mediumet digjitale – Promovimi i llogaridhënies dhe standardeve gjatë investigimit”. Trajnimi u realizua nga profesori Qashif Bakiu dhe gazetarët Isen Saliu e Xhenis Sulimani, me asistim të ekspertit për shkenca juridike, Ilir Zajazi. Temë e cila u imponua edhe nga ana e studentëve dhe gazetarëve që morën pjesë në trajnim, ishte se si të ruhet hapi me dinamikën e gazetarisë moderne digjitale, por njëkohësisht të respektohen parimet e kodit…
Negociatat për formimin e koalicionit qeveritar mes LSDM-së dhe BDI-së, sipas informatave të portalit tonë, kanë qenë të gjata dhe të mundimshme, por jo për çështjet shqiptare. Sipas informacioneve nga bisedimet, dy kushtet e BDI-së për ta përkrahur Qeverinë e LSDM-së nuk kanë të bëjnë me asnjë nga çështjet që janë të interesit etnik shqiptar, por vetëm me mbijetesën politike të BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti. Kushtet e Ahmetit për Zaevin kanë qenë që Lëvizja Besa të mos jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, si dhe kjo Qeveri LSDM-BDI ta luftojë Besën deri në shkatërrim! BDI-ja është kërcënuar…
Edhe ish deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti ka bërë gallatë me brekët prej 500 eurove, për të cilat u përhap muhabeti se i ka blerë një gazetare me emrin Ivona. Ja si është tallë Ermira:
Pas kryetarit të BDI-së, ALi Ahmeti së fundmi edhe ai i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka shkelur zotimet e tij se nuk lëviz asnjë shkronjë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Pas deklaratës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se nuk pranon rezolutën për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe se gjuha shqipe në denarë dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë janë antikushtetuese, Sela bashkë me Ahmetin kanë hequr dorë nga këto pika. Sela pas deklaratës së Zaevit ka haruar pikat e deklaratës së partive shqiptare dhe pa këto pika ka deklaruar zyrtarisht se hyn në Qeveri. “Vet fakti që ne kemi…